POLITIKE

Bushkolaj: Kokaina, call center-at dhe korrupsioni po varfërojnë qytetarët, ka arsye të forta për protestë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 18:56
Bushkolaj: Kokaina, call center-at dhe korrupsioni po varfërojnë

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se goditja e një grupi kriminal dhe sekuestrimi i rreth 7.5 tonëve kokainë nxjerr në pah, sipas tij, përmasat e pastrimit të parave në Shqipëri, të lidhura me trafikun e drogës, mashtrimet përmes call center-ave dhe korrupsionin.

Ai theksoi se këto para të paligjshme ndërthuren me ekonominë formale dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke sjellë rritje të çmimeve dhe vështirësi ekonomike.

Bushkolaj vlerësoi se kjo situatë ka krijuar një realitet të deformuar ekonomik dhe institucional në vend. Ai tha se qytetarët kanë arsye të forta për të reaguar dhe për të protestuar ndaj kësaj gjendjeje.

Pjesë  nga dekarata:

Të mos flasim pastaj për hidrantët apo për kushtet e tjera teknike, pasi është një debat krejt tjetër, por jemi përballë faktit kur të paktën 35 familje, që kanë paguar një çmim mjaft të shtrenjtë për pronën e tyre, sot janë në qiell të hapur. Alternativa që u ofroi shteti për strehim fillimisht ishin kushërinjtë dhe dajat, ndërsa tani kemi kaluar te bonusi i qirasë. Por cila është masa e bonusit të qirasë që jep bashkia apo Ministria e Brendshme, varet kush do ta japë dhe cilat janë qiratë në Tiranë; ky është një debat krejt tjetër.

Do të kalojmë pak te ato që janë realisht lajme që ekspozojnë anatominë e asaj se çfarë ndodh në Shqipëri. Kemi goditjen e një grupi kriminal. Pra, vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama kërcënoi SPAK-un dhe sfidoi Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se nuk ka pastrim parash në ekonominë shqiptare, u godit një grup kriminal që ishte nën hetim prej dy vitesh dhe që rezulton se ka trafikuar rreth 7.5 ton kokainë.

Nuk dimë se sa ka kaluar apo sa nuk ka kaluar, por ndërkohë kompanitë e lidhura me këtë grup kanë marrë rreth 70 milionë euro tendera nga taksat tona, duke ndërtuar shkolla e çerdhe. Çfarë ndodh? Kemi një miksim të ekonomisë së pistë me ekonominë publike, pra me taksat e qytetarëve. Nuk dihet ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra, dhe këtu është vetëm një arkitekt: kryeministri i vendit, Edi Rama.

Unë gjykoj se jemi në kushte kur sipërmarrësit në vend janë të kërcënuar përballë detyrimit për të pastruar para të pista. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për paratë e drogës, sepse këtu i janë veshur të gjitha paratë e drogës. Paratë e drogës kanë ekzistuar gjithmonë, por tani është gjetur një mekanizëm për t’i futur në ekonomi dhe në buxhetin e shtetit.

Doli edhe çështja e call center-ave. Kemi goditjen e një grupi që kishte zhvatur rreth 30 milionë euro vetëm në një periudhë të shkurtër kohore qytetarëve gjermanë dhe austriakë, ku autoritetet austriake u detyruan të vijnë në Shqipëri dhe të kryejnë një aksion me Policinë e Shtetit, të njoftuar vetëm në sekondat e fundit. Megjithatë, pavarësisht njoftimit, sërish pati dekonspirim.

Pra, ne këtu jemi marrë gjithmonë me paratë e drogës, italianët, spanjollët e të tjerë. Paratë e pista në këtë vend janë një kombinim mes parave të call center-ave, që gjenerojnë miliona euro, me paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit. Të gjitha përzihen në këtë ekonomi ku shumë sipërmarrës, pothuajse çdo biznes, është i ekspozuar ndaj pastrimit të parave.

Të duket e çuditshme se si paratë e vjedhura në rrugë, në fund të ditës ndikojnë edhe te ushqimi në tryezë. Pse? Sepse Banka e Shqipërisë, për të dhënë fasadën e një vendi normal, bën blerje eurosh çdo ditë, gjë që sjell rritje të inflacionit dhe më pas rritje të çmimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt çdo familje shqiptare.

Pra, çdo familje sot paguan më shumë për ushqimin, për strehimin, për shkollimin e fëmijëve. Dhe i vetmi përfitues në këtë histori është qeveria shqiptare, për shkak të 20%-shit që mbush arkën e shtetit.

Por çfarë ndodh? Duke mbetur te call center-at, nuk duhet të harrojmë se vetëm para dy apo tre javësh emisioni italian “Le Iene” i bëri një apel kryeministrit të vendit, duke thënë se ka indicie të forta që pas kësaj historie fshihet vëllai i tij. Kjo lidhet edhe me emrin e Amant Josifit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Një person që konsiderohet si një nga figurat kyçe në këtë skemë, ku truri i call center-ave ka qenë kryesisht izraelit, i zhvendosur më herët nga Gjeorgjia apo Ukraina. Me shpërthimin e luftës në Ukrainë, pati zhvendosje të tyre edhe në Shqipëri për shkak të lehtësirave ekzistuese.

Pra, është një biznes që korrupton institucionet ligjzbatuese. Dhe jo rastësisht, çdo operacion ndërkombëtar kundër call center-ave ka dështuar në masën 90%. Operacionet kundër trafikut të drogës kanë qenë më të suksesshme, edhe pse krerët nuk janë kapur gjithmonë.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se garancia është shumë e madhe, pasi këto call center-a nuk operojnë në periferi, por në qendër të Tiranës. Madje kemi edhe një bankë elektronike që, me sa duket, është pjesë e këtij mekanizmi.

Paralelisht me këtë, kemi edhe rritjen e çmimit të naftës. Në Shqipëri, bordi që vendos çmimin e naftës mblidhet më vështirë sesa bordet që përcaktojnë çmimet në nivel global. Është një paradoks i madh, por efektet ndihen drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në vështirësimin e jetesës së familjeve shqiptare.

Duhet të kemi parasysh se po flasim për ato familje që kanë mbetur, pasi, përtej shifrave, kompanitë e huaja që vijnë për të investuar në Shqipëri përllogaritin se në vend nuk ka më shumë se 1.7 milion banorë.

Kur vijnë për të investuar, ata kanë informacion të saktë për tregun dhe numrin e popullsisë. Ndërkohë, shifrat e INSTAT-it janë të pabesueshme edhe për shkak të kohës së gjatë që iu desh për të publikuar censusin.

Paralelisht, këtë javë patëm edhe një samit të diasporës. Paradoksi është se në 12-13 vite qeverisje kemi bërë katër samite të diasporës, ndërsa me Aleksandër Vuçiçin kemi bërë tetë samite në tre vite.

Nga këto samite u prodhua “Open Balkan”, i cili sipas tyre fundosi ekonominë e fermerëve shqiptarë dhe fuqizoi atë serbe, duke dobësuar edhe rolin e Kosovës. Ndërsa samitet e diasporës nuk kanë prodhuar asgjë konkrete, përveç përmirësimit të databazave elektorale të partisë në pushtet.

Pra, këto janë zhvillimet nga e hëna deri të premten, në pesë ditë. Pyetja është: a kanë arsye qytetarët shqiptarë të protestojnë? Patjetër që po.

Ne jemi një media informative dhe jemi çdo ditë në terren pranë qytetarëve. Problemet ekonomike dhe sociale janë kryefjala e punës sonë. Çdo ditë raportojmë shqetësimet e qytetarëve, prandaj nuk numërojmë turistë, por halle.

Përballë kësaj panorame, ka shumë arsye që qytetarët të jenë në shesh. Në Shqipëri, vjedhja ndodh me vullnet politik, prandaj edhe kundërshtimi është politik.

Janë bërë protesta për çmimin e naftës, për çmimet e ushqimeve dhe për qiratë, por nuk kanë pasur pjesëmarrje. Jo sepse nuk ka shqetësim, por sepse nuk ka pasur besueshmëri apo profil për të thirrur qytetarët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan