Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si po funksionon industria e re ushtarake e ngritur nga qeveria, duke vendosur në qendër TIMAK Defence. Gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj thekson se privati kontrollon 80% të kompanisë dhe shteti, përmes KAYO-s, vetëm 20%. Ahmetaj thotë se Ron Yeffet nuk ka investuar kapital, ndërsa kompania ka përfituar një tender prej 3.1 milionë eurosh.
Ahmetaj ka ngritur akuza mbi mënyrën se si është ndërtuar dhe po funksionon TIMAK Defence, kompania e krijuar nga bashkimi i privatit me KAYO-n shtetërore në sektorin e industrisë ushtarake. Sipas Ahmetajt, shifrat financiare dhe aktiviteti i kompanisë ngrenë pikëpyetje mbi investimin real të ortakëve privatë.
Ai deklaroi se TIMAK Defence ka vetëm 14 punonjës, me një kosto vjetore prej rreth 140 mijë eurosh, ndërsa prodhimi i pajisjeve ushtarake, sipas tij, është minimal.
"Pra, kjo u mjafton shqiptarëve të kuptojnë që ky po klonon gjysmën në të gjitha shërbimet publike për t'i grabitur. Buxheti i shtetit sot është në gjakderdhje financiare. Pra, unë e ndava këtë audio-përgjim me qytetarët, që qytetarët të shohin vetë nga goja e aktorëve se si grabitet Shqipëria. Nga kush grabitet Shqipëria. Dhe dua që t'i shpjegoj qytetarëve një element që unë e mendoj se është shumë i rëndësishëm. Më falni një sekondë. Do duhet që të... do duhet që të sistemoj pak... okej. Atëherë, kam sjellë diçka interesante, shumë të shpejtë, nga T-MAC Defense. Dhe ky, që ka bërë këto ligjet kriminale dhe që ish-kolegët e mi... ish-kolegët e mi nuk e refuzuan... po jemi të bindur që... nuk do vazhdojë gjatë kjo histori.
Këtu jemi duke folur për T-MAC Defense. Çfarë është T-MAC Defense, të dashur qytetarë? T-MAC Defense është një kompani e krijuar nga Kajo dhe nga Roni Efet me dikë tjetër. 80% i ka Roni Efet me dikë tjetër, dhe 20% i ka i shkreti shtet. Nëpërmjet Kajos, i shkreti shtet. Dhe, ja ku e keni pasqyrën financiare. Do t'ju lutesha dhe ju mund ta keni, unë e kam dërguar, po me këto shënime, për të kuptuar qytetarët.
Do ta them me terma të thjeshta çfarë ndodh këtu. Pra, të nderuar qytetarë, T-MAC Defense ka 14 punonjës me një rrogë prej 860 eurosh. Pra, vlera e shtuar e tyre është gjithsej diku te 150 mijë euro në vit. Dhe, po të shohësh, ka totalin e aktiveve afatgjata. Totali i aktiveve afatgjata, të nderuar qytetarë, në një gjuhë të thjeshtë do t'i referohej makinerive dhe pajisjeve. Gjithsej ka 220 mijë lekë. Shifeni pak, 220 mijë lekë, zoti Peka. Pra, jemi duke folur për një kompani që edhe një kioskë e vogël është më e madhe. Dhe shikoni pak aktivet afatshkurtra, në gjuhën popullore do ta thjeshtësoj. Shikojeni pak. Pra, totali i pasurisë, me demek, jo i pasurisë tamam, se është koncept tjetër kapitali, është 947 milionë lekë. Dhe të gjitha këto, që ta kuptoni, janë paradhënie. Janë paradhënie nga buxheti i shtetit.
Tani, kur u bë ligji, Roni do ishte investitor. Shifeni pak kapitalin. Kapitali është pasuria që vjen nga bashkëpronarët dhe pastaj trashëgohet dhe fitimi. Pra, akumulohet fitimi. Nuk dua të hyj në terma teknikë. Pra, kapitali... po ku janë paratë e Ronit që i ka investuar? Është negativ, zoti Peka, shikoje pak, është negativ. Pra, kompani që ka futur tubin në kraharorin e buxhetit të shtetit dhe thith gjak nga aorta e buxhetit të shtetit. Procedurë pa tender, pa tender. Një anti-pseudo, anti-korrupsionist brenda grupit parlamentar, ka folur ndonjëherë për këtë? Ose për plaçkitësin? Jo. S'ka folur. Flet për çfarë të duash ti, edhe për eklipsin e hënës, po nuk merret me këtë. Se e njeh shumë mirë.
Se çfarë është kjo? Se po mos ta njihte, do thoshte nuk e njihte. E njeh shumë mirë. Pra, kjo pasqyrë financiare tregon krimin. Tregon se si skajon kjo kompani terroriste që iu dorëzohen kompanive private, që pastaj thithet gjaku nga aorta, nga kraharori i buxhetit të shtetit dhe i shqiptarëve. Ja kreu i organizatës që del atje dhe mburret dhe bën aktorin dhe kërcënon. Kreu i organizatës kërcënon. Vazhdo, kërcëno. Kërcëno edhe në SMS që i shkruan. Edhe në SMS që i shkruan. Dhe mendon se t'u shkruajtën... po, po, vazhdo. Ja ku ke shtrydhje nga buxheti i shtetit. Do t'i lutesha regjisë ta nxirrnin. E mbani mend kur kam thënë që ka emëruar komandantin e forcave tokësore, e ka ndryshuar? Për këtë gjë e ka ndryshuar, se jo çdo njeri firmos me sy mbyllur. S'janë të gjithë Ermal Raketa. As Plaçkitësja. As Akshi. Ka njerëz që kanë dhe tru në kokë," tha Ahmetaj.
Në intervistën të Arben Ahmetajt në ‘Çim Peka LIVE’, është publikuar dhe përgjimi ku izraeliti i Edi Ram&e...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka mbërritur në ditën e 100-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të k&e...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Ergys Agasi është bërë i fuqishëm nga vetë kryeministri Edi Rama....
Një tjetër pretendim i fortë është bërë publik nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në intervistën ...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Marshimi i protestës në ditën e 100-të të revoltave qytetare kundër Edi Ramës, kaloi edhe nga Drejtoria e Policisë s&eum...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj, akuzon Ram&...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Reforma Territoriale, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë edhe sot në shesh për të protestuar, banorë...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka publikuar një audiopërgj...