Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

KOSOVË- Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për integrimin e mëtejshëm të Serbisë në Bashkimin Evropian, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, më 13 maj gjatë vizitës në Beograd.
"Topi tani është në pjesën tuaj të fushës dhe ju lutem mos humbim kohë, sepse e ardhmja nuk do të presë", tha Costa në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Costa shtoi se ai ka biseduar me Vuçiqin për reformat që Serbia duhet të ndërmarrë për të hapur kapitullin e ardhshëm në rrugën e integrimeve evropiane.
Gjatë më shumë se tre viteve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në bisedimet me Bashkimin Evropian, të cilat i ka nisur që nga viti 2014.
Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiqi ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.
"Por, në të tashmen, Serbia është plotësisht e angazhuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe e di se për këtë duhet të kemi një harmonizim të plotë në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër", tha Costa.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është i vetëdijshëm që shumë zyrtarë të BE-së nuk e mbështesin vizitën e tij të fundit në Moskë, por se shpreson që ata do të kenë mirëkuptim dhe se Beogradi do të mund të hapë një kapitull të ri në procesin integrues.
"E kuptoj plotësisht shqetësimet e tyre për shkak se nuk kemi vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, por Serbia ka qëndruar shumë parimore që nga fillimi i konfliktit. Ashtu siç mbështesim integritetin tonë territorial, ashtu mbështesim edhe integritetin territorial të vendeve të tjera, përfshirë Ukrainën", tha Vuçiq.
Ai shtoi se është i vetëdijshëm që atmosfera për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësim në BE "nuk është aq e mirë" për shkak të vizitës së tij në Moskë, por se Serbia do të përpiqet të bëjë gjithçka që është marrë vesh më parë.
Ai theksoi se BE është "partneri më i rëndësishëm" për Serbinë, me të cilin ka shkëmbimin më të madh tregtar.
Costa ndodhet në Beograd si pjesë e një vizite disa ditore në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas Beogradit, ai do të shkojë në Sarajevë dhe Podgoricë, ndërsa më 15 maj do të vizitojë Shkupin dhe Tiranën, ku më 16 maj do të mbahet Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane.
Costa tha para vizitës se nuk ka një datë të caktuar për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian, por vlerësoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë përpara vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se më 16 maj, ora 17:00, PD do të zhvillojë një protestë n&e...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tër&eum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku mbajti hapur qëndrimin e mo...
SHIJAK- Procesi i numërimit të 54 kutive të votimit në Bashkinë Shijak ka përfunduar tashmë. Sipas rezultateve të publ...
TIRANË- Procesi i numërimit të votave nga zarfet e Diasporës ka nisur dhe kanë dalë shifrat e para për qarkun e Durrës...
TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka garantuar kandidatët e listave të hapura se KQZ ka ka marrë të gjith...
TIRANË- Mungesa e një mjedisi të shëndetshëm mediatik për informim të larmishëm mbi ofertat zgjedhore për shqipta...
TIRANË- Kompania postare DHL i është përgjigjur KQZ-së pas kërkesës për të dhënë sqarime lidhur me disa...
TIRANA- Prononcimi i parë nga kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit prite...
TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ zhvilloi sot seancë ku u shqyrtua ankimimi i Partia Socialiste për shfuqizimin e ...