Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

TIRANË- Një poster i Belind Këlliçit, që ka mbushur shumë nga akset e kryeqytetit, është shndërruar në një debat të fortë mes moralistëve ortodoksë që mbrojnë Veliajn dhe njerëzve normalë. Të parët shohin tek dy gishtat e mesit të ngritur lart, të shoqëruara me sloganin “kështu i drejtohem korrupsionit”, një skandal të vërtetë, që i vë në siklet prindërit që nxjerrin fëmijët në rrugë, që përbuz zgjedhësit të cilëve u drejtohet, që tregon papjekuri, arrogancë dhe rrugaçëri. Për të tjerët, pavarësish nëse ndahen për efikasitetin apo efektin boomerang të këtij posteri, aty nuk ka ndonjë skandal.
Këto dy rryma i kanë përfaqësuar më së miri edhe dy zëra të fortë në opinionin publik si Carlo Bollino dhe Fatos Lubonja. I pari i kushtoi kësaj ngjarjeje një editorial ku, me tone prej purtitani të virgjër, shkruan: “Belind Këlliçi beson se mund të fitojë votën e shqiptarëve duke i sharë. Një gjest që nuk ka nevojë për asnjë interpretim për t’u kuptuar, edhe nëse ai ka tentuar ta sfumojë si bëhet me skena porno kur transmetohen jashtë ambjenteve të mbrojtura. Një akt përbuzje totale ndaj kujtdo që e sheh dhe si rrjedhojë edhe ndaj kujt, me të ngjarë, e voton. Ja pse mjiëra dhe mjëra njerëz, duke perfshirë komunitetet fetare, institucionet e pavarura dhe shumë mbeshtetës politikë të tij, u skandalizuan“. pretendon Bolino në editorialin e tij.
Posteri polemik i Belind Këlliçit
Ndërsa i ftuar në emisionin “Open”, Fatos Lubonja nuk pa në asnjë skandal në faktin që zgjidhem simbole të forta për të dhënë sinjale kundër korrupsionit. Në një debat me Dritan Hilën, që e quante këtë një akt rrugaçëror ai nxori foton e një vepre artistike, të vënë në qendër të Milanos, ku një statujë me gishtin e mesit ngritur lart, ishte vendosur përballë godinës së bursës, si reagim ndaj të këqijave të kapitalizmit financiar. Vepra e skulptorit Maurizio Catalan qëndron prej dhjetë vitesh në një nga sheshet e rëndësishme të qytetit, duke sfiduar të gjithë ata që janë “skandalizuar” prej saj. Pra edhe gishtat e Belos, Lubonja nuk i shikonte si moralistët kokëtrashë, por si përdorim të një gjuhe simbolike.
Vepra e Maurizio Cattelan para bursës së Milanos
Ky është ndoshta një nga rastet e pakta në histori kur Fatos Lubonja mendon ngjashëm me Edi Ramën. Kur u pyet për “gjëmën” e gishtave të Belos, shefi i rilindjes e evitoi të hynte në këtë polemikë. “Këto janë gjëra që mua s’më bëjnë shumë përshtypje tha Rama“, duke vënë theksin te problemi shumë më i madh që ka sipas tij Këlliçi, ai se po shërben si parfum për të mbytur kudërmimin e Berishës dhe Metës. Natyrisht, sado mëkate që të ketë, Edi Rama nuk është as idiot as injorant që të ‘skandalizohet’ nga përdorimi i simboleve në komunikimin politik. E para si ish pedagog i arteve të bukra ai i njeh veprat e artisëve të mëdhenj me gishtin e mesit e nuk mund të flasë për to me të njëjtën gjuhë që përdorin aktorët e paguar nga Veliaj. E dyta ai është politikani i votuar menjëherë pasi i dolën fotot lakuriq në një plazh publik të Francës dhe nuk i lejon vetes të rreshtohet me kryqëtarët e moralit të rremë. Prandaj ai tha se nuk i bën përshtypje gishti i mesëm që Belo i drejton edhe atij vetë si i korruptuar.
Rama ne rini ne plazhet e Frances
Por, krejt ndryshe reagoi njeriu i propagandës bazike, i mendimit të limituar dhe i fjalorit të kufizuar në 300 fjalë, Erion Veliaj. Boll të shikohen videot për të krahasuar injorancën dhe mentalitetin. Lali përdor disa herë togfjalshin “turp i madh” dhe me një pacipësi idioteske shton dhe frazën: “të nxjerrësh gishtin e mesit në 2023” sikur po ta bëje 10 apo 17 vite më parë do qe turp disi më i vogël! Ai e çoi në skaj ligjërimin e tij për trushkulurit kur tha: “një njeri i pjekur nuk tregon gishtin e mesit në 2023, për të kërkuar vota“.
Pra, gishti i mesit i Belos drejtuar korrupsionit, nuk shërbeu për të rihapur debatin vetëm mbi këtë plagë të shoqërisë shqiptare, por edhe për të vizatuar një vijë ndarëse mes demagogëve të moralit bosh dhe atyre më mendje të hapur në mjedisin tonë. Ai shërbeu gjithashtu për të nxjerë në pah edhe hendekun e formimit kulturor në rilindje, mes shefit aktual dhe trashëgimtarit kokëbosh. Marrë nga Lapsi.al
TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri nj&e...
Qeveria ka përgatitur një ligj të ri për sigurinë kibernetike duke e përafruar atë me direktivat e Bashkimit Europian dhe d...
Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet të votojë më 14 maj. Kabineti qeveritar këtë të enjte ka zhvilluar mbl...
Gjykata Kushtetuese, ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike pë...
Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe debatin e stisur nga Erion Veliaj dhe mediat e tij në lidhje me një poster të kandidatit opozita...
SERBI- Mediat serbe raportojnë se kryeministri Edi Rama ka dështuar me kërkesën e depozituar në Këshillin e Evropës pas rap...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur Manchester City si skuadrën me të cilën do të nënshkruajë një marr&e...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot thirrje anti- kushtetuese dhe ka kërcënuar se nuk do të njohë votën e shqiptarëve n&...
Shkrimi ku shtjelloj pse sot jam kundër të baraslarguarve ka hapur mjaft polemika. Duke e interpretuar termin “bashkim” si shkrirje apo ...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike pë...