POLITIKE

Kompjuterat e AKSHI-t u përdorën për ndryshimin e ID-ve të personave që kanë probleme me Drejtësinë

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Tetor 2026, 16:36
Kompjuterat e AKSHI-t u përdorën për ndryshimin e ID-ve të

Një hetim i hapur nga prokuroria e Tiranës për ndryshimin në Gjendjen Civile të identiteteve të disa personave me precedent penale, ka vënë në qendër të vëmendjes dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit.

Kjo pasi gjatë verifikimeve të kryera, ka rezultuar se në disa raste domainet hyrëse janë zbuluar të jenë përdorur pikërisht nga zyrat e AKSHI-it në Tiranë. Bëhet fjalë për rreth 60 ndërhyrje në sistem, duke sjellë ndryshimin e identiteteve.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se lidhur me këtë problematikë, anëtarë të grupit të hetimit pranë prokurorisë së Tiranës, javën e kaluar kanë zhvilluar një takim me Drejtorin e AKSHI-t, Igli Tafa, me qëllim ngritjen e një grupi bashkëpunimi për lokalizimin e kompjuterëve dhe më pas identifikimin e zyrtarëve, që kanë hyrë përmes AKSHI-t në Gjendjen Civile, duke ndryshuar identitetet.

Hetimi ka provuar se nga AKSHI, është hyrë në sistemin e Gjendjes Civile, përmes një “User-Name” të quajtur “Pandeli Shiroka”, i cili më parë ka qënë një punonjës i Gjendjes Civile, por prej 16 qershorit 2023, “Pandeli Shirokaj” ka dalë në pension.

Tashmë një sërë veprimesh janë duke u kryer si nga strukturat drejtuese të AKSHI-t, por edhe nga prokuroria e Tiranës, me shpresën e gjetjes së personave që kanë mundësuar hyrjen në sistemin e Gjendjes Civile, përmes kompjuterëve të AKSHI-t, nga ku më pas kanë ndryshuar të dhënat për personat përgjegjës.

Nisur nga kjo situatë, në mesin e muajin Shtator 2026, Aurel Kotorri, një punonjës i Ministrisë së Brendshme me detyrë specialist IT dhe Orjola Omi, e punësuar pranë njësisë bashkiake nr.3 në Tiranë, janë pezulluar nga detyra, pasi prokuroria e Tiranës ka zbuluar implikimin e tyre në një skemë të falsifikimit të gjendjen civile për disa persona.

Vendimi për pezullimin e tyre nga detyra publike është marrë nga gjykata e Tiranës. Ndërkohë në kërkim me masën e “Arrestit në burg” gjykata ka shpallur vlonjatin Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi apo David Isaac. Por tanimë hetimi është përqendruar në zbulimin e identitetit të zyrtarëve përgjegjës brenda institucionit të AKSHI-t, nga ka rezultuar se janë kryer ndërhyrjet.

Sipas dosjes hetimore profili i një punonjësi të Gjendjes Civile në Horë-Vranisht, me emrin “Pandeli Shirokaj”, i cili ka 3 vite që kishte dalë në pension është përdorur më pas nga zyrtarë të Gjendjes Civile dhe AKSHI-t, për të kryer në 60 raste ndryshimin e identiteteve të personave të ndryshëm në Shqipëri.

Në dosje thuhet se veprimet e tij aktive kanë cenuar veprimtarinë normale të organeve shtetërore si dhe kanë cenuar dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar ndërkombëtarisht, duke përdorur dokumente të falsifikuara sikur janë lëshuar nga shteti i Izraelit.

Indrit Aliu, tregon me veprimet e tij për një rrezikshmëri të lartë shoqërore duke përdorur dokumente të falsifikuara për tu pajisur më tej me dokumente identiteti të rreme si kartë identiteti dhe pasaportë biometrike, për të lëvizur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me gjeneralitete të rreme.

Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi, rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në David Isaac, në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë Bashkia Vlorë.Por në 27 Nëntor 2025 nga ana njësisë administrative nr. 5 Bashkia Tiranë, ku ky person rezulton banor, është konstatuar ndryshimi gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike.

Zyra e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ka hetuar dhe shqyrtuar rastin dhe ka vendosur kthimin e gjeneraliteteve të mëparshme nga David Isaac në Indrit Kolleshi.Ndërkohë në 29 dhjetor 2025 është bërë një kërkesë për ndryshimin e vendbanimit duke u caktuar si adresë e re për vendbanimin Njësia Administrative nr 3 Bashkia Tiranë.

Mirëpo në 13 Janar 2026, rezulton se nga ana e Njësisë administrative nr. 3 Bashkia Tiranë, rezulton se janë kryer veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit sipas një certifikate që mban të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Izraelit nga Endrit Kolleshi në David Isaac, të dhëna që mbahen dhe aktualisht nga ky person.

Nisur nga këto rrethana, prokuroria ka konstatuar se ka dyshime se ndryshimet e emrit dhe mbiemrit janë kryer në kundërshtim me ligjin “Për gjendjen Civile” dhe se dokumentet në gjuhën hebraike të paraqitura nga Indrit Aliu janë të falsifikuara.

Punonjësja e Gjendjes civile të Zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake nr.3 Tiranë, Orjola Omi, duket se ka pranuar në kundërshtim me ligjin një akt të emërtuar certifikatë për ndryshimin e emrit të lëshuar sipas dokumentit nga Ministria e Brendshme e Shtetit të Izraelit./Syri

 

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime