POLITIKE

Blushi: Protesta tronditi narkoshtetin, kërkojmë Qeveri Teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Janar 2026, 14:26

Blushi: Protesta tronditi narkoshtetin, kërkojmë Qeveri Teknike dhe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas protestës së fundit, duke e cilësuar atë si një revoltë popullore kundër asaj që ai e quan “narkoshteti i Ramës” dhe duke kërkuar lirimin e protestuesve, ndëshkimin e përgjegjësve për dhunën dhe krijimin e një Qeverie Teknike me zgjedhje të parakohshme.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi

Falenderim dhe mirënjohjen më të përzemërt për mijëra qytetarë të lirë, të ndershëm dhe patriotë, të cilët dje me guxim, kurajë dhe vendosmëri shprehën revoltën e zemëratën e tyre dhe tronditën nga themelet Narkoshtetin e Ramaduros, duke rikthyer fuqishëm shpresën për Liri, Demokraci, Shtet Ligjor dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Protesta madhështore dhe paqësore e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dëshmoi se shumica e popullit qëndron më e vendosur se kurrë përballë një pakice narko-mafioze, që u ka vjedhur jo vetëm pasuritë dhe shtetin, por edhe të ardhmen.

Me një ndjenjë të lartë patriotizmi dhe përgjegjësie qytetare, mijëra shqiptarë i treguan Edi Ramës dhe gjithë çetës së tij kleptokrate dhe mafioze se vendi i tyre është në burg dhe jo në zyrat e shtetit, duke shprehur qartë vullnetin se e vetmja zgjidhje urgjente politike dhe e domosdoshme është krijimi sa më parë i Qeverisë Teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

Protesta, ishte edhe një leksion demokracie, për të mbrojtur me çdo çmim dhe sakrificë lirinë, dinjitetin dhe Atdheun e tyre nga Organizata Kriminale që ka marrë peng institucionet dhe që ka dorëzuar pronat, kadastrën, komisariatet, sigurinë kombëtare dhe çdo zyrë shteti në duart e Ergys Agasit, karteleve të drogës dhe mafias vendase e ndërkombëtare.

Terrori dhe dhuna e egër e pashembullt e narkopolicëve, rrëmbimet mafioze dhe arrestimet kriminale të qytetarëve paqësorë dhe të miturve, helmimi me lëndë toksike i popullit e sidomos i gazetarëve, me gaz të skaduar prej 3 vitesh, provuan panikun e thellë dhe të tmerrshëm ku është zhytyr Edi Rama, i cili bashkë me familjen u arratis dje nga Tirana për t’u trimëruar sot, por i pashpresë, me statuse në rrjetet sociale.

Partia e Lirisë dhe opozita paralajmëron Narkodrejtorin dhe çirakun e Ergys Agasit, Ilir Prodën, të gjithë Narkokomisarët dhe Narkopolicët, shërbëtorë të bindur të krimit, se do të mbajnë përgjegjësi personale për dhunën e egër të ushtruar dje ndaj protestuesve.

Narkopolicisë që i ikin me vrap nga burgjet killerat seriale, që nën hundën e të cilëve kryhen atentate mafioze edhe pranë institucioneve të sigurisë kombëtare, por që trimërohet para qytetarëve të thjeshtë e të pambrojtur, meriton të mbajë të gjithë zemërimin e ligjshëm të popullit më të varfër dhe më të shtypur të kontinentit.

Shumë shpejt, të gjithë narkokomisarët e narkopolicët do të japin llogari derimë një dhe një për një, për terrorin kriminal, në veçanti për aktet e dënueshme ligjërisht të dhunës ndaj të miturve, qytetarëve që nuk kishin lidhje me protestën, si edhe ndaj deputetëve, që në mënyrë të papranueshme për një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, u agresuan edhe brenda ambienteve të komisariateve.Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve dhe qytetarëve, të cilët sot janë në komisaritetet dhe burgjet e regjimit, ku prej kohësh duhej të ishin Edi Rama, Belinda Balluku, Ergys Agasi, Mirlinda Karçanaj dhe gjithë aradha e hajdutëve, kriminelëve dhe banditëve të Narkoshtetit, përgjegjës për aferat e përbindshme korruptive dhe mafioze.

Edi Rama dhe Ilir Proda, personalisht janë përgjegjës për dhunën dhe i paralajmërojmë se nuk do të amnistohen kurrë dhe se do të marrin të gjithë shpagimin e merituar për gjakun, dhunën dhe helmimin që shkaktuan dje.

U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, të reagojnë fuqishëm për dënimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë, por edhe të gazetarëve, që u agresuan, u dhunuan barbarisht dhe u helmuan me lëndë kimike.

Revolta dhe zemërata popullore tani ka hyrë në një stad të ri dhe do të përshkallëzohet në të gjitha format, me protesta më të fuqishme dhe më madhështore, deri në shkërmoqjen përfundimtare, nën këmbët e sovranit, të këtij regjimi të kalbur narko-mafioz, që nuk meriton asnjë minutë më shumë të qëndrojë në pushtetin e siguruar nga zgjedhjet e vjedhura.

Misioni ynë kombëtar, a vdekje a liri, nuk do të ndalet deri në triumfin përfundimtar të lirisë, të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?