POLITIKE

Gjermania rrëzon paktin Rama–Vuçiç: Pa reforma nuk ka integrim ekonomik

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 18:59
Gjermania rrëzon paktin Rama–Vuçiç: Pa reforma nuk ka

Gjermania nuk duket e bindur të blejë “rrugën e shkurtër” që dy ballkanasit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, po përpiqen t’i shesin Europës si gjoja një e mirë e përbashkët. Në një kohë kur testet themelore të demokracisë, zgjedhjet e ndershme, shteti i së drejtës dhe lufta reale kundër korrupsionit dhe krimit mbeten ende të papërfunduara, ideja për të hyrë me përfitime ekonomike në tregun unik europian shihet në Berlin më shumë si shmangie nga llogaridhënia, sesa si progres për t’u shpërblyer.

Përgjigjja vjen e ftohtë dhe nuk lë shumë vend për interpretime nga deputeti i CDU-së, Peter Beyer, njëkohësisht drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor në Bundestag. Në një intervistë për podkastin serb “Gjysmë Ore Demostat”, ai i referohet drejtpërdrejt artikullit të përbashkët të Ramës dhe Vuçiç në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke ngritur pikërisht dyshimin që qëndron në thelb të këtij debati: a mund të ndahet përfitimi ekonomik nga detyrimet politike?

Duke iu referuar shkrimit të përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, deputeti gjerman hedh dyshime se plotësimi i kërkesave të tyre për t’u futur në tregun unik, mund të pasohet me braktisjen e detyrimeve të tjera ndaj Bashkimit Europian, për vlerat europiane dhe përparimin drejt një shoqërie demokratike.

“Ne e kemi parë që kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç së fundi bashkëshkruan një opinion mbi këtë temë, i cili ngjalli reagime të ndryshme, mbështetje, por edhe kritika. Unë mund ta kuptoj qëllimin e tyre. Ata madje propozuan se ndoshta nuk do të ishte e nevojshme që menjëherë të kishin edhe të drejtën e vetos.

Pra, po flitet për akses në tregun e brendshëm ose në tregun unik. Siç thoshte me të drejtë Bill Clinton, “është ekonomia, budallenj”. Po, sigurisht që ekonomia është e rëndësishme, por kjo nuk mund të mbarojë vetëm aty. Nuk mund të përfitosh vetëm nga tregu i brendshëm dhe pastaj të harrosh gjithçka tjetër. Prandaj shumë njerëz po lodhin mendjen për të gjetur çfarë mund të bëhet për të krijuar stimuj, edhe sa i përket popullaritetit të procesit të anëtarësimit në shoqëritë përkatëse, si ta bëjmë më tërheqës, si të rrisim motivimin dhe mbështetjen” ka thënë Beyer.

Deputeti gjerman shkon më tej dhe rrëzon një iluzion tjetër, që hapja e dyerve për në tregun e përbashkët europian të jetë faza e fundit e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo lidhet direkt me idenë franceze të artikuluar nga presidenti Emanuel Macron, i cili ka propozuar krijimin e “Komunitetit Politik Europian”, një lloj organizate paneuropiane që do t’i hapte rrugë bashkëpunimit ekonomik të të gjitha vendeve të kontinentit, duke i lënë përfundimisht në periferi ata që nuk integroheshin dot në Bashkimin Europian.

Në këtë qasje, e cila është parë me simpati, si nga Rama, ashtu edhe nga Vuçiç, vendet e Ballkanit Perëndimor do të kalonin në një stad me Gjeorgjinë, Ukrainën etj. Por Peter Beyer e mohoi kategorikisht këtë zgjidhje, duke e quajtur tradhti ndaj premtimeve të mëhershme të Bashkimit Europian.

“Ka një gjë që dua ta them si paralajmërim. Disa njerëz në Evropë mendojnë se kjo duhet të jetë pika fundore, vetëm një anëtarësim i asociuar dhe jo anëtarësim i plotë në fund, pra që BE-ja t’u ofrojë me bujari vendeve kandidate vetëm një status të ndërmjetëm. Kjo do të ishte tradhti, tradhti ndaj vetes sonë. Përsëri i referohem samitit të Selanikut në vitin 2003. Ne premtuam një perspektivë evropiane dhe mendoj se ai premtim duhet të mbetet i vlefshëm. Po, të mendohet për diçka gjatë rrugës drejt anëtarësimit të plotë, unë e mbështes plotësisht këtë. Por duhet të ketë kuptim, të jetë e mençur, jo zgjedhje sipas qejfit nga njëra anë dhe jo një rrugë pa krye nga ana tjetër”

Disa javë më parë, në një editorial të përbashkët në gazetën e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njëzëri kërkuan akses në hapësirën Shengen dhe tregun unik të BE, por pa të drejtë vetoje dhe pa pasur ministra në Komision dhe eurodeputetë në parlament.

Përmes kësaj lëvizjeje Rama dhe Vuçiç kërkojnë të anashkalojnë përpjekjen për një anëtarësim të plotë politik, që kërkon plotësimin e kushteve shumë herë më të vështira për autokratët tipikë të autokracive elektorale.

“Zgjerimi i pjesëmarrjes në këto korniza (Shengeni dhe Tregu i Përbashkët) për vendet kandidate të përgatitura mund të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të Unionit”, – thuhej në artikullin tyre.

Letra u kritikua në Prishtinë nga ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla, e cila në qeverinë e shkuar mbante postin e shefes së diplomacisë. Gjatë një interviste në RTK, ajo deklaroi se “qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë se, atëherë kur Vuçiçin Europa e mbështet me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë”. Sikur të mos mjaftohej me këtë ministrja e kabinetit Kurti vijoi: “Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana për Beograd çon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht, edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë, ta dini që në afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”.

Duke folur për afatet që qeveritë e vendeve si Shqipëria dhe Mali i Zi u kanë vënë vetes për integrimin, raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Peter Beyer foli si për një situatë joserioze.

“Gjithmonë ka qenë e vështirë dhe unë gjithmonë kam hezituar shumë kur vjen puna tek vendosja e afateve, se kur cili vend do të anëtarësohet, sepse kjo nuk është një qasje serioze. E di që kohët e fundit, vende si Shqipëria dhe Mali i Zi i kanë bërë pak presion vetes me slogane si “28 deri në 2028” apo slogane të ngjashme.  Por, nëse flasim për një qasje serioze, asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo që më parë quhej shpesh parimi i “regatës”. Çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet të gjykohet sipas meritave të veta. A i ka përmbushur kriteret, acquis, kriteret e Kopenhagenit, reformat që çdo vend duhet t’i bëjë për vete? Kjo është thelbësore.” është shprehur përfaqësuesi i Bundestagut.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së për momentin nuk është ndër pesë prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian. Madje, tha ai “nuk është as ndër prioritetet kryesore të qeverisë sime” duke shtuar një të vërtetë të hidhur, se “në vendin tim (Gjermani) dhe në vende të tjera, zgjerimi i BE-së jo vetëm që nuk është popullor, por është jopopullor”./LAPSI

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?