Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur te akuzat e fabrikuara sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke i sqaruar me detaje çështjet e CEZ-DIA, lobimet, apo letër-porositë e ardhura për të nga Çekia.
Duke folur në një intervistë për Syri.net, Meta lajmëroi se po shkruan librin e tij të parë, duke u shprehur se do të ketë shumë shitje në mbarë botën, si në BE ashtu edhe në ShBA.
Për lobimet, Kreu i PL-së, tha se nuk ekziston asnjë fakt, që Meta të ketë firmosur apo të ketë patur dijeni për ndonjë veprim jashtë kontratave të LSI.
PJESË NGA INTERVISTA:
Pyetje: Javën që vjen mbahet seanca paraprake për çështjen tuaj. Cilat janë pritmëritë?
Meta: Një orë e më parë unë pres që të mbyllet seanca paraprake në mënyrë që të kemi mundësinë ligjore të publikojmë të gjitha gënjeshtrat, mashtrimet, falsifikimet që janë bërë gjatë hetimit.
Në respekt të ligjit jemi treguar të duruar deri tani.
Pyetje: Është provuar qartë se standardet e hetimit kanë qenë si ato të rrëmbimit kriminal për të cilin nuk ka ende përgjegjës?
Meta: Po kështu, është provuar se fshiheshin fakte edhe prova që rrëzonin akuzat e ngritura mbi artikujt e gazetës “Tema” dhe të tjerave si ajo.
U provua se DIA ishte krijesë amerikane dhe me “mëmë” amerikane, e cila nuk përmendej asgjëkundi në akuzën time, por që ekzistonte kudo në procesin gjyqësor këtu dhe vendimin e Gjykatës së Lartë, por që ishte kudo edhe në Gjykatën e Arbitrazhit të Vjenës.
U provua që METE nuk është Ilir Metaj, por akronim i Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjisë.
Çdo letërporosi e ardhur nga Çekia është kundër akuzave të stisura. Edhe Elvis Mataj, Z. Hejsek apo bashkëshortja e Z. Ismailaj, provojnë se Nr.1 de facto i DIA ishte zonja amerikane.
Po kështu, u provua se Elvis Mataj, drejtuesi i DIA-s, në Prill 2014, ka deklaruar me shkrim se cilëve zyrtarë çekë të CEZ apo të ERE u ishin premtuar lekë për marrëveshjen CEZ-DIA, ku ai nominon edhe Ministrin e Ekonomisë në atë kohë kur u firmos kjo marrëveshje, në 1 Shtator 2010.
Për lobimet nuk ekziston asnjë fakt, që Ilir Meta të ketë firmosur apo të ketë patur dijeni për ndonjë veprim jashtë kontratave të LSI. Kërkuam që gjithë letërporositë të shpallen të pavlefshme pasi nuk janë bazuar në kontratën e regjistruar në SHBA dhe Shqipëri, por janë formuluar me qëllim fshehjen e të vërtetave.
Po kështu, është e provuar që jo vetëm në një rast, autoritetet amerikane janë mashtruar me vetëdije, gjoja sikur është provuar se unë kam përdorur kartat e një shtetasi shqiptaro-amerikan. Ndërkohë unë në jetën time nuk kam përdorur kurrë as karta shqiptare e jo më amerikane.
Për pastrimin e parave është kulmi i manipulimit kur akuza ka paraqitur si ekspertizë financiare një raport të manipuluar të një punonjësi në administratën e SPAK-ut që e ka bërë siç kanë dashur prokurorët që të mashtrojnë gjykatësit për të justifikuar rrëmbimin tim, por edhe për të ndërtuar alibinë e akuzave për pastrim të produkteve të veprave penale dhe e cila natyrisht do buronte nga korrupsioni i imagjinuar që do mbështetej nga artikuj gazetash dhe dëshmitarë me probleme serioze me drejtësinë.
Ekspertiza ime financiare e bërë nga ekspertë kontabël, i çertifikuar nga Ministria e Drejtësisë provon, bazuar mbi dokumentat shtetërorë, se të ardhurat e mia si Ilir Metaj, nga 1995-2023, janë 870.000 euro, ndërsa shpenzimet sa gjysma e tyre, gati 400.000 euro.
Pa llogaritur këtu të ardhurat si deputet në vitet 1992-1995.
Por “llogaritarja” e SPAK-ut kishte “harruar” të llogariste të ardhurat e mia nga 1992-2002 në mënyrë që unë të dilja me “defiçit” të ardhurash për të justifikuar akuzat e stisura për pastrim parash e korrupsion.
Po kështu, u provua se ILDKPI kishte bërë hetim pasuror për deklarimet e mia dhe nuk kishte patur asnjë parregullsi.
As në kohën e diktaturës nuk i montonin kaq paturpësisht akuzat. Ndërkohë që në seancën e fundit u bënë publike disa firma të reja të Edi Ramës që ishin fshehur nga akuza, ku del qartë përfshirja e tij për çështjet që pretendonte akuza.
Pyetje: Në 9 prill, Gjykata Kushtetuese do të shprehet për çështjen e arrestimit tuaj. Cilat janë pritmëritë tuaja?
Meta: Kjo është një datë shumë e vonuar prej gati 6 muajsh dhe ne e kuptojmë si përpjekje për të vonuar sa të munden udhëtimin e çështjes Meta në Gjykatën e Strasburgut.
Tani për mua ekzistojnë vetëm 2 data: 2 Marsi që po afron, që shënon 6-vjetorin e Mitingut historik kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese, por edhe 22 Korriku që shënon 10-vjetorin e miratimit të Reformës me 140 vota.
Dhe për mua është një datë e rëndësishme se atë ditë do publikoj librin tim të parë që zbardh një nga historitë më të turpshme dhe të pabesa të manipulimit nga Soros dhe McGonigalët të një populli, me qëllim eleminimin e plotë të sovranitetit të tij.
Ky libër është fokusi im kryesor për momentin dhe jam i bindur se do ketë shumë shitje edhe në SHBA dhe Europë.
Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik p...
Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te shkarkimi i Pirro Vengu nga posti i ministrit të Mbrojtjes, në k...
E dyshuar për manipulim të tenderëve publikë, zëvendëskryeministrja/ministrja e infrastrukturës gëzonte mbështetjen...
Gazetarja Anduena Llabani, ka komentuar zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë, duke u ndalur te vala e shkarkimeve në qeveri, mes...
Në Bruksel u zhvillua sot diskutimi i parë mbi raportin e shqyrtimit të rezultateve të paraqitura nga autoritetet shqiptare për Kapituj...
Ndryshimet e bujshme në kabinetin qeveritar, të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama, nuk janë një demonstrim force, por një akt do...
Një hetim i nisur nga Prokuroria e Posaçme SPAK ka çuar oficerët e Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në ambientet e Autoriteti ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po mban fjalën e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku e cilësoi vendin fqinj si nj&eu...
Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra e ministres së Jashtme një ditë më parë nga...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas shkarkimeve në kabinetin qeveritar Rama. Përmes një mesazhi në ‘Fa...