POLITIKE

Këlliçi: Nuk do të tërhiqemi pa çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj dhe themeluesin e narkoshtetit, Edi Rama

n.f Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 14:32
Këlliçi: Nuk do të tërhiqemi pa çuar para
Kellici

TIRANË-Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot në një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se nuk do të tërhiqen pa çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj dhe themeluesin e narkoshtetit, Edi Rama.

Ai më tej tha se në një vendim të turpshëm, skandaloz, të denjë për republikat e bananeve, ditën e djeshme, organizata partnere që mbulon drejtësinë në PS, e cila sipas vetë fjalëve të kolegut të tyre Erion Veliaj, paguhet me buxhetin e Partisë Socialiste dhe godinën e ka marë dhuratë nga Bashkia Tiranë, na tha se përgjegjës për vjedhjen e 132 milionë eurove, janë 12 punonjës të thjeshtë të Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Mjedisit, të cilët do të gjykohen për veprën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim.

Sipas tij Engjëll Agaçi dhe Edi Rama personat drejtpërdrejtë përgjegjës për këtë shkelje flagrante, e ndërkohë sot SPAK me urdhër të tyre, po çon në burg Anëtarët e Komisionit të Dhënies së Konçensionit, të cilët pa lejen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, nuk mund as të shkonin në tualet.

DEKLARATA E TË DELEGUARIT POLITIK PËR TIRANËN I PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë, Kushdo që ka patur edhe më të voglin dyshim, se kolegët e pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë dhe kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal Erion Veliaj, do të bënin drejtësi për aferën e shekullit, atë të vjedhjes së 132 milionë eurove përmes një inceneratori që nuk ekziston, dje ka marë një goditje dhe mesazh të qartë nga SPAK.

Në një vendim të turpshëm, skandaloz, të denjë për republikat e bananeve, ditën e djeshme, organizata partnere që mbulon drejtësinë në PS, e cila sipas vetë fjalëve të kolegut të tyre Erion Veliaj, paguhet me buxhetin e Partisë Socialiste dhe godinën e ka marë dhuratë nga Bashkia Tiranë, na tha se përgjegjës për vjedhjen e 132 milionë eurove, janë 12 punonjës të thjeshtë të Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Mjedisit, të cilët do të gjykohen për veprën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim.

Këta 12 punonjës, sipas SPAK janë përgjegjës për dhënien e bonusit 8% të pikëve kompanisë që nuk ekzistonte Integrated Energy BV sh.p.k., ku ndërkohë nuk ka sot shqiptar që nuk e di që personi i cili ka firmosur këtë bonus, edhe pasi është njoftuar dy herë nga dy Ministrat e atëhershëm Manjani dhe Felaj se kjo kompani nuk ekzistonte, është vetë Edi Rama.

Janë Engjëll Agaçi dhe Edi Rama personat drejtpërdrejtë përgjegjës për këtë shkelje flagrante, e ndërkohë sot SPAK me urdhër të tyre, po çon në burg Anëtarët e Komisionit të Dhënies së Konçensionit, të cilët pa lejen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, nuk mund as të shkonin në tualet.

Sipas SPAK, këta 12 punonjës janë përgjegjës edhe për procedurën e dhënies së konçensionit për ndërtimin e inceneratorit, edhe pse nuk ka sot shqiptar që nuk e di se është Erion Veliaj ai, i cili fillimisht propozoi këtë projekt dhe pas refuzimit kategorik të 2 ish ministrave të Financave të kohës, Cani dhe Ahmetaj, vetë Erion Veliaj firmosi më 27 mars 2017 miratimin e këtij konçensioni, në shkelje të plotë të Ligjit për “Vetqeverisjen vendore”, pa pyetur aspak Këshillin Bashkiak për këtë angazhim dhe gropë financiare në të cilin i futi qytetarët e Tiranës për 30 vite. 

Sipas SPAK, këta 12 punonjës janë përgjegjës edhe për të dhënat fiktive në studimin e fizibilitetit i cili u përdor për të rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve në 29 euro/ton, studim të cilin e kemi publikuar të plotë nga kjo foltore dhe me të cilin kemi parë pronarin faktik të inceneratorit Erion Veliajn, të rrihte gjoksin, studio më studio, duke thënë se po i kursente para qytetarëve të Tiranës përmes miratimit të këtij konçensioni hajdutërie dhe babëzie, i cili sot e ka çuar tarifën reale të pastrimit dhe depozitimit të mbetjeve të Tiranës në 101 euro/ton, nga 35 euro/ton që ishte propozimi fillestar i IFC dhe Bankës Botërore.

Të nderuar qytetarë, Dy fjalë dua ti them personalisht edhe si qytetar dhe djalë i këtij qyteti. E di që shumë prej jush janë lodhur apo mësuar tashmë me skandalet dhe vjedhjet e kësaj mazhorance. E di që për ju nuk është më ndonjë habi apo lajm nëse Erion Veliaj vjedh me skemën 5D të 5 Drejtorëve apo me skemën 7S të 7 Specialistëve.

Ne e dimë tashmë se në krye të Bashkisë Tiranë qëndron Erion Veliaj si simboli i hajdutërisë më banale që ka parë historia e këtij qyteti dhe në krye të qeverisë vijon të qëndrojë themeluesi i Narkoshtetit të parë në Evropë, Edi Rama. Por ky moment kërkon edhe më shumë forcë, besim, kurajo e qëndrueshmëri nga të gjithë ne, nga unë i pari, nga çdo opozitar dhe nga çdo shqiptar që ka vendosur të punojë e jetojë në këtë vend.

Edhe pse SPAK ka rrëzuar tashmë çdo alibi apo ka hequr maskën se u ngrit si institucion për goditjen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, edhe pse SPAK tashmë është rreshtuar totalisht në shërbim të verbër të pushtetit dhe është kthyer në vegël politike të qeverisë, ne nuk do të dorëzohemi.

Garantojmë çdo qytetar shqiptar se Partia Demokratike do vijojë këtë betejë pa asnjë kompromis. Ne nuk do të tërhiqemi pa çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit Tiranë Erion Veliaj dhe pa diskutim themeluesi i Narkoshtetit të parë në Evropë, Edi Rama do të ketë fundin më të zymtë politik e do të damkoset njëherë e përgjithmonë si kreu i një karteli droge dhe jo si kreu i një shteti të lirë e demokratik.

Në ditët në vijim, ne do të vazhdojmë publikimin e dokumentave të reja për aferën e inceneratorit Tiranë, si vjedhjen më flagrante e të dokumentuar që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Garantojmë qytetarët shqiptarë se çdo zyrtar, prokuror apo gjyqtar, që bëhet palë dhe rreshtohet krahë hajdutëve në qeveri dhe Grupit të Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, do të mbajë përgjegjësi një ditë para ligjit dhe shqiptarëve të thjeshtë. Ju faleminderit.

belind këlliçi erion veliaj edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan