POLITIKE

Kërkoi seancë urgjente për mandatin e Xhaçkës, Spiropali i përgjigjet Bardhit: Pa raportin e Këshillit të Legjislacionit nuk mund të thirret Kuvendi

r.ll Përditësimi i fundit 8 Gusht 2024, 18:12
Kërkoi seancë urgjente për mandatin e Xhaçkës,
spiropali, bardhi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur kërkesë së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit për thirrjen e një seance urgjente parlamentare për mandatin e Olta Xhaçkës. 

Në një përgjigjen e tyre, Kuvendi sqaron se pa pasur një raport të Këshillit të Legjislacionit, nuk mund të ketë thirrje të një sesioni të jashtëzakonshëm të Parlamentit.

Më tej sqarohet se raporti i mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit më 27 gusht do t’i përcillet seancës së parë që do të nisë në shtator, ku pritet edhe të diskutohet.

Përgjigja e Elisa Spiropalit ndaj Gazment Bardhit:

Në Kuvendin e Shqipërisë me shkresën me nr. 3155 prot, datë 7.8.2024 keni depozituar kërkesën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përmes së cilës kërkohet thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm me rend dite:

1- Zbatimin e vendimit nr. 1, datë 23.1.2023 dhe vendimit nr. 55, datë 10.7.2024 të Gjykatës Kushtetuese.

2- Dërgimin e mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Gjithashtu, kërkohet caktimi i datës dhe orës së mbledhjes brenda 3 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

Për sa më sipër ju sqarojmë se:

Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 55, datë 10.7.2024 ka vendosur:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt jo më pak se 1/10-ta e deputetëve.

3. Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.4.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

4. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.”

Për zbatimin e vendimit të lartpërmendur të Gjykatës Kushtetuese, ashtu sikundër edhe për të gjitha vendimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese zbatohen dispozitat kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit.

Neni 132 i Kushtetutës parashikon:

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare”

Neni 75, pika 2, i Kushtetutës parashikon se “Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar nga shumica e të gjithë anëtarëve.”

Rregullorja e Kuvendit në nenin 87 parashikon:

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit i përcjell Këshillit për Legjislacionin vendimet e Gjykatës Kushtetuese për:
a) vlerësimin e kushtetutshmërisë së legjislacionit që ka nismëtar deputetin/deputetët
b) interpretimin përfundimtar të Kushtetutës;
c) zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencës kur Kuvendi është palë;
ç)shkarkimin e funksionarëve kushtetues, të cilët zgjidhen nga Kuvendi

di rastet kur kërkesa në Gjykatë Kushtetuese është paraqitur nga jo më pak se 1/5 e deputetëve

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që kanë efekt në legjislacion, merren në shqyrtim nga Këshilli për Legjislacionin brenda 30 ditëve pas botimit të tyre në Fletoren Zyrtare.
Këshilli analizon dhe diskuton, sipas përcaktimeve të bëra në këtë Rregullore, efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për çështjet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Këshilli harton një raport dhe ia paraqet atë Kryetarit të Kuvendit.”
Në zbatim të bazës ligjore të sipërcituar, vlerësohet se edhe vendimi nr. 55, datë 10.7.2024, i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare nr. 139, datë 7.08.2024, duhet të ndjekë procedurën e përcaktuar në nenin 87 të Rregullores së Kuvendit.

Këshilli për Legjislacionin është organi i Kuvendit, i cili analizon dhe diskuton efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetues për çështjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kompetencës ku Kuvendi është palë dhe harton një raport të cilin ia paraqet Kryetarit të Kuvendit.

Për rrjedhojë, kërkesa e paraqitur nga 1/5 e deputetëve për thirrje të Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, në kushtet e mungesës së një akti të Këshillit për Legjislacionin, (raport/projektvendim), i cili i duhet paraqitur Kryetarit të Kuvendit dhe më tej seancës plenare, e bën të pamundur zbatimin e nenit 74, pika 3, të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 2, të Rregullores së Kuvendit.

Nisur nga sa më sipër, referuar dispozitave të rregullores së Kuvendit, përkatësisht neneve 14, pika 6, dhe 32, pika 1, me urdhrin nr. 54, datë 8.8.2024, kam thirrur mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit për Legjislacionin me rend dite shqyrtimin e vendimit nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, ju informoj se shqyrtimi në seancë do të bëhet menjëherë me fillimin e sesionit të ri parlamentar, pasi të jetë përcjellë raporti i Këshillit për Legjislacionin.

Ky trajtim nuk cenon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sipas përcaktimit në dispozitivin e tij, as parashikimin në nenin 66/a, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ku parashikohet se:

“Kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë”.

elisa spiropali gazment bardhi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan