Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dhënë një deklaratë lidhur me gjobat ndaj bizneseve turistike në vend si dhe menaxhimin e ujërave të ndotura. Sipas deputetes, qeveria po masakron me gjoba bizneset buzë detit, lumenjve apo liqeneve të cilët posedojnë kontrata të rregullta me UK.
Zhupa thotë se synimi nuk është më menaxhimi i ujërave të ndotura por gjobitja e bizneseve dhe favorizimi i atyre që shesin impiantin e vendosur nga shteti. Sipas saj mosblerja e impiantit që kushton nga 20-100 mijë euro, çon në humbjen e liçensës së aktivitetit.
Zhupa kërkon nga ministret të klasifikojnë subjektet dhe jo të gjobisin këdo duke përfshirë edhe ato që kanë kontrata të rregullta.
Deklarata e plotë:
Qeveria ndërkohë që bën propagandë të madhe me turizmin, është duke masakruar me gjoba bizneset turistike në mënyrë abuzive.
Është e paprecedent sesi biznese në fushën e hotelerisë, që zhvillojnë aktivitetin në buzë detit, lumenjve apo liqeneve, që kanë lidhje të rregullt kontrate me Ujësjellës Kanalizime për ujërat e zeza, ngopen me gjoba nga një task forcë.
Me aktin normativ nr 8, 28-12-2023 për menaxhimin e ujerave të ndotura, është ngritur një Task Force nga ministret Balluku-Kumbaro që qëllim e vet në letër e ka pozitiv për menaxhimin e ujërave të ndotura, kurse në praktike gjobit biznese që nuk ndotin dhe kanë kanalizime në ujërat e zeza dhe kontrata të rregullta me UK.
Kjo Task Forcë nuk shikon a i hedhin këto ujëra të ndotura në burimet ujore, por shikon a kanë blerë impiantin që ka vendosur shteti që kushton nga 20-100 mijë euro në varësi të madhësisë.
Vendosen gjoba bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë dhe këto gjoba janë vendosur si titujt ekzekutiv për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh. Mos blerja e impianteve që kërkon qeveria dhe ka paracaktuar qeveria të çon deri në humbjen e licencës së aktivitetit. Gjobat e bizneseve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin dhe metoda të ligjshme të trajtimit të ujërave të ndotura janë zhvatje, janë paligjshmëri.
Këto gjoba vihen në bazë të një udhëzimi Nr 1, datë 01/02/2024 që nuk njeh më diferenca mes bizneseve që i trajtojnë ujërat e zeza me ato që si trajtojnë, por i detyron të gjitha të vendosin këto impiante.
Partia Demokratike i bashkohet thirrjes së shoqatave të turizmit për të kërkuar heqjen dorë nga gjobat e një akti të paligjshëm mbi subjektet që janë të lidhur në kolektorin kryesor të UK dhe kanë kontratë të rregullt me UK.
Ne i kërkojmë dy ministreve Balluku dhe Kumbaro që Task Forca e tyre duhet të klasifikojë mirë kush janë subjektet për të cilat duhet të veprojë ky akt normativ dhe më pas të veproj. Ato duhet të ndryshojnë udhëzimin e tyre që e kanë bërë duke pasur qëllim të favorizojnë ata që shesin impiante dhe jo të trajtojnë ujërat e zeza.
Mbështesim çdo veprim në mbrojtje të mjedisit por kundërshtojmë me forcë këto gjobëvënie biznesit të ndershëm që nuk ndot por goditet për të mbushur arkën e shtetit dhe xhepat e klientëve të paracaktuar për impiante.
fatmir mediu TIRANË-Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës për çështjen "Gërdeci". Sipas raportimeve, ...
Beleri GREQI- Në një intervistë të zhvilluar së fundi eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri ka folur n&eum...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë rreth orës 10:00 në kryeministri, kryetarët e bashkive të vendit.&n...
Foto ilustruese TIRANA- Parta Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar sot se më 17 korrik, të mërkurën, në or...
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali TIRANA- Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme rrëzoi kërkesën e grupit parlamentar të...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalmin e tij të përnatshëm u shpreh se shqiptarët janë më t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm u shpreh se Kryeminstri Ed...
Bajram Begaj TIRANA- Mediat greke e kanë cilësuar sinjë provokim vizitën e presidentit Bajram Begaj në Konispol, vend ku kreu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se "regjimi", duke nënkuptuar qeverisjen, po zbaton pikë p&e...