
TIRANA- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka dhënë një deklaratë për mediat ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të votuar. Xhixho u ndal edhe te incidenti në Vorë teksa tha se bandat po u bëjnë presion qytetarëve dhe deputetëve.
Ajo shtoi se ky cënim i patolerueshëm i standardit zgjedhor nuk ka pse t’i intimidojë qytetarët. Gjithashtu Xhixho u bëri thirrje qytetarëve që të mos dekurajohen para asnjë presioni, por të ushtrojnë të qetë të drejtën në dhomën e fshehtësisë.
Fjala e Zv.Presidentes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:
Të dashur bashkëqytetarë,
Dita e sotme është një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë, është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë shqiptare. Ky proces që vijon prej orës 7:00 të mëngjesit është mundësia juaj për të vendosur se kush do t’ju qeverisë në katër vitet e ardhshme. Ju keni sot mundësinë të vendosni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë, për të ardhmen e Shqipërisë.
Gjej rastin të falenderoj me mijëra prej jush që e keni ushtruar këtë të drejtë që në orët e para të nisjes së procesit. Po ashtu, mirënjohje për qindra të tjerë, të cilët mund të jenë përballur me vështirësi apo parregullsi nëpër qendrat e votimit, por i kanë shkuar deri në fund bindjes se e drejta e votës është e shenjtë dhe u përket vetëm atyre. Dua të ndalem këtu te rasti i Vorës, ku bandat po u bëjnë presion qytetarëve dhe deputetëve. Ky cënim i patolerueshëm i standardit zgjedhor nuk ka pse t’ju intimidojë. Mos u dekurajoni para asnjë presioni, por ushtroni të qetë të drejtën tuaj në dhomën e fshehtësisë.
Një thirrje për të gjithë ata që nuk e kanë kryer ende këtë detyrim qytetar. Shkoni në kutitë e votimit sepse ky është borxhi që ua kemi fëmijëve dhe të ardhmes tonë të përbashkët. Është më e rëndësishme se kurrë pjesëmarrja masive në këto zgjedhje! Sot është dita kur të gjithë së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri plot shpresë për të ardhmen. Përdoreni kohën që mbetet për të marrë në dorë fatin tuaj! Dilni masivisht dhe votoni! Demokracia është para së gjithash pjesëmarrje. Ndaj shkoni te kutitë e votimit në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen tuaj!
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
11 Maj15:40
Sot zgjedhjet parlamentare/ PS-qytetarëve: Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, familjet dhe fëmijët
TIRANA- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka dhënë një deklaratë p&e...
M.B.
POLITIKE
11 Maj15:29
Zgjedhjet parlamentare/ Pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 15:00 arrin në 32.97%
SHQIPËRI- Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri or&eum...
m.l
POLITIKE
11 Maj15:16
Votimi familjar si një ndër shkeljet e konstatuara në zgjedhje/ Kandidati Bledi Himçi njofton policinë: Po bëhet masivisht, merrni masa!
ELBASAN- Vijojnë ende denoncimet masive nga shkeljet e konstatuara gjatë procesit të votimit në vend. Votimi familjar është...
M.B.
POLITIKE
11 Maj15:11
Zgjedhjet parlamentare/ Raportohet për një rast të fotografimit të votës në Gjirokastër
GJIROKASTRA- Në një fshat të Gjirokastrës është raportuar për një rast fotografimi vote. Gjithahtu mësohet s...
n.f
POLITIKE
11 Maj14:53
"Larg duart nga vota e qytetarëve", Zhupa: Kushëriri i kandidatit të PS, Vasil Llajo ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit
FINIQ- Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka ndarë foto nga një qendër votimi në Finiq. Zhupa bën me dije se&nbs...
n.f
POLITIKE
11 Maj14:53
"Ka intimidime dhe votime familjare," Alizoti: Hilet e PS janë të padiskutueshme! Shoh pozitivitet e reagim tek qytetarët
ELBASAN- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizoti në një deklaratë para gazetarëve ka ngritur shqet&eum...
n.f
POLITIKE
11 Maj14:52
"Më kapi Luan Tollozhina për gryke", e moshuara në Pogradec: Më tha fjalët që s’ka bir nëne t’i thotë! Ai bën ligjin këtu
POGRADEC- Një e moshuar ka dalë publikisht duke deklaruar se është dhunuar fizikisht dhe verbalish nga Luan Tollozhina në ambien...
n.f
POLITIKE
11 Maj14:51
"Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar", Rama: Për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me foton virale të nuses e cila me vello ka sh...