Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Politologu Ermal Hasimja ka zbuluar më shumë detaje nga takimet e Partisë Demokratike në mbështetje të kandidatit të tyre Florian Binaj.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Vizion Plus, Hasimja tha se në mbledhjen e opozitës u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe ndarjen e punëve midis partive.
Politologu u shpreh optimist në bashkëpunimin e opozitës, teksa nënvizoi se pesë muaj më përpara askush s’do e besonte që forcat opozitare të ishin kaq të bashkuara.
INTERVISTA E PLOTË:
Deri më sot jemi mësuar të të prezantojmë si analist politik, por tanimë mund të themi veprimtar politik. Si e vlerëson takimin e sotëm?
Hasimja: Ishte një takim fillestar për të shprehur gatishmërinë, për të deklaruar dhe shpallur gatishmërinë e partive opozitare për të bashkëpunuar në këtë projekt të përbashkët që kanë në mbështetjen e Florian Binajt. Pra, ishte një hap i parë, ku secili praktikisht shpall atë mbështetjen e vet dhe nis puna koordinuese tani midis partive. Kështu e shikoj unë, të paktën, sepse gjithsesi edhe unë isha më shumë spektator aty, meqenëse nuk është se as nuk përfaqësoj ndonjë parti dhe as nuk jam subjekt politik vetë.
Duke marrë pjesë aktivisht në një aksion politik, sigurisht që beson në kauzën apo qëllimin e këtij aksioni. A beson, ose sa beson, se funksionon apo do të funksionojë bashkimi i opozitës?
Hasimja: Deri tani ka rezultuar që funksionon. Po të kthehemi në fakt nja katër, pesë muaj më përpara, askush nuk e mendonte që do të ishim në këtë lloj pike ku e gjithë opozita do të bashkohej praktikisht. Dhe unë mendoj që është një arritje e madhe kjo dhe është një arritje që u bë e mundur pikërisht falë kësaj ideje për një kandidat të pavarur që do të vinte jashtë partive politike. Kjo më duket shumë pozitive, për aq kohë sa të gjitha partitë e opozitës kanë të njëjtin qëllim dhe objektiva politikë.
Disa javë më parë, Partia Mundësia u paraqiti idenë e kandidatit Ermal Hasimja. Tani, kur kanë kaluar disa javë, çfarë mund të thuash duke reflektuar, përse nuk funksionoi ajo skemë politike?
Hasimja: Nuk është se nuk funksionoi. Mua më duket që funksionoi shumë mirë. Jo në raport me emrin tim, por me emrat që u paraqitën, domethënë Florian Binaj dhe tre emra të tjerë. Më duket që pati, se është dhe vështirë pasi të flas për diçka kur kam qenë i përfshirë dhe vetë, që duket si mendjemadhësi. Po, domethënë, pati reagime shumë pozitive për këtë lloj procesi. Pati reagime pozitive për emrat që u paraqitën, por mbi të gjitha për idenë që të gjitha Partitë e opozitës mund të bashkoheshin duke marrë, në fakt, mbështetjen jo thjesht të njëra-tjetrës në këtë projekt, në këtë garë, por duke i garantuar në një farë mënyre edhe elektoratit të lëkundur ose të zhgënjyer që edhe ata e kanë të ofruar përfaqësuesin e tyre në këtë lloj bashkëpunimi.
Ermal, tani si vëzhgues apo si analist politik, me këtë që ndodhi, me këtë pezullim të fushatës të datës në 9 nëntor për Tiranën. Kur beson, kur mendon se do të ketë zgjedhje për Tiranën?
Hasimja: Nuk e di, sepse janë versione të ndryshme. Tani është e vështirë të parashikohet, aq më tepër kur këtu edhe vendimet e drejtësisë paragjykohen. Unë nuk do çuditesha as sikur të kishim zgjedhje në fillim të nëntorit, as në mes të dhjetorit, as edhe pastaj në fund të janarit. Kështu që është komplet e paparashikueshme, fatkeqësisht. Do duhej që në një vend ku Kushtetuta respektohet, kur dhe institucionet e tjera respektojnë Kushtetutën, do duhej në fakt që gjërat të ishin plotësisht të parashikueshme. Megjithatë, në thelb nuk ka ndonjë rëndësi aq të madhe, aq më tepër që të dy kandidatët në një farë mënyre njihen, nuk janë të panjohur për publikun. Beteja do të zhvillohet.
Tashmë e ka atë komponentin e vet teknik. Natyrisht, çfarë do të propozojnë të gjitha palët, por ndoshta më e rëndësishme sesa kjo është çështja e gjykimit të vetë personazhit. Nuk është situata ideale politike. Në një situatë ideale do duhet të gjykoheshin edhe programet. Por në rastin konkret program do të ketë, po nuk do të jenë ato, me shumë gjasë, që do të marrin vëmendjen kryesore, por do të gjykohet mbi të gjitha vullneti i mirë i një kandidati dhe i tjetrit për të qeverisur Tiranën. Kjo do të jetë, elementi që do të bëjë që të anojë balanca në një kah ose në një tjetrin.
Edi Rama u shfaq sërish në Londër hokatar me presidentin e SHBA, Donald Trump. Ai mbajti një fjalim në një institut të njohu...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë pamje nga takimi me koordinatorët politikë të të gji...
Gazetari Italian Sigfrido Ranucci, ndaj të cilit pak ditë më parë u bë një atentat me eksploziv ka folur për ga...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar mbështetjen zyrtare të PAA-së për kandidatin e pavarur për Bashkin&eu...
Në një intervistë të thelluar, Cafo Boga, themelues dhe ish-drejtues i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), k...
Teksa publikon pamjet e takimit me një sërë figurash publike në kryeqytet, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florja...
Gazetari Elkier Bushkolaj, në emisionin “Task Forcë” të Syri TV, ngriti sot shqetësime lidhur me mungesën e zgjidhjeve prak...
Aktivistja e njohur Edlira Çepani ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Flor...
Nga Londra, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te periudha komuniste në Shqipëri dhe veçanërisht shkëputjen nga Bashkimit Sovjetik pas...
Një deklaratë me nota ironie për "mallkimin e shqiptarëve" e kryeministrit Edi Rama drejtuar ish-sekretares britanike Suella Braverman ë...