POLITIKE

BIRN: Më shumë në numër, por pa fjalë, studimi ekspozon pabarazinë gjinore në këshillat bashkiake

r.ll Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 20:37
BIRN: Më shumë në numër, por pa fjalë, studimi ekspozon
keshilli bashkiak i tiranes

TIRANË- Një studim mbi debatet në këshillat bashkiake të vendit i publikuar në Tiranë të enjten, zbuloi se barazia gjinore e siguruar përmes kuotave dhe detyrimit të partive politike për të prezantuar lista të mbyllura kandidatësh me përbërje të barabartë të kandidatëve  dhe kandidateve, duket se nuk është shoqëruar me një përmirësim në diskursin politik në këto këshilla, ku burrat vijojnë të dominojnë në masë dërrmuese dhe ku gratë, kur flasin, rrezikojnë 2.5 herë më shpesh se sa burrat që të ndërpriten.

Studimi me titull Kur numrat gënjejnë, me autore Marsela Dauti dhe Geldona Metaj, u realizua Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN).

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në prill të vitit 2015, kuota gjinore të barabarta në këshillet bashkiake, ndërsa vendi zbatoi një reformë administrative dhe territoriale, e cila gjerësisht u pa si një instrument që, ndërsa synonte rritjen e eficiencës në administrim, sillte dobësim të përfaqësimit politik dhe të demokracisë vendore. Reforma gjithashtu nuk i shpëtoi praktikave të ‘gerrimanderizimit' të hartës elektorale dhe krijimit të disa bashkive të vogla dhe jofunksionale si rrjedhojë e pazareve politike mes partive që përbënin aleancën qeverisëse në atë kohë.

Gjithsesi, manovrat politike mes partive në pushtet bënë që, ndonëse ligji parashikonte barazi gjinore, në praktikë në zgjedhjet e vitit 2015, në asnjë prej bashkive të vendit nuk pati përfaqësi të barabartë ndërsa në disa, gratë përbënin vetëm 10 apo 20% të këshilleve. Kjo ndodhi për shkak se të fortit e zonave garojnë nën emrin e partive të vogla, të cilat në mënyrë tipike fitojnë vetëm një mandat, të parin e listës, i cili është mashkull.

Situata u përmirësua në zgjedhjet pasuese falë rregullave shtesë, e megjithatë, edhe në zgjedhjet e vitit të kaluar, manovrat elektorale bënë që gratë të zinin 43% të këshillave dhe jo 50%.

Pabarazia duket akoma më e lartë në analizën e debateve të zhvilluara në këshillat bashkiake.

Gjatë periudhës gusht-dhjetor 2023, periudhë në të cilën përfshihet konstituimi i këshillave të reja bashkiake pas zgjedhjeve si dhe debatet mbi projektbuxhetin e secilës bashki që zhvillohet zakonisht në dhjetor, studiuesit dhe 11 kërkuesit analizuan 49 mbledhje, debatet e së cilave u transkriptuan.

Ata numëruan 8300 raste kur këshilltarët kanë marrë fjalën dhe zbuluan se hendeku gjinor në marrjen e fjalës është i lartë.

“Burrat e morën fjalën 6,169 herë (74.33%) dhe gratë e morën fjalën 2,131 herë (25.67%)”, shënohet në studim.

“Burrat dominojnë diskutimet në të gjitha këshillat e marrë në studim. Dominimi i burrave në diskutime ndihet veçanërisht në këshillin bashkiak të Korçës (81.05%), Malësisë së Madhe (84.80%), Pukës (80.97%), dhe Sarandës (85.53%). Figura 3 paraqet numrin e herëve që këshilltarët kanë marrë fjalën—të ndarë sipas gjinisë—në secilin këshill bashkiak,” thuhet më tej në studim.

Gratë këshilltare përballen shumë më shpesh se sa burrat me ndërprerjen e fjalës, edhe pse flasin më rrallë.

“Ndërprerja e fjalës mund të vinte nga Kryetari i këshillit, këshilltarë të tjerë, apo administrata e Bashkisë. Grupi i punës evidentoi 977 raste të ndërprerjes së fjalës (11.77%),” theksohet në studim.

“Grave ju ndërpre fjala 453 herë nga 2,131 herë që e morën fjalën (21.26%); ndërkohë, burrave ju ndërpre fjala 524 herë nga 6,169 herë që e morën fjalën (8.49%). Me fjalë të tjera, grave u ndërpritet fjala rreth 2.5 herë më shpesh se burrave.”

Këshillat bashkiake në Shqipëri zgjidhen nga listat e mbyllura të partive politike. Qytetarët votojnë për një parti të caktuar, e cila nga ana e vet, përcakton kandidatët për këshilltarë. Besohet gjerësisht se mungesa e demokracisë së brendshme në partitë politike, pamundësia e qytetarëve për të zgjedhur se cilët prej kandidatëve duan të dërgojnë në këshill apo dominimi i diskursit publik nga krerët e partive kombëtare edhe në rastet e zgjedhjeve për pushtetin vendor, i ka bërë këshillat bashkiake institucione të dobëta, të paafta për të mbajtur llogaridhënës kryetarin apo kryetaren e bashkisë apo stafin e bashkisë. Kjo bën që këshilltarët bashkiakë të kenë pak fuqi reale për të ndikuar politikëbërjen në nivel vendor.

Studimi rendit një numër rastesh të cilësuara nga studiuesit si “praktika autokratike” në të cilat, mbledhjet e këshillave bashkiake u dominuan nga kryetari, këshilltarëve nuk iu dha përgjigje për pyetjet e ngritura apo, në një rast, një kryetare bashkie kritikonte këshilltarët se pse ata bënin pyetje.

“Gjatë analizimit të mbledhjeve vëzhguam praktika që na shqetësuan së tepërmi. Konkretisht, këshilltarët e partisë në pushtet iu kërkonin këshilltarëve të opozitës të mos ngrinin pyetje në këshill, por t'i kërkonin përgjigjet vetë në zyrat e Bashkisë; sulmuan një organizatë jo-qeveritare për të dëmtuar reputacionin dhe besueshmërinë e organizatës tek publiku; si dhe iu kundërpërgjigjën kritikave ndaj Bashkisë me falenderime drejtuar Kryetarëve të Bashkisë apo qeverisë qendrore,” thuhet në raport

Raporti vëren gjithashtu se, megjithëse mjetet ekzistojnë që këshillat bashkiake të bëjnë transmetim në internet, administratat e disa bashkive dukshëm kontrolluan transmetimet për llogari të kryetarit.

Intervistat e thelluara me gratë anëtare të këshillave vunë në dukje faktin se pozita e tyre brenda partive përkatëse është shumë më e dobët se sa ajo e burrave dhe se ato nuk ndjehen të sigurta se do të rikandidohen. Ato raportuan gjithashtu edhe për sjellje mizogjene nga burrat dhe komente të llojit “u bëre ti” apo “ju nuk dini gjë” apo te fakti se propozimet e tyre apo kërkesat e tyre për informacion thjeshtë injorohen si të parëndësishme.

Barazia gjinore në vendimmarrje është një çështje e debatuar gjerësisht në të gjithë botën ndërsa barazia numerike është shpesh më e lehtë të realizohet në vendet ku pushteti është i përqendruar në duar të caktuara dhe ku parlamentet apo këshillat kanë rol figurativ.

Aktualisht në Shqipëri, më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit të Ministrave janë gra dhe afërsisht një në çdo tre deputetë është grua gjithashtu. Edhe shumë vende me kredenciale të pakta demokratike, si Arabia Saudite, Koreja e Veriut apo Ruanda kanë përfaqësi të lartë të grave nëpër këshille apo parlamente, por kjo dukshëm tregon të kundërtën e asaj që shtiret.

“Liderët autokratë përdorin rritjen numerike të grave në politikë që të përmirësojnë reputacionin në arenën ndërkombëtare, të legjitimojnë pushtetin në sytë e publikut dhe të organizatave të shoqërisë civile, apo të zhvendosin vëmendjen nga krizat politike apo ekonomike—strategji këto që i ndihmojnë të qëndrojnë më gjatë në pushtet,” vërejnë studiueset në raport, duke iu referuar studimeve të shumta ndërkombëtare mbi keqpërdorimin e grave për të maskuar mungesën e demokracisë.

“…reformat e barazisë gjinore transformohen në një instrument manipulues që edhe pse duket sikur nxisin qeverisjen e mirë, në realitet e dobësojnë atë,” nënvijëzon studimi./Reporter.al

pabarazia gjinore ne keshillat bashkiake birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan