Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...

TIRANË- SYRI TV ka siguruar letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës, e cila kërkon informacione nga Prokuroria e Romës rreth dyshimeve për bashkëpunimin ndërmjet bosëve të inceneratorëve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe biznesmenit Ilir Dedja me organizatën mafioze Ndragheta. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka marrë shtysë nga një hetim i prokurorisë së Padovas për të njëjtën çështje, dhe ngre dyshime serioze për përfshirjen e Ndragheta-s jo vetëm në pastrimin e parave në aktivitete të jashtëligjshme në Shqipëri, por edhe direkt në mega-aferën e inceneratorit të Tiranës
Në letër kërkohet informacion për disa shtetas, mes tyre Ilir Dedja, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Edvin Zeqja. Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal me numër 1206 në vitin 2020 me dyshimin e bashkëpunimit përmes pastrimit të produktit të veprës penalë për llogari të organizatës mafioze Ndragheta.
Indiciet e këtij hetimi kanë nisur fillimisht nga një hetim e karabinierisë së Padovas në Italisë, pikërisht për dyshimet e bashkëpunimit kriminal mes kompanive të hapura në Shqipëri dhe organizatës kriminale Ndragheta. Letërporosia e Prokurorisë së Tiranës rezulton se është dërguar në datën 14 shkurt të vitit 2023, tre vite pas regjistrimit të procedimit penal.
Po ku qëndron lidhja e bosëve të inceneratorëve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja me shtetasin Ilir Dejda? Sipas letërporosisë së Prokurorisë së Tiranës, e gjithë zanafilla ka të bëjë me kompaninë C.G.C. shpk, të krijuar në tetor të vitit 2013, me administrator Mirel Mërtirin, aksioner Ilir Dedja me 30% dhe 70% kompaninë Integrated Technology Service në pronësi të shtetasit Klodian Zoto. Në vitin 2018, Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, i ka shitur aksionet te Ilir Dedja, i cili në vitin 2019 ka rishitur 70% të aksioneve kompanisë Intergrated Technology Service në pronësi të Klodian Zotos.
Po sipas kësaj letërporosie, qendra operacionale e EUROPOL informon se autoritetet italiane në datën 9 mars 2017, i kanë sekuestruar Klodian Zotos një shumë prej 22 mijë 560 euro.
Po a ka vazhduar bashkëpunimi mes Ilir Dedja dhe Mirel Mërtirit edhe pas shitje-blerjes së aksioneve në kompaninë C.G.C?
Sipas investigimit të SYRI TV, rezulton se shtetasi Ilir Dedja është pronar i kompanisë 3DDD Swiss Trading me qendër në Lugano. Kjo kompani rezulton të ketë marrë nga korriku i vitit 2019 deri në shkurt të vitit 2021, 490 mijë euro pagesa për shërbime të paqarta nga kompania e inceneratorit të Tiranës Integrated Energy BV SPV Shpk, siç tregohet në këtë dokument të siguruar ekskluzivisht nga SYRI TV.
Prokuroria e Tiranës në letërporosinë e saj drejtuar Prokurorisë së Romës nën dyshimet e bashkëpunimit të kompanisë së Ilir Dedjas, por edhe sa i takon rolit të shtetasve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kërkon të dijë:
1. Evidentin e aseteve të regjistruar në emër të këtyre shtetasve.
2. Transaksionet ekonomike të regjistruara në emër të këtyre individëve dhe personave juridikë.
3. Evidentimi i periudhave të qëndrimit të këtyre shtetasve në territorin italian.
4. Evidentimi i shumave të tjera të parave të sekuestruara nga autoritetet italiane për këta shtetas.
5. Të evidentohen vlerat e parave që këta shtetas mund të kenë depozituar në bankat në territorin italian.
6. Evidentimin e të dhënave kriminale për këta individë në territorin italian.
Kjo letërporosi tregon qartë se Ilir Dedja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë nën hetim për bashkëpunim me grupin mafioz Ndragheta, çka ngre dyshime edhe përfshirjen e mafias italiane edhe në skemën e pastrimit të parave përmes aferës së inceneratorëve.
SYRI TV tregon me fakte lidhjen e qartë të pagesave që janë bërë nga kompania e famshme e inceneratorëve me Ilir Dedjan, i cili po hetohet nga dy prokuroritë, ajo e Padovas në Itali dhe e Tiranës për pastrim të parave për llogari të grupit mafioz Ndragheta. Njëkohësisht këto transaksione janë pjesë e dyshimeve të denoncuara prej vitesh nga opozita për pastrimin e parave që ortakët e inceneratorëve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë bërë me kompanitë e lidhura dhe që përmes kësaj skemë kanë zhdukur dhjetëra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për një shërbim që ata nuk e kanë marrë ende deri më sot.
Do të mjaftonte ky denoncim që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion të kërkonte transferimin e menjëhershëm të kësaj dosje nga Prokuroria e Tiranës për ta bashkëngjituar atë me hetimin paralel për megaskandalin e inceneratorëve. I takon SPAK, që të hetojë akoma më tej edhe rolin kontrollues të Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj dhe Ministria e Energjisë së drejtuar nga Belinda Ballukut, institucione të cilat kanë detyrë funksionale të kontrollojnë se ku shkojnë paratë e taksapaguesve të Tiranës./Marre nga Syri.net
Në vitet e para pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, në Tiranë kishte një legatë të Shteteve të B...
KQZ ka urdhëruar sot heqjen e posterave pa shënimin politikë në të gjithë vendin pasi nuk kanë plotësuar kërkesat...
Përfaqësues të bizneseve eksportuese dhe prodhuese zhvilluan sot takim me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për ef...
TIRANE- Pasi e zhduku nga posterat e fushatës, kryeministri Edi Rama u përplas disa herë publikisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Vel...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se betejën për zgjedhjet e 14 majit e ka me arritjet dhe jo me kundërshtarët. I ftuar sot n&...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama shkon në Shkodër dhe përpiqet të manipulojë qytetar&e...
Ish lojtari kombëtares shqiptare dhe i Besës së Kavajës, Andi Lila, ka dalë në mbështetje të Erion Veliajt në Kav...
Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, pak ditë më parë u shfaq krah kryebashkiakut Erion Veliaj, duke treguar hapur mbë...
SHBA- Charles McGonigal, zyrtari i lartë i FBI-së, i akuzuar tani për shkeljen e sanksioneve dhe ligjeve të pastrimit të parave, &eum...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Sy...