"Sa më shumë të na rrihni, aq më shumë do të vijmë", aktivistja me deklarata të forta para Kryeministrisë
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
Protesta e 31-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë është shoqëruar me deklarata të...
Një nga organizatorët e protestave qytetare, Arben Kola, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuve...
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të martën përfundimin e hetimeve për skemën e dyshuar kriminale të falsifikimit dhe tjet...
Policia e Shtetit ka saktësuar të dhënat mbi aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të marte në auto...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve para Kuvendit, ku u raportua...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pasdreken e kësaj të ma...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradë, pranë QTU-së, ku është përmbysur një autobus.Rreth...
Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi rezultojnë se janë pesë protestuesit e shoqëruar nga sh&e...
Vala e të nxehtit që ka shkaktuar 1300 viktima në mbarë Europën, ka vënë në pah nevojën urgjente që sistemet...
Pas 31 ditësh rezistencë të pandërprerë qytetare, qeveria duket se ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm dhe nën një panik të thellë. Në një intervistë për Syri Tv gazetari Bledian Koka u shpreh se ajo që nisi si një reagim popullor, tani ka marrë përmasat e një destabiliteti qeveritar, ku dhuna policore ndaj protestuesve në Kuvend, flet për një regjim në dekadencë totale.
Sipas tij, dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve nuk është më rastësore.
Përgjigjja disproporcionale e forcave të rendit ndaj atyre që protestojnë qoftë edhe me mjete simbolike si hedhja e vezëve – një akt i njohur proteste në çdo demokraci – sipas Kokës, tregon nervozizmin e lartë të mazhorancës aktuale, e cila ka humbur arsyen përballë presionit.
Koka: Sepse tregojnë që ajo që ndodhi në Zvërnec nuk ishte rastësore, pra nuk ishte një gabim siç u mundua që zoti Rama ta justifikojë gjatë gjithë këtyre kohëve. Atë ditë, atë ditë realisht edhe një muaj më parë kur persona të maskuar dhunonin qytetarët në sy të policisë së shtetit. Edhe sot është i njëjti qëllim domethënë. Pra në qoftë se para një muaji ata persona dhunonin dhe policia bënte sehir sepse aty po vidhej për llogari të Edi Ramës, sot jemi duke u dhunuar qytetarët kësaj here përmes forcave të policisë sepse sot kërkohet dorëheqja e Edi Ramës. Pra sot nuk ka asnjë... dhe ky mendoj që është lajm, thonjëza përtej dhunës, ky është lajmi i shfaqjes së një dekadence të regjimit. Pra regjimet kështu e shfaqin përdhunimin e tyre. Pra dhunë absurde sepse u hodhën ca kokrra vezë. Pra sot nuk ka pasur në asnjë moment po themi që kur jeta e ministrave apo deputetëve të vihej të rrezikohej. Dhe rasti konkret i kësaj që po them unë, se sigurisht që propaganda do luajë lojën tjetër, është rasti kur një nga deputetët e Partisë Socialiste, siç ishte zoti Tërmet Peçi, sepse ata janë urdhëruesit, ata janë zbatuesit e porosive dhe realisht sot ne kemi shpërfaqjen e një dhune monstruoze të rëndë për akte domethënë konkrete, por që janë akte të cilat e nxjerrin dhe e shpalosin dhe e shfazojnë po themi kështu regjimin përballë kërkesave normale.
Pra sot nuk kërkohet asgjë tjetër, sot kërkohet dorëheqja zotit Rama. Dhe sigurisht që zoti Rama sot, gjëja e fundit që mund t'i lejojë vetes është të japë dorëheqjen. Apo sepse sigurisht është në bazë të një pjese të vendimmarrjes së cilës ai do t'i duhet të japë përgjigjen, dhe sigurisht që qenia si kryeministër, pozicionimi i tij si kryeministër është e vetmja mundësi që ai të mbrohet dhe t'i shmanget kësaj përgjegjësie. Prandaj dita e sotme është një ditë e cila shënon një fazë të re të asaj që është rezistenca 31 ditore e qytetarëve shqiptarë në protestë, dhe që tregon realisht që kjo protestë, kjo qëndresë, ka kapur nervin e duhur të regjimit, e cila jo domosdoshmërisht duhet të shoqërohet me akte të dhunshme, por me qëndresë. Pra qëndresa e vazhdueshme, e pa ekuivoke, është e vetmja mënyrë që mund ta destabilizojë, dhe për mua e ka destabilizuar qeverinë. Dhe destabilizimi i qeverisë, pushimi i qeverisë së funksionuari në normalitetin e saj që është pa diskutim e keqja e Shqipërisë, është një tjetër arritje e 30 ditëve të fundit. Pra kemi 30 ditë që kryeministri i Shqipërisë nuk flet dot për asgjë tjetër, por gdhihet dhe ngryset se si e si t'i luftojë protestuesit, si e si t'i joshë, si e si t'i miklojë, si e si t'i bëjë presion, si e si të gjejë personat nga tek të cilët të kapet dhe ato t'i tjetërsojë.
Kështu që mendoj që e gjitha kjo ka prodhuar një ngjarje sepse e kam thënë shpesh dhe mendoj që protesta është një ngjarje që prodhon ngjarje çdo ditë. Kjo e sotmja është një ngjarje shumë e rëndësishme, është një ngjarje e cila domethënë nxjerr në pah se sa frikë praktikisht ka qeveria nga protestuesit, dhe se si ajo që ndodhi po e them dhe njëherë, një muaj më parë nuk është rastësore, por është përmbledhje ose shpërfaqje e asaj çfarë realisht ky regjimi i sotëm është. Sepse të dhunosh qytetarët pse hedhin vezë, kur dihet që kjo është protesta më minimale e një populli që është në protestë kundër qeverisë. Asnjë qeveri dhe asnjë polici e një vendi demokratik nuk reagon në këtë lloj shpërporpocionaliteti në raport me njerëzit. Ndërkohë e sotmja është pikërisht treguesi i një nervoziteti të madh që ndodh dhe që ekziston brenda radhëve të mazhorancës aktuale. E cila domethënë pasi duket që është lodhur dhe nuk ka arritur ta fitojë betejën me algoritmin, me blerjen e agjentëve, ndoshta dhe me joshjen e të tjerë, sot ka kaluar te përgjimet. Sot për shembull pak minuta më parë kryeministri Rama ka publikuar sepse këtu ka një seri grupesh ËhatsApp-i të cilat komunikojnë dhe në njëfarë mënyre punojnë që protesta e qytetarëve të ketë sukses. Sot mesa duket ka futur dhe agjentët e vet për të përgjuar, por në thelb e gjithë ajo që ka parë është aty që ka zbuluar nga këto grupet e WhatsApp-it. Ka zbuluar që në këto grupe WhatsApp-i po flitet për dorëheqjen e Edi Ramës.
Dhe zoti Rama e nxjerr këtë si një zbulim të madh ndërkohë që këtë gjë asnjë prej tyre që janë shprehur prej 30 ditësh tashmë të protestës së sotme, nuk e ka fshehur në asnjë moment. Dhe kjo është kërkesa kryesore. Pra zoti Rama sot shqetësohet bashkë me ata që i shkojnë nga mbrapa sepse protestuesit kanë hequr dorë nga kërkesat e mëparshme për ndryshimet e ligjeve dhe janë fokusuar vetëm tek dorëheqja. Dhe bën sikur nuk e kupton elefantin në dhomë që në fakt dorëheqja jep përgjigje edhe kërkesave të tjera. Pra kërkesa kryesore është dorëheqja sepse me dorëheqjen e tij patjetër po do të duhet të anulohen të gjitha ligjet që sot e kësaj dite veprojnë dhe siç e tregon edhe ajo që ishte Albanian Files, që përmes këtyre ligjeve është vepruar për akaparimin e atyre që ishin zonat e mbrojtura. Përdor idiotë të dobishëm si deputetë të PS-së të cilët bëjnë propozime për reduktimin e ligjit të zonave të mbrojtura që as nuk e kanë idenë se ku fillon dhe ku mbaron zona e mbrojtur apo se çfarë ligji janë duke propozuar. Pra përdor idiotë të dobishëm, gllabëron Shqipërinë dhe pastaj kur gjuan populli me vezë ti i nxjerr policinë dhe e dhunon. Pra ky është ekuacioni shumë i thjeshtë që tregon dhe konfirmon se a kemi të bëjmë me një qeveri demokratike siç pretendon ajo që është, apo me një regjim siç ne kemi kohë që e themi. Mendoj që pikërisht ky konfirmimi i regjimit që është duke rënë, dhe ky është lajmi shumë i rëndësishëm i ditës së sotme duhet thënë me të madhe, që është në dekadencë totale. Përkundrazi, mjaftojnë 31 ditë qëndresë për të kuptuar që regjimi sado i fortë të jetë, kur qytetarët kthehen dhe zgjohen, regjimi bie.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve para Kuvendit, ku u raportua...
Taulant Balla është kthyer në një nga figurat më të urryera të protestuesve. Për këtë arsye, ata kanë ...
Prej një muaji mijëra qytetarë shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dalin çdo ditë në protestë duke kërkua...
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur përpara Kuvendit, pas tensioneve të raportuara, gjatë protestës e cila po...
Pamjet që shihni tregojnë momentit kur një ministër i kabinetit qeveritar “Rama” del nga godina e Kuvendit, ndërsa pë...
Qytetarët kanë qëlluar me vezë në drejtim të Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare e cila ka nisur që prej or&eu...
Protesta që po mbahet prej 31 ditësh është bërë ‘mollë sherri’ në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlam...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar p&e...
Protestat që po mbahen prej 31 ditësh në Tiranë, kanë marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. E përd...
Deputetja Marjana Koçeku, pasi braktisi PS-në, është larguar dhe nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asoocimin. Lajmi u konfir...