Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp këtë të hënë ka ndarë detaje nga plani qeverisës i PD-së, "Made in Albania".
Berisha tha se PD është e vendosur për një reformë të sistemit të drejtësisë. Sipas Berishës sot shqiptarët jatë të vetmit në Europë dhe botë, që nuk kanë një proces ligjor të drejtë.
Berisha ka ngritur akuza se drejtësia sipas tij është e kapur, ndërsa shton se sot gjykatësit kontrollohen me përgjime. Berisha thotë se qytetarët meritojnë një proces të drejtë ligjor dhe kjo sipas tij do të jetë fokusi kryesor në programin e PD-së.
Pjesë nga fjala e Berishës
E kam theksuar dhe e theksoj se, PD-ja është e vendosur për një reformë të sistemit të drejtësisë. Pse? Sot çdo shqiptar për një çështje civile nëqoftëse nuk paguan çmimet e kokës rryshfet, do të presë 15 vite.
Sot qytetarët shqiptarë, janë të vetmit në Europë dhe botë, që nuk kanë një proces ligjor të drejtë. Iu mohohet një proces ligjor i drejtë. Defakto se, dejure e kanë. Defakto nuk kanë proces ligjor.
Të lesh qytetarët e tu pa një proces ligjor të drejtë, faktikisht spostohet në një hapësirë parashtetërore. Por edhe kohërat para shtetërore kanë pasur kodet e tyre, sidomos çështjet civile që janë çështje themelore.
Tani a mund të pranohet kjo situatë. Nëse ju ndiqni dinamikën e grumbullit të dosjeve, rritja e grumbullit të dosjeve është e frikshme.
Ka qenë 120 mijë para 3-4 vitesh dhe këto 4 vite që funksionon i tërë sistemi, u rikthye Gjykata e Lartë, në këto 3-4 vite ka arritur në 150 mijë. Gjykata Administrative që ishte një risi e reformës që bëmë në sistemin e drejtësisë është përgjysmuar në kapacitet dhe faktikisht në vendimet e saj duhet të presësh vite e stërvite dhe përveç kësaj, siç dëshmuan përfaqësuesit e dhomave të biznesit, vendimet janë në tërësi në favor të qeverisë.
Por bllokimi i çështjeve civile i kushton vendit, përveç se mohimi i një të drejtë, e paimagjinueshme, i kushton vendit miliarda euro për shkak të bllokimit të pronave, të kredive, të fondeve etj., në këtë sektor.
Bllokimi i çështjeve civile e bën Shqipërinë absolutisht vendin më të papërshtatshëm për investimet e huaja. Nuk ka investitor që mund të vijë në këtë sistem drejtësie, pasi ti ke zhdukur atë që quhet siguri ligjore. Po nuk ka proces, nuk ka siguri ligjore.
Atëherë ti detyrohesh të firmosësh me të huajt se do të njoh autoritetin ligjor të këtij vendi, apo atij vendi. Ta ekstraterritorializosh procesin, përndryshe ai nuk vjen dhe ka shumë të drejtë.
A mund të pranohet kjo? Besoj se këto sirena bien për çdo qytetar, pavarësisht se një pakicë e qytetarëve kanë punë me sistemin e drejtësisë, por ai është i të gjithëve.
Së dyti. Lëmë krejtësisht karakterin politik, por marrim thjeshtë strukturën, funksionimin. Ky është sistemi i vetëm në botë, që nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste i tillë, ku prokurori që harton dosjen, survejon me ligj gjykatësin që do shqyrtojë dosjen. E regjistron telefonin e tij dhe pastaj merr vendime mbi të, mbi regjistrimin e telefonit apo informacioneve të tjera që mund të marrë.
Tani më thuaj ti mua, ka drejtësi më këtu? Këtu nuk ka gjykatës më. Këtu defakto gjykatësi është bërë me të 4-mbiemra, Irena Gjoka. Por qytetarit i duhen gjykatës dhe kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mundet.
Çdo vend duhet të ketë gjykatësin dhe jo afërmendshmin që thotë, se gjykatës bën atë që i themi.
Jashtë çdo lloj standardi, kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mund të vazhdojë një drejtësi e cila në vit elektoral, ka guximin të amnistojë krime monstruoze elektorale që lidhen me zyrtarë të lartë, dhe në të njëjtën kohë arreston dhe ndjekje penale liderët kryesorë të opozitës.
Unë besoj se çdo forcë politike demokratike është e detyruar të mbrojë interesin e qytetarëve dhe në këtë rast, reforma është jetike, është imperative. Nuk mund të rrijnë qytetarët shqiptarë pa të drejtën e një procesi ligjor, siç është sot që duhet të presin 15 vite.
Nuk mund të kenë shqiptarët një gjykatës të cilit prokurori i kontrolluar nga qeveria, i kontrollon çdo gjë dhe i di çdo gjë.
Ky është sistemi. Unë ju ftoj ju, ftoj mediat të ua thonë të vërtetën shqiptarëve.
Para se Donald Trump të fitonte, amerikanët u thuheshin superlativa për drejtësinë, sepse ajo përdorej kundër Trump. Donald Trump thotë se, drejtësia nuk do jetë një armë politike kundër kundërshtarëve. Besoj se gjërat po bëhen tani shumë të qarta.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Paketën e dhembshurisë u paraqit nga PD dhe para 15 muajsh, por u refuzua ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur këtë të hënë gjatë konferencës me gaze...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushtet të forc&e...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e forcës së tij politike. Sipas tij ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të hënë në një deklaratë për shtyp se...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se për atë që e quan "banda e...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së, ka komentuar ed...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali berisha gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së, u shpreh se korporat...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushtet të forc&e...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së, "Made in Albania"...