Parlamenti i Kosovës zgjedh presidenten e re të vendit. Kush është Justina Shiroka Pula
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente. Kandidatja e propozuar nga Albin Kurti k...
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente. Kandidatja e propozuar nga Albin Kurti k...
Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adi Hila. Nëpërmjet një rea...
Guardia di Finanza ka përfunduar, në det të hapur pranë brigjeve të Brindisit, një tjetër operacion të rëndësi...
Administratori i eco-elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln leke të vjetra, seritë e të cilave ishin regi...
Qyteti Viareggio është i tronditur pas ndarjes nga jeta, në moshën vetëm 24-vjeçare, të Giulia Stefës. Katër vite...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkaktuar trazira me një video-premtim për dreka falas në shkollë për t...
Sot shënon një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka bërë thirrje publike Rusisë të martën që të sigurojë transparenc&e...
Një vepër arti me vlerë disa milionë euro, me një kopertinë masive prej bronzi të projektuar nga Salvador Dali, ësht&eum...
Vdekja e një gruaje 28-vjeçare që punonte në një laborator kundër murtajës në Rusi po ngre shqetësime rreth asaj ...
‘Shqipëria u rendit e katërta në botë për konvertimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët.’ Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Lezhë, ku foli për emigrimin, varfërinë dhe bilancin ekonomik të qeverisjes së tij.
Berisha e cilësoi largimin e shqiptarëve nga vendi gjatë dekadës së fundit si një fenomen të paprecedentë, duke iu referuar edhe shifrave që, sipas tij, tregojnë përmasat e emigrimit.
‘Kurrë ndonjëherë ne si shqiptarë nuk e kemi braktisur këtë vend sa 10 vitet që kaluan. Nuk e kemi braktisur këtë vend as në pushtimet më të egra. Nuk e kemi braktisur këtë vend as në diktaturat më të egra.’
Sipas Berishës, të dhënat e institucioneve statistikore të BE-së tregojnë se 466 në çdo 1 mijë shqiptarë janë emigrantë në Bashkimin Europian. Ai shtoi se kjo shifër nuk përfshin shqiptarët që jetojnë në SHBA, Australi, Lindjen e Mesme dhe vende të tjera.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Kurrë ndonjëherë ne si shqiptarë nuk e kemi braktisur këtë vend sa 10 vitet që kaluan.
Nuk e kemi braktisur këtë vend as në pushtimet më të egra.
Nuk e kemi braktisur këtë vend as në diktaturat më të egra.
Ndërsa duhet t’u them shifrat e fundit të institucionit të statistikave të BE. Sipas këtyre shifrave, në 1 mijë shqiptarë, 466 janë emigrantë në BE.
Pa llogaritur këtu sa janë në SHBA, në Australi, në Lindje të Mesme, në Norvegji, etj, etj.
Sot në Lezhë, sot në Shqipëri lindin fëmijë aq sa lindnin 100 vite më parë kur ne ishim më pak se 1 milion.
A nuk jemi pra ne realisht në një rrezik ekzistencial për shuarjen tonë?
Cili është shkaku më madhor që nga kjo tokë e bekuar, nga ky vend me pasuri përrallore më shumë se çdo vend tjetër, shqiptarët largohen sikur të ishte një epidemi?
Ka vetëm një shkak kryesor dhe kjo është varfëria, varfëria dhe vetëm varfëria.
Miq, gjatë atyre viteve të qeverisjes ne bëmë disa gjëra jo të vogla, të mëdha. Bëmë Rrugën e Kombit. U kontraktua pas një beteje epike diplomatike gazsjellësi TAP. U kontraktua Kaskada e Devollit, investimi më i madh në energji në Shqipëri.
Por t’u them ju, ka disa gjëra të tjera shumë më të mëdha se këto që ne bëmë dhe janë të pazë. Dhe ato gjëra shumë më të mëdha se këto që ne bëmë janë ajo e vërtetë që ne rikthyem tek qytetarët në mirësi, në mirëqenie rritjen ekonomike të këtij vendi.
Do të mbetet rekordi më i çmuar i jetës tonë fakti kur ne dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në të cilin kishim udhëtuar për shekuj, dolëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
T’u them këtu, varfëria nuk është turp, por kjo është dinjitet dhe shumë miq të mi më thoshin në atë kohë, Sali, keni bërë gjë të madhe.
Sepse në atë grup ku vazhdonim, përfillja ishte superficiale, nuk ishte reale.
Por ka një gjë tjetër edhe më të madhe, ka një grup studimor shkencëtarësh të shquar në Boston dhe ky grup quhet Boston Consulting Group. Në vitin 2012 ky grup studioi 150 vende. Studioi se si këto qeveri e shndërronin rritjen ekonomike në mirëqenie për qytetarët.
Se është e thjeshtë të thuash rritja ekonomike është 5 përqind, është 7 përqind, është kaq përqind, është aq përqind.
Është ajo, po sa konvertohet në xhepat e qytetarëve, në tavolinën e qytetarëve, në mjekimin e qytetarit, në shkollimin e nxënësit, kjo është gjëja më kryesore.
Ku ishim ne? Ne u renditëm vendi i katërt në botë.
Cilindo e ftoj të gjej në Google këtë studim.
Boston Consulting Group ka një parathënie të ish-kryeministrit Tony Blair dhe Shqipëria për konvertimin e rritjes ekonomike në mirësi, në mirëqenie për qytetarët e saj, u rreshtua e katërta në botë në mesin e 150 vendeve.
Pse e përmend këtë? E përmend këtë se ky është zotimi ynë solemn.
Ripërtëritja e Shqipërisë për ne do të thotë para së gjithash ripërtëritje e qëndrimit ndaj qytetarëve.
Në kulmin e skandalit “Kayo”, vetëm pak ditë pasi SPAK sekuestroi telefonat e Ardi Veliut, Arjeta Pucës dhe Ron Yeffet, Ministri...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkaktuar trazira me një video-premtim për dreka falas në shkollë për t...
Komisioni Europian propozon që vendet që do të anëtarësohen në Bashkimin Europian të monitorohen jo vetëm gjatë neg...
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, i ftuar në News24 komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Kapri theksoi se me kë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në rendin e ditës të Reformë...
Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër propozimit për reformën e re administrative-territoriale, duke deklaruar se nuk do ta v...
Komisionerja Marta Kos deklaroi ditën e sotme se anëtarët e rinj të BE, do jenë pa të drejtë vetoje. Gjatë fjalës s...
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar ditën e sotme projektvendimin për reformën e re territoriale të propozuar nga Partia Soci...
Komisioni Europian ka publikuar komunikimin e ri për përgatitjen e Bashkimit Europian për zgjerimin e ardhshëm, duke vlerësuar ndikimin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar projektligjin e Partisë Socialiste për reformën territorial...