Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

TIRANË- Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme nxjerr një urdhër prokurimi me numër 10733. Shkresa urdhëronte që të kryhej prokurimi me objekt “Studim, Projektim për disa projekte tip, objekte të Policisë së Shtetit. Fondi limit u përcaktua 55.2 milionë lekë pa tvsh.
Urdhri i prokurimi u nxorr pa marrë më parë konfirmimin e ministrisë së Financave se fondet ishin brenda tavanit buxhetor të lejuar për angazhime. Por kjo ishte shkelja më e vogël. Ajo që ka ndodhur në vijim është një manual rrëmbimi dhe plaçkitje e fondeve buxhetore, që do të kishin zili dhe kaçakët e kahershëm në male.
Tenderi me negocim të drejtëpërdrejtë u zhvillua brenda vetëm 5 ditëve nga nxjerrja e urdhrit të prokurimit. Në datën 30 dhjetor ministria e Brendshme shpall fitues të tenderit 520 mjë euro bashkimin e kompanive Derby-E dhe Ape shpk.
Një ditë më vonë, në datën 31 dhjetor, Plarent Ndreca nga pozita e nëpunësit të autorizuar, nënshkruan kontratën. Në po të njëjtën ditë, zoti Ndreca në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, me urdhërin nr. 10504 urdhëron ngritjen e grupit të punës për marrjen në dorëzim të projektit. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, në të njëjtën ditë, kompania Derby-E i lëshon faturë ministrisë së brendshme në vlerën 25 milionë lekë.
Pra në një ditë, u miratua procedura, u lidh kontrata, u mor në dorëzim dhe u lëshua fatura për të paguar paratë. Ky është inceneratori i ministrisë së Brendshme.
Banda e plaçkitësve për pak ja arriti qëllimit të rrëmbente paratë nga buxheti i shtetit. Vetëm se u doli një problem. Në ministrinë e Brendshme qëlloi një shtetar i mirë. Ky ishte drejtori i buxhetit, Viktor Hysaj. Zoti Hysaj, i cili e mbante atë detyrë që prej 30 vitesh dhe kishte kaluar me dhjetra ministra të brendshëm dhe sekretarë të përgjithshëm, ndaloi dhënien e parave.
Përmes disa shkresave zyrtare ai vuri në dijeni ministrin e Brendshëm se e gjitha procedura ishte e paligjshme dhe se ai nuk mund të autorizonte pagesën e parave në shkelje të ligjit. Por ministri, dukej më shumë në krahun e rrëmbyesve se sa të shtetit dhe interesit publik.
Pavarësisht presioneve të shumta, drejtori i buxhetit nuk e autorizoi asnjëherë pagesën e parave të tenderit. Kjo është arsyeja, se pse pronari i njërës prej kompanive fituese doli publikisht pak javë më parë dhe deklaroi se kompania e tij nuk është paguar ende nga qeveria dhe se po falimenton.
I gjithë skandali shpërtheu në publik, dy vjet më vonë, kur në ministrinë e Brendshme trokitën audituesit e KLSH-së. Pasi morën dokumentat e praktikës dhe komunikimet e brendshme mes njësisë së prokurimit, drejtorit të buxhetit dhe sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë, inspektorët e KLSH e çuan tenderin në SPAK duke kallëzuar penalisht 5 persona, mes të cilëve kryetarin e Komisionit të Tenderit, Ferdinand Tarazhi dhe sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca. Të parin, për punë të mirë, më vonë e emëruan drejtor tek Inceneratori i Tiranës, kurse zotin Ndreca e bënë deputet.
Kjo ishte saga e tentativës për të rrëmbyer me urgjencë 520 mijë euro në ditën e fundit të vitit të vitit 2019. Por ndonëse kjo tentativë u pengua nga rezistenca e një shtetari të mirë, një tjetër plan arriti të funksiononte. Dhe SPAK e ka faktin brenda oborrit të vet. Tenderi i famshëm i blerjes së pistoletave për hetuesit e BKH-se.
62 beretat e famshme të agjentëve të BKH-së, të cilat në treg kushtonin 500 euro u blenë nga ministria e Brendshme për 1500 euro copa dhe dolën me cilësi të kompromentuar./Kapitali.al
VLORË- Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike bënë homazhe në Vlorë në Ditën e Flamurit. Se...
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, d...
VLORA- Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit ...
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët në 112-vjetorin e Pava...
TIRANA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar shqiptarët në ditën e Pavarësisë. Me anë të një mes...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e 28 Nëntorit. Përmes një postimi në Facebook, ...
TIRANA- Prania e Bashkimit Europian në Tiranë përmes amabasadorit Silvio Gonzato ka uruar shqiptarët për festën e pavar&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgi i Fierit ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Meta ...
KOSOVË- Shqipëria feston sot 112–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama u ka uruar shqiptarëve Ditën e Pavarësisë. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale me pamj...