Tirana pa Plan Urban të Trafikut, KLSH: Qarkullimi menaxhohet vetëm me semaforët
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vi...
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vi...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Tau...
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Turqi, ku një autobus pasagjerësh ësht&...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. ...
Të shtëna me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, raportohet për një të plagosur Një person dyshohet se ësh...
Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, ësht&...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Ndërsa qeveria shqiptare ka mbetur peng në fazën e ndërmjetme të negociatave në Bruksel duke mos arritur të kalojë të ashtuquajturin IBAR, Mali i Zi po hyn në një fazë krejt tjetër të procesit të integrimit europian. Këtë të mërkurë, ambasadorët e Bashkimit Europian miratuan krijimin e një grupi pune të posaçëm, i njohur si Ad Hoc Working Party, i përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që do të mblidhet rregullisht për të hartuar detajet ligjore të traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi në BE.
Pra, ndërsa në Tiranë vazhdohet ende me zvarritjen e “mbylljes së negociatave”, në Podgoricë ka nisur puna konkrete për dokumentin final të anëtarësimit.
“Kjo shënon një hap domethënës përpara në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe dërgon një sinjal të fortë për të gjithë partnerët e zgjerimit se anëtarësimi në BE mbetet i arritshëm”, deklaroi një zyrtar i presidencës qipriote për POLITICO pas mbledhjes së parë të grupit.
Kontrasti me Shqipërinë është i dukshëm. Mali i Zi ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt që duhet të përfundojnë përpara anëtarësimit, ndërsa Shqipëria vazhdon të përplaset me fazën më delikate të procesit, atë të “Themeloreve”, ku Brukselit i duhet të shohë funksionimin real të shtetit ligjor, drejtësisë dhe institucioneve demokratike.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kërkoi që Mali i Zi të vazhdojë reformat, duke e mbajtur fokusin te sundimi i ligjit, ndërsa në Shqipëri pikërisht ky standard është kthyer në burimin kryesor të skepticizmit europian. Në momentin kur mazhoranca socialiste bllokoi arrestimin e Belinda Ballukut në parlament, Rama nuk mundi ta përmbajë më përplasjen me ambasadat dhe aty u kuptua qartë se problemi i Shqipërisë nuk ishte ritmi teknik i negociatave apo përkthimi me ChatGPT i ligjeve, por mungesa e besimit te mënyra si funksionon shteti.
Në këtë kuptim, përparimi i Malit të Zi drejt Europës është edhe një pasqyrë e sikletshme për Tiranën. Podgorica u bë vend kandidat në vitin 2010, vetëm katër vite pas ndarjes nga Serbia, dhe hapi negociatat në vitin 2012. Sot, jo vetëm që po diskuton traktatin e anëtarësimit, por e ka kthyer vitin 2028 në një objektiv konkret shtetëror, aq sa kompania kombëtare ajrore mban sloganin “28 në 28”.
Ndërkohë në Shqipëri, viti 2027 u përdor si slogan elektoral për mandatin e katërt të Edi Ramës. Por disa ditë më parë, Rama u detyrua të pranojë publikisht se afati i premtuar mund të mos arrihet dhe se negociatat mund të shtyhen deri në mesin e vitit 2028.
“Sa i përket çështjes së 2027, 2027 është një objektiv i vendosur bashkërisht, por është lënë edhe një hapësirë që, për një arsye ose një tjetër, mund të ketë edhe një zgjatje të mbylljes së negociatave deri nga mesi i vitit 2028″ u shpreh Rama duke u tërhequr kështu nga një objektiv strategjik i qeverisë së tij. Për Shqipërinë, 2028 mbetet një vit që shenjon kështu justifikimet për shtyrjen e premtimeve të pambajtura.
Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi një takim me presidentin malazez Jakov Milatoviç, ndërsa ky i fundit sqaroi se në në qendër të takimit ishin “faktorët kyç mbi të cilët duhet të punojmë si vend në fazën përfundimtare të negociatave me Bashkimin Europian”, duke përmendur stabilitetin rajonal dhe anëtarësimin e besueshëm në NATO.
Një gjuhë krejt tjetër nga ajo që dëgjohet në Tiranë, ku integrimi pritet të vijë si ndonjë dhuratë e zemërgjerësisë së Bashkimit Europian apo si ndonjë imponim i rrethanave gjeopolitike./Lapsi/
Në një bisedë mes Edi Ramës dhe Nikoll Lesit janë diskutuar deklaratat dhe qëndrimet brenda Partisë Socialiste, ku në fo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka komentuar zhytjen e pallateve të Durrës Marina, me dhjetëra centimetra, duke e ka cil&eu...
Komisioni për Politikën e Jashtme ka dakordësuar draft-rezolutën për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, e cil...
Mbrojtja politike që Edi Rama po i bën ish zv/ kryeministres Belinda Balluku po i kushton shtrenjtë Shqipërisë në procesin e integ...
Nga Belind Këlliçi Emisioni Piranjat në Syri TV, ka zbuluar se si projekti personal i Edi Ramës dhe Alabarit në portin e Durrës...
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë, për marrjen e opinionit për pro...
Gazetari Aulon Kalaja ka komentuar raportin e IBAR për Shqipërinë, pasi Bashkimi Evropian nuk e miratoi. Gjatë intervistës, Kalaja tha...
Ndërsa në Bruksel vijojnë sinjalet se çështja Balluku është shkelje e vijës së kuqe për integrimin e Shqip&e...
Deputetja socialiste Iris Luarasi, thotë se do të kërkojë kastrimin kimik të pedofilëve. Ajo thotë se këtë propozim...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri shprehet se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e kampeve të ...