
Këshilli Bashkiak i Pogradecit në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë ka vendosur rritjen e tarifës së parkimit nga 50, në 100 lekë për disa prej zonave të qytetit.
Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak ka miratuar gjithashtu edhe shtimin e zonave ku parkimi do të jetë me pagesë, për llogari të shoqërisë “Pogradeci Invest”, e cila merret me menaxhimin e parkimeve publike në qytet.
Projektvendimi ka kaluar me 18 vota pro nga këshilltarët e majtë, 4 vota kundër dhe 2 abstenime.
Opozita është shprehur kundër dhe e ka denoncuar vendimin si akt në dëm të qytetarëve pogradecarë.
Ndërkohë, në seancë ka pasur debate të ndryshme lidhur me këtë projektvendim të sjellë nga administrata e bashkisë.
Disa këshilltarë e kanë kundërshtuar gjatë mbledhjes, ndërsa subjekte të ndryshme politike, si Partia e Lirisë, kanë dalë në deklaratë publike, duke nënkuptuar distancim nga kjo vendimmarrje, e cila, sipas tyre, rëndon në xhepat e qytetarëve.
Ky është një nga projektvendimet që, brenda një kohe të shkurtër, parashikon rritjen me 50% të tarifave të parkimeve publike në qytetin e Pogradecit. Pra, qytetarët dhe pushuesit që më herët paguanin 50 lekë për orë, tashmë do të detyrohen të paguajnë 100 lekë për orë.
Partia e Lirisë bëri edhe një deklaratë nëpërmjet Sekretarit Politik në Qarkun e Korçës, Gentian Çala:
“Partia e Lirisë, Dega Pogradec, distancohet nga qëndrimi i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, të cilët kanë votuar sot për rritjen e çmimeve, më saktë dyfishimin e tyre dhe zgjerimin e vendparkimeve me pagesë ne qytet.
Ky qëndrim, kjo vendimmarrje, dëshmon edhe një herë se Bashkia Pogradec nuk ka aspak në fokus interesin e qytetarëve, por u shërben interesave klienteliste të të gjithë atyre që përfitojnë prej tyre.
Mjafton të shikoni situatën e rrugëve brenda qytetit, të trafikut të rënduar dhe të mungesës së parkimeve për të kuptuar se e gjithë sipërmarrja nuk ka aspak për qëllim
lehtësimin e jetesës së qytetarëve, por thjesht futjen e dorës në xhepat e tyre, sa me taksa dhe tarifa të fryra, po aq edhe me gjoba.
Përshëndesim qëndrimin e këshilltareve opozitarë, të
cilët megjithëse nuk i kanë votat për ta ndalur këtë turravrap interesash, kanë të gjithë kurajon ta kundërshtojnë atë, kurse ju, të dashur qytetarë, keni mundësi ti thoni jo kësaj përmes votës suaj në zgjedhjet e ardhshme vendore!”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Maj13:44
Mediu në IDU: Shqipëria në udhëkryq, korrupsioni sistemik dhe integrimi drejt BE i vonuar
Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, njëherësh dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Fatmir Mediu, de...
POLITIKE
2 Maj12:54
Berisha akuza Ramës për pasurinë: Shkarkoi drejtoreshën e ILDKPI se nisi hetimet
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për pasurinë, duke thënë se ka ndërtuar një kopsht privat në Surre...
POLITIKE
2 Maj12:23
“Energjia e Tigrave të Belindës 6 herë më shtrenjtë”, Gazment Bardhi thirrje SPAK: Ndiqni paranë! Një vit pas dorëzimit të dokumenteve…
Kreu i Grupit Parklamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka kujtuar se një vit më parë ka dorëzuar në Prokurorin&e...
POLITIKE
2 Maj11:38
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE i marrë peng nga qeveria, korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta po bllokojnë Shqipërinë
Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar rezolutën e 8-të për Shqipërinë, duk...
POLITIKE
1 Maj21:09
Vasili publikon video-skandal nga burgu: Mejhane me drogë e alkool, ndërsa Ilir Meta trajtohet çnjerëzisht
Ish-deputeti Petrit Vasili ka publikuar një video që, sipas tij, përbën një skandal të rëndë në sistemin penitencia...
POLITIKE
1 Maj19:52
Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat
Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, delegacioni i Partisë Demo...
POLITIKE
1 Maj15:25
Pamja e Ilir Metës në gjyq ngjalli debat në rrjet, reagon Monika Kryemadhi
Pas reagimeve të shumta në media dhe rrjete sociale për pamjen e ish-presidentit Ilir Meta gjatë seancës së fundit gjyqësore,...
POLITIKE
1 Maj13:23
Meta: Trajtohem me standard çnjerëzor! Paraburgimi është shndërruar nga Rama si instrument ndëshkimi
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar duke falënderuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit për një raport që sipas tij evi...
POLITIKE
1 Maj12:45
Berisha takim me presidentin e IDU: Shqipëria ka 5 probleme të mëdha!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Zagrebi ku takoi mes të tjerëve edhe Presidentin e IDU, Stephen Harper u shpreh se Shqipëria ka bë...