POLITIKE

Kalaja: Rama nën shantazh, presioni më i madh i vjen nga Balluku dhe krimi i organizuar

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 18:59
Kalaja: Rama nën shantazh, presioni më i madh i vjen nga Balluku dhe

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet në një situatë shumë të vështirë për shkak të rëndimit të pozitave juridike të Belinda Balluku, për të cilën sipas saj SPAK ka prova për shantazh dëshmitarësh dhe ka rritur kualifikimin e veprave penale, me rrezik dënimi deri në 35 vite.

Kalaja tha se presioni ndaj Ramës vjen si nga Balluku, ashtu edhe nga krimi i organizuar, duke shtuar se kryeministri nuk mund të bëjë më zgjedhje politike.

Kalaja: E para njëherë, Edi Rama realisht ka kohë që po e bën këtë negociatë, sepse janë dy çështje paralele shumë të rënda. Në informacionet që kam, po edhe në këndvështrimin tim personal, Rama situatën më të vështirë e ka me AKSHI-n sesa me Belinda Ballukun. Por duke mbrojtur Belinda Ballukun, Edi Rama mbron personalisht pozicionin e tij si kryeministër. Ndërkohë, marrëdhëniet familjare, aferat brenda oborrit të familjes, që siç e kam thënë me rastin e Ergys Agasit, i ka shkuar në krevat, në dhomën e gjumit.

Rama e ka shumë të vështirë për të zgjedhur sot. Pse e them këtë? Këtë e them se sot prokurorët e SPAK-ut kanë thënë që kemi prova që Belinda Balluku ka shantazhuar dëshmitarë.

Jo vetëm nëpërmjet pozicionit të saj. Kjo është një anë që është vepër penale dhe në jurisprudencë kjo quhet krim vijues. Dhe nga ana tjetër, rëndohen pozitat juridike të Belinda Ballukut. Dhe jo më kot përfaqësuesit e SPAK-ut sot kanë thënë që ka ndryshuar kualifikimi, në thonjëza, për vitet që mund të dënohet.

Nga 10 maksimumi 35. Dhe provat e reja që ato pretendojnë që nuk ka përfunduar së mbledhuri, pra se nuk jemi, ne kemi një president të Republikës si zoti Meta, i cili ka mbaruar mbledhja e provave, ka shkuar për gjykim dhe ai mbahet akoma në arrest me burg. Ndërkohë, të gjithë këtë kolaps ku ne jemi sot, në fakt, për hir të së vërtetës, me gjithë punën që ato kanë bërë me shumë vonesë, unë mendoj që e ka nisur SPAK-u.

Sepse SPAK-u së pari, nuk kishin pse shkonin në gjithë këto abuzime që ka bërë kjo zonja, në masat e sigurimit më të lehta, po mund të shkonin që në fillim me kërkimin e autorizimit për arrest. Sepse në moment që ti një zyrtari kaq të lartë i komunikon akuzën, pra ke mbyllur një pjesë të mirë të hetimeve, ka rrezik potencial për rëndimin e situatës juridike të Belinda Ballukut.

Siç po rezulton. Ndërkohë, pjesa tjetër e rëndë e kësaj situate është që këto kanosje, këto kërcënime nuk janë bërë vetëm nga Belinda. Janë bërë dhe nga krimi i organizuar.

Tani të qëndrojmë pak këtu. Kush është problemi që po kalon sot Edi Rama? Po kërcënohen dëshmitarët nga krimi i organizuar, apo po kërcënohet vetë Edi Rama nga krimi i organizuar? Sepse, ndërkohë që në shtator, edhe partnerët ndërkombëtarë, edhe sinjalet, siç i kemi ne sinjalet, i ka dhe Edi Rama sinjalet.

Sinjalet nga partnerët ndërkombëtarë, po edhe nga SPAK-u, flisnin për rëndimin e situatës juridike të Belinda Ballukut. Ndërkohë, Edi Rama nuk përfilli asgjë dhe e la po në të njëjtin pozicion. Ne morëm vesh shumë thashetheme. Unë mendoj që sot, nga Belinda Balluku dhe njerëzit e krimit të organizuar pranë Belinda Ballukut, presionin më të madh po ja bëjnë Edi Ramës. Ndërkohë Edi Rama është në një pozicion shumë të vështirë. Të lëshojë Lindën apo të lëshojë Belindën. 

Nuk e vendos dot atë as kryeministri, as kuvendi. Pra, këto kanë filluar një procedurë që për mua është antikushtetuese dhe antiligjore, që ato fillojnë bëjnë gjyq në Këshillin e Mandateve. Në Këshillin e Mandateve bëhet një seancë për të parë vetëm anën formale të kërkesës.

Dhe kërkesa formalisht, është që a ka bazë kërkesa e SPAK-ut? A është e parashikuar në ligj ajo që thotë SPAK-u, qoftë edhe baza ligjore referuese dhe mbi të gjitha, thelbësore është që a përbën kjo një kërkesë politike. Në rastet e tjera, ne kemi parë që Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka marrë vendimin në një periudhë shumë të shkurtër, për të mos përmendur fare pjesën e zotit Berisha që ishte dukshëm politike. Dhe për t'u kthyer te zoti Berisha, po pse nuk thanë këto në kohën e zotit Berisha që mjafton masa e detyrimit për paraqitje dhe bllokimi i pasaportës.

 

Në pjesën e kualifikimit të veprës penale dhe të rëndimit të masave apo të ndryshimit të kushteve, thuhet në ligj, është kompetencë e organit të akuzës për të vendosur kush është masa më e përshtatshme për një subjekt të caktuar. Dhe për sa kohë që vetë kryeministri apo të gjithë enturazhi rreth tij na sajuan këtë pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që në çfarëdo lloj rrethane vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk kishte lidhje me kërkesën e SPAK-ut, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese edhe nëse do dilte në favor të kryeministrit, do përbënte një precedent kushtetues, por kurrsesi nuk mund të lidhej me kërkesën për masë. Sepse ne po marrim të enjten, u rrëzua kërkesa, pra nuk u pranua nga kuvendi që të paktën deklaratat kështu janë.

Unë besoj se shantazhi që po i bëhet Edi Ramës dhe ato shtatë orët e kuvendimit në prani dhe të ish-ministrit të drejtësisë, sepse ne të katërt këtu e kuptojmë shumë mirë që në tetor të 2025-ës, Ulsi Manja nuk ishte ministër i drejtësisë. Dhe se çfarë roli kishte Ulsi Manja që të rrinte në kryeministri në një situatë prej shtatë orësh, ishte kërcënimi që ka filluar nga Belinda Balluku që Edi Rama i pëlqen, s'i pëlqen, nuk e shmang dot dhe i thotë, unë do të marr me vete.

Dhe i krimit të organizuar ndaj Edi Ramës dhe asgjë që ka bërë Belinda Balluku nuk mund të ndahet nga Edi Rama dhe çfarëdo negociatash që të bëjë Edi Rama, unë të gjithën këtë e shikoj si në një moment shumë të vështirë për Edi Ramën. Nuk është, nuk është në situatë që ai mund të bëjë negociata, ai mund të bëjë zgjedhje që unë do lë këtë dhe do marr atë, sepse në të gjitha situatat, uji i ka shkuar te këmbët.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?