POLITIKE

“Bllokuat heqjen e imunitetit të zv/kryeministres”- Tabaku akuza Peleshit: Nuk po bëni transparencë për negociatat

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 10:52

“Bllokuat heqjen e imunitetit të zv/kryeministres”- Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku hodhi akuza nga salla e Parlamentit ditën e sotme (16 prill) ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe qeverisë, që mbajnë në errësirë shqiptarët mbi procesin e negociatave dhe integrimit në Bruksel.

Ajo denoncoi mungesën e transparencës mbi pozicionet negociuese në Bruksel dhe ecurinë e procesit, për të mësuar të gjithë qytetarët se kush është shkaku i bllokimit apo pengimit të integrimit në BE.

“Gjatë seancës së shkuar në Parlament patëm debat të gjatë për integrimin dhe që opozita është lënë jashtë procesit, e rëndësishme jo vetëm për opozitën por edhe shqiptarët. Besoja se qeveria do reflektonte dhe do sillte në parlament informacionin, në Serbi bëhet shpesh, procesi është transparent, por kjo këtu nuk ndodh. Shqiptarët nuk kanë informacion për detyrimet ndërmjetëse, ecurinë e procesit, periudhën kohore, absolutisht asnjë deputet i opozitës nuk është përfshirë në këtë proces”, tha Tabaku.

Më tej ajo i kërkoi peleshit që në Parlament të jepeshin informacione shpjeguese se çfarë ndodhte në Bruksel, pasi opozita ishte lënë jashtë procesit.

“Kërkoj nga ju zoti kryeparlamentar që të ndiqnin procedurën dhe të njoftoni opozitën për gjithçka, kemi kërkuar në vijim pozicionet negociuese, ky proces nuk është teknik ku bëhen prezantime power point-i, ky proces është politik qytetarët duan ta dinë çfarë po negociohet në Bruksel, a ka pengesa atje, cilat detyrime nuk janë kryer nga qeveria, detyrimet dhe si po ecën ky proces”, tha ligjvënësja demokrate.

Më tej ajo akuzoi mazhorancën se ka bllokuar integrimin dhe një nga shkaqet ishte mosheqja e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

“Duhet ta dinë nëse projekti për portet e jahtet është pengesë për kapitujt e prokurimit publik, nëse bllokimi dhe mosvotimi i imunitetit të zv/kryeministres është bërë problematik ka qenë objekt diskutimi atje apo jo, këtë shqiptarët duhet ta dinë, ne duhet ta dimë. Ka qenë objektivi strategjik i Shqipërisë, nuk mund ta kaloni pa informacion. Përsëris kërkesën e opozitës për transparencë dhe informacion. Duhet patjetër gjithpërfshirje dhe këto tema t’i kemi në Parlament”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?