Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Deputeti i PL, Tedi Blushi ishte i ashpër në debatin përballë Ministrit të Financave, Petrit Malaj në Komisionin e Ligjeve.
Blushi kërkoi shpjegime për shkurtimin e fondeve në sektorë kyçë të vendit, përfshirë bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë, ndërsa Blushi nuk kurseu akuzat ndaj ministrit të Financave, se po rriten fondet vetëm për shpenzimet luksoze të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Sipas Blushit, ndëraa njerëzit vdesin për mungesë të medikamenteve në Onkologjik, Financat e adresojnë buxhetin për pagesat e incineratorëve.
Pyetjet e Tedi Blushit
Lidhur me çështjen e bonusit të fundvitit për pensionistët, kur parashikon qeveria indeksim dhe rritje reale të pensioneve?
Lidhur me çështjen e shpenzimeve operative.
Keni rritur shpenzimet operative me 17 milionë euro, dua një informacion të detajuar, ku dhe çfarë parashikon kjo rritje shpenzimesh operative, pra cili institucion parashikon të rriti shpenzimet operative dhe për çfarë?
Pra dieta, udhëtime me charter?
Shoh që nuk ka ndryshuar fondi vjetor i pagesave për ndihmën ekonomike.
Si ka mundësi që një qeveri që ende vijon të paguajë aferën e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, nuk rrit fondet për ndihmën ekonomike dhe për personat më në nevojë të shoqërisë?
Shoh që nuk ka ndryshuar fondi i rindërtimit, por nuk ka asnjë informacion për sa i përket ecurisë së këtij procesi, i cili ka filluar në vitin 2019, jemi në vitin 2025 dhe ende ka shqiptarë që ende nuk kanë përfituar banesat që ju keni premtuar që do zgjidheshin brenda 1 apo 2 viteve.
Në lidhje me çështjen e Emergjencave Civile.
Shoh që keni pakësuar 13.5 milionë euro.
Si mund të pakësohen fondet për Emergjencat Civile, kur Shqipëria u përvëlua nga flakët vetëm 2 muaj më parë.
Shumë mirë bëni që do t’ju jepni shpërblimin e munguar atyre heronjve, në vlerësimin tim, punonjësve të zjarrfikëseve, që i latë të shuanin zjarret me shkurre, me mjete rrethanore.
Kur do i blini avionët ministër, për shuarjen e zjarreve.
Lidhur me tre sektorë, arsim, bujqësi, shëndetësi.
Arsimi vijon të zërë vetëm 2.29% apo 2.3%të PBB, po aq pak a shumë edhe shëndetësia, ndërkohë kur “Rilindja” erdhi në pushtet, premtoi që mbështetja do të ishte 5%.
Shoh që vijoni ti hiqni fonde dhe arsimit edhe shëndetësisë.
Përse?
Përse ka lek për inceneratorët dhe nuk ka lek për arsimin, për më tepër kur të gjitha raportet ndërkombëtare dhe i referohem dhe testeve te Pizzës, e rendisin Shqipërinë ndër vendet e fundit në Rajon për mbështetjen e arsimit dhe kur çdo vit mësues dhe pedagogë protestojnë para dyerve të kryeministrisë apo tek universiteti i Tiranës për rritjen e pagave.
Kur do t’i bëni pagat e mësuesve dhe pedagogëve sa Kosova?
Në lidhje me bujqësinë, keni shkurtuar me rreth 850 milionë lekë fondin e bujqësisë.
Po si ka mundësi?
Keni dy vjet që i keni penalizuar bujqit nga fondet e IPARD-it që edhe këtë vit e humbën, për shkak se fondet i çuat tek inceneratorët.
Tani i shkurtoni fondet prapë bujqësisë?
Doni ta falimentoni bujqësinë, ky është qëllimi juaj?
Në lidhje me shëndetësinë.
Vetëm pak javë më parë patëm një protestë të Shoqërisë Civile, me shumë të drejtë, para spitalit Onkologjik.
Po vdesin njerëz sepse nuk ka barna në spitale.
Ju tani me akt normative, i shkurtoni fondet edhe shëndetësisë.
Çfarë qeverie është kjo?
Ulni fondet për bujqit, për mësuesit, për fermerët, për shtresat në nevojë, për të varfrit.
Shtoni shpenzimet operative, pra shtoni luksin e Kryeministrit, shtoni fonde për dieta dhe ulni fondet për bujqësinë.
Kur do jeni njëherë njerëz, se unë e kuptoj, po a do silleni njëherë si njerëz me shqiptarët?
Prisja që ky akt normative t’I shkurtonte fondet inceneratorëve.
Kur do i shkurtoni fondet?
Kur do kalojë afera e inceneratorëve?
Pse nuk është përfshirë ndalesa e pagesave për inceneratorët në këtë akt normative dhe pse nuk janë përfshirë ndalesat e pagesave për dy “Tigrat” rrangallë nga Bangladeshi që nuk prodhojnë asnjë Kë energji dhe ndërkohë paguhen 95 mijë euro në ditë.
Ky emërim vjen jo shumë larg pasi Etilda Gjonaj nuk e mori mandatin më 11 maj në qarkun e Tiranës. Gjonaj prej kohësh ka q&e...
Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të Zëvend&eu...
Pas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe 5 vartësit e saj. Mësohet se bëhet fjalë p&...
Sot është afati i fundit për depozitimin e dokumenteve për kandidatët për Avokat të Popullit. Partia Socialiste ende nuk ka...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur sot për hetimet që SPAK ka nisur për zëvendësk...
Partia Demokratike i kërkon Kuvendit zhvillimin e një seance me mocion për debat që lidhet për raportin final të OSBE/ODIHR p&eu...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë. Gja...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar ‘prapaskenën’ e një bisede sipas tij me kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskrye...
Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ndërsa ka vijuar akuzat ndaj eksponentëve të PS. Berisha u shpreh se ish...
Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, teksa është pyetur nëse ka një fletëthirrje ndaj tij për &...