I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook' ka reaguar në lidhje me arrestimin e dy punonjës të drejtësisë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Në reagimin e tij Bardhi shkruan se SPAK ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut tek drejtësia: Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe.
Më tej ai shtoi se drejtësia selektive, që merr në mbrojtje disa prokurorë, në emër të vëllazërisë institucionale apo lidhjeve të forta politike, rrënon në mënyrë përfundimtare besimin e publikut tek SPAK. Ai ka zbardhur detaje të dosjes "Toyota Yaris" që sipas tij po mbahet sekret, ku thekson se janë të përfshirë ministri Taulant Balla, dy prokurorë të SPAK, prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti prokuror i Ermonela Felajt, komisionerja e Vettingut, ish gjyqtari Artan Gjermeni, etj.
Sipas tij filtrit të vettingut i kanë shpëtuar një dyzinë prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar. Bardhi shtoi se nuk i bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta. Sipas tij të paktën dy prokurorë të SPAK, mes tyre i preferuari i Edi Ramës, që përshkruhen si prokurori me tarifën më të ulët apo tjetri me tarifën më të lartë, të vazhdojnë të bëjnë sikur luftojnë të pashqetësuar “krimin dhe korrupsionin” në emër të Republikës.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Procedimi penal nr. 26, datë 07.02.2024 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut tek drejtësia: Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe.
Drejtësia selektive, që merr në mbrojtje disa prokurorë, në emër të vëllazërisë institucionale apo lidhjeve të forta politike, rrënon në mënyrë përfundimtare besimin e publikut tek SPAK. Personalisht jam i shokuar nga të dhënat e përfituara nga hetimi i deritanishëm i kësaj çështje, që provon edhe njëherë se filtrit të vettingut i kanë shpëtuar një dyzinë prokurorësh e gjyqtarësh të korruptuar. Është detyrë e SPAK dhe GJKKO, që pa fshehur të dhënat, me kurajo dhe një hetim të plotë e të gjithëanshëm, të përmbushin misionin për pastrimin e drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar.
Për fat të keq, të dhënat e deritanishme të hetimit të kësaj çështje, ngrenë dyshime të arsyeshme se po funksionon vëllazëria institucionale apo mbrojtja e prokurorëve me lidhje të forta politike.
Mekanizmi kriminal “bëj gati xhixhat” duhet të sjellë pasoja për të gjithë. Nuk bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta, ndërkohë që “përfituesi” prokuror, vetëm se është familjar i një deputetje të Edi Ramës, të vazhdojë të japë drejtësi në emër të Republikës i pa shqetësuar.
Nuk bën sens që dy punonjës të drejtësisë me të drejtë të jenë në burg sepse akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm përmes përfitimeve monetare të parregullta, ndërkohë që të paktën dy prokurorë të SPAK, mes tyre i preferuari i Edi Ramës, që përshkruhen si prokurori me tarifën më të ulët apo tjetri me tarifën më të lartë, të vazhdojnë të bëjnë sikur luftojnë të pashqetësuar “krimin dhe korrupsionin” në emër të Republikës.
Nuk bën sens që të urdhërohet mospublikimi i akteve dhe të kërcënohet media me burg, vetëm që të mbahet e fshehtë përfshirja në këtë çështje e takimit të politikanit “Tao” me prokurorin e çështjes së “Toyota Yaris”. Nuk bën po ashtu sens që një pjesë e të dhënave për këtë çështje të përgjimeve të SKY ECC të sjella nga autoritetet e huaja (Europol, Eurojust, autoritetet franceze të drejtësisë, apo autoritetet belge të drejtësisë), të mos përdoren për hetimin e plotë e të gjithëanshëm të kësaj çështje, duke menduar se do mbeten të fshehta dhe për to nuk do të flitet.
Nuk bën sens që një ish-gjyqtar i akuzuar përgjithësisht si i lidhur me Bandën e Lushnjes, të vazhdojë i pashqetësuar edhe pse qartësisht është “magjistari” që shqyrton çështjet ku ka efekt ndikimi i paligjshëm.
Nuk bën sens që komisionerja e vettingut që ishte mandatuar për të pastruar sistemin nga korrupsioni, të vazhdojnë të sillen sikur e ka përmbushur me integritet këtë mision, ndërkohë që përfshihet në afera vetë, në kaq pak të dhëna sa janë përfituar deri më tani nga kjo çështje.
SPAK është vënë edhe njëherë në një provë serioze nëse do sjell atë që presin qytetarët e ndershëm të këtij vendi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, apo do jetë selektiv dhe institucion me vija të kuqe. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Por ajo duhet të jetë serioze, e plotë, pa vija të kuqe dhe pa kursyer prokurorë, gjyqtarë, e politikanë, në emër të vëllazërisë institucionale, lidhjeve të forta politike apo statusit social “i pushtetshëm, bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës”!
Takimi BAKU- Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të drejtojë misionin e ODIHR për zgjedhjet e para...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësv...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve pos...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë pra mediave ku ka reaguar në ...
Pranvera Resulaj Në një demokraci të shëndetshme, gazetaria luan një nga rolet më të rëndësishëm në ...
klevis balliu TIRANË- Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij në protestën p...
tedi blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij në protest&e...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nxjerrë pamje të godinave që do të ndërtohen për strehimin e banor&eum...
adea pirdeni TIRANË- Punonjësit e administratës do të kenë mundësin të përcaktojnë vetë kur do të n...
arbjan mazniku TIRANË- Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në prezantimin e vendimeve të qeverisë tha se sot ësht&e...