POLITIKE

Dosja "Babale"/ "Proces gjyqësor pa kallëzim", Salianji nxjerr emrat: Denoncimet e mia për funksionarë të lartë gjithmonë janë provuar

r.ll Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 13:24
Dosja "Babale"/ "Proces gjyqësor pa kallëzim",
ervin salianji

TIRANË- Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale".

Në gjyq Salianji ka deklaruar se ka bërë denoncime në lidhje me funksionarë të lartë dhe se të gjitha çështjet pasi janë çuar në gjykatë janë fituar. Ndër emrat e këtyre funksionarëve ai përmendi Arben Ndokë, Agron Carën, , Damian Gjiknurin, Erion Veliajn, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Pjerin Ndreu, etj.

Salianji ndër të tjera thotë se ky është një proces gjyqësor nga fillimi në fund pa kallëzim. Ai tha më tej se ky është një proces i montuar nga fillimi deri në fund për interesat e qarta të partisë në pushtet.

Fjala e Salianjit në Gjykatën e Apelit:

Geron Xhafa ishte i dënuar në Itali për drogë dhe ishte i lirë në Shqipëri dhe kishte vëllain ministër të Brendshëm. Ne nxorëm dokumentin dhe e denoncuam por nuk pati asnjë reagim

Në funksionin tim si deputet dhe sekretar kam bërë denoncime te ndryshme në lidhje me funksionarë te lartë, për Arben Ndoka, Agron Cara, Flamur Bibe, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Saimir Tahiri, Geron Xhafa, Artur Hushi, ervin Rroshi, vangjush Dako, Safet Gjici, Pjerin Ndreu dhe keshtu me radhë. Të gjitha keto ccështjet kanë qenë të denoncuara prej meje dhe të çuara në gjykatë. Të gjitha çështjet që kanë pasur ne çdo gjykatë janë fituar. Në vitin 2017 kemi nisur një denoncim për ish ministrin e Drejtësisë dhe deputetin e PS tanimë, që kishte favorizuar që vëllai i vetë me këto dy emra, i dënuar për trafik lendesh narkotike, i qenka dënuar reputacioni. Ne kemi nxjerrë dokumentin gjyqësor të gjykatës italiane ku kemi thënë ky njeri ka dënim.

Ka email-e qe vërtetojnë qe ne këtë audio përgjim e kemi patur në tetor 2017. Denoncimi është bere ne 4 maj 2018, në orën 11:00. Për tre dite me radhë pati heshtje nga ministri dhe vellai i vete dhe heshtje nga prokurorët. Zero reagim. Nëse një njeri preket ne mënyrë te padrejtë del dhe thotë nuk jam unë personi i denoncuar me zë. Se ajo është me zë. Ky zotëri denoncohet në oren 11:00, dhe pavarësisht dënimit të tij me burg, shkon me influencën e vellait të tij dhe vetedorëzohet. Prova qe është ngritur e gjithë kjo “farsë” është gje zëri i Agron apo Geron Xhafa ka ardhur me Usb, nga një avokat që tani mbron të gjithë ministrat e korruptuar. Ndërkohë kur ka qenë në prokurori, e ka ndihmuar qe t’i shmanget dënimit. Ka nje lidhje me shume se klient-avokat.

Albert Veliun dhe Alfred Alizotin unë nuk i kam njohur kurrë. Si e kam bërë unë një kallëzim te rremë , kur ata thonë që e kanë bërë vetë. Si ka mundësi që Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua, zero asnjë kontakt. Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së Fierit me sill paratë se jam me shefin këtu. Alizoti urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve. Drejtori i policisë Andon Marku i jep para këtij. Të gjithë këta prokurorët dhe gjyqtarët janë të gjithë te shkarkuar. Kulluri dhe Osmani u shkarkuan. Kol Hysenaj po ashtu.

Artan Gjermeni ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane si “zar” dhe “ushtar” i bandës se Lushnjës. Ky është trafikant droge dhe mbron trafikantët. Jam une ketu dhe nuk ka hetim për Fatmir Xhafën që e ka vëllain trafikant droge.

Unë dua ta rrëzoj qeverinë për ditë. Ca dmth kjo që unë jam kriminel? Si mund të gjendet një personazh që nuk e njeh njeri, se unë nuk e njoh Geron Xhafën. Si iu shkon imagjinata që ne si PD apo unë, e kam gjetur me zë të ngjashëm. Nuk kemi se si e gjejmë ne, për t’i krijuar atij dëmtim.

Gazetari thotë qe unë e kam bërë përgjimin në datë tetor 2017. Ja ku janë qelizat telefonike, kane qenë numrat e Jetmir Olldashit, Fredi Alizotit dhe Geron Xhafës në të njëjtën antenë telefonike. Si ka mundësi qe qelizat telefonike për të tre pulsojnë të lokali i Geron Xhafës. Dhe këte e kemi bërë me plan ne që ata duhet te shkojne aty? Si e bëjmë ne këtë. Unë në jetën time nuk e kam parë kurre Alizotin dhe Albert Veliun. Alfred Alizoti thote që Salianji na ka ofruar para dhe kemi takuar me të. Si Albert Veliu si Alfred Alizoti kanë qenë ose në Vlorë oee në Fier. Këta kane ardhur dhe me kanë marrë mua në telefon për te me dhënë mua stilolapsin, apo cffarë i ka thenë imagjinata. Cila është prova që më implikon mua? Që kam bërë denoncimin? Po do e bëj prapë dhe kur te dal nga këtu.

Unë e kam organizuar që të ndodhë kjo, thonë. Në datë 18, ka 7 mesazhe të këmbyera mes meje dhe gazetarit. 5 sms të derguara asnjë nga unë, por nga Olldashi dhe 2 të kthyera nga unë. Sms e parë, 18.10 ka qenë nga Olldashi. Olldashi ka bërë investigimin me Albert Veliun. Ka pasur kërkesë dhe deklarim nga ministri i brendshëm që ka thenë se ky është komplot shtetëror. E dini pse? Sepse ka patur operacion për ta arrestuar atë në vend. Sepse kanë qenë te informuara të gjitha institucionet. Është dekonspiruar procesi.

Si mund te jete një proces gjyqësor nga fillimi në fund pa kallëzim dhe pa patur une lidhje me këtë. Nuk ka prova që me lidh as drejtpërdrejtë as ne mënyrë të tërthortë. Nuk kanë kapur dot një fotografi me Alizotin me mua.

Prokuroria kërkon me pak se çfarë jep gjykata. Nqs ka bërë krim dhe nqs e kam bërë une, do përballem me të. Nuk besoj që ka njeri që vjen këtu dhe nuk thotë jam i pafajshëm. Po ku është krimi unë këtu? Ky është proces i montuar nga fillimi deri në fund për interesat e qarta të partisë në pushtet.

Ky është historiku i kësaj ngjarje, këto janë faktet. Nëse gjykatës do i duhet një dëshmitar për të dënuar një pushtetar, unë po them sot gjejmë 500 qytetarë që te kallëzojnë kryeministrin.

ervin salianji dosja babale gjykata e apelit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan