Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
KOSOVË - Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia ka hedhur poshtë si të paafatshme Lëvizjes Vetëvendosje kërkesën për shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.
Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, pretendoi në ankesën e saj ditë më parë se ka pasur “manipulim” të procesit të votimit përmes postës. Në vendimin e saj, PZAP-ja tha se Vetëvendosje e paraqiti ankesën e saj pas afatit ligjor për paraqitjen e ankesave, i cili është 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Vetëvendosje bëri ankesë mbrëmjen e 7 marsit, ndërsa numërimi i votave përmes postës përfundoi pasditen e 4 marsit, sipas vendimit.
Vetëvendosje ka të drejtë të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.
Ndërkohë, PZAP-ja ia pranoi asaj ankesën lidhur me rinumërimin e 1.631 fletëvotime të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit, sipas propozimit paraprak të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sekretariati i KQZ-së rekomandoi që të hapeshin për rinumërim 177 kutive të votimit për vlerësim të votave të pavlefshme, teksa në këto përfshiheshin 1.631 fletëvotime të shpallura të pavlefshme.
Vetëvendosje fitoi më së shumti vota nga votimi me postë, 51.57 për qind, apo me mbi 31.000 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës arriti t’i sigurojë 30.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me 3.23 për qind.
Mbi 84.000 shtetas të Kosovës në mërgatë kishin zgjedhur të votonin përmes postës për zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Në aneksen e saj, Vetëvendosje kishte pretenduar se “ky organizim i tillë i votimit, unik dhe mirë i organizuar në formë manipuluese, nuk ka mundur të ndodhte pa një organizim, koordinim dhe bashkëveprim me deputetët e LDK-së”.
Ndërkohë, Manxhuka shkroi më 8 mars në Facebook se “është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare”.
Procesi i numërimit të të gjitha votave përfundoi më 5 mars, rreth një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend më 9 shkurt.
Sipas rezultateve përfundimtare, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike, me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.
Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës. Si partia e parë, Vetëvendosje i ka fituar 396.022 vota, apo 42.27 për qind, duke i siguruar 48 ulëse. Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.
Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të. KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve në mes të këtij muaji. Analistët thonë se ka disa opsione të mundshme për formimin e qeverisë së re./REL
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç ka akuzuar qeverinë serbe për shfrytëzimin e serbëve të...
Foto ilustruese TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar këtë të diel kryeministrin Edi Rama. Në nj...
Takimi TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi që zhvilloi paraditen e kësaj të diele me anëtarët e qe...
TIRANË -Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhviluar një takim ditën e sotme me deputeten e Forza Italia-s, Rosaria Tassinari,...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po vijon sot me takimet me drejtuesit e qarqeve në vilën 30 në kryeqytet. Mësohet se takimet po b&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me drejtuesit politikë të qarqeve ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ...
TIRANA- Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë dhe të Partisë Socialiste e cila u zhvillua ...
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa që të anulojë rezultatet e votimit me po...
ABU DHABI- Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Ra,a mori pjesë në samitin e "Forbes30/50", në Abu Dhabi. Linda Rama bisedoi...
TIRANA- Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur mbi negociatat me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se marr&eu...