Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Pas lajmit që qarkulloi së fundmi për gjetjen e mundshme të Bleona Matës dhe pretendimeve të bëra nga avokati Alban Duraj p&e...
Vlora Hyseni ka hyrë në territorin shqiptar pak momente më parë, pas vendimit të GJKKO-së për caktimin ndaj saj të mas&e...
Një i burgosur në Melburn, i cili u arratis nga autoritetet ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të...
Një gjykatë shqiptare ka pezulluar shefen e inteligjencës së vendit dhe ka urdhëruar arrestin e saj në shtëpi me dyshimin p&e...
Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet për precedentë të mëparshëm, është arrestuar në fl...
Një denoncim i ardhur në redakinë Piranjat news, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e mjeteve të rënda në zonë...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën rurale të Valloscura-s, pranë kufirit me Capodarco të Fermo...
Gazetari Artan Hoxha duke folur lidhur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyse...

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak” të martën, duke shkaktuar krizën më të rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare për dekada.
Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore.
Sipas një burimi në dijeni të çëshjes, masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH derivojnë nga hetimi që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme miratoi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “arrest në shtëpi” për Hysenin.
Shërbimi Informativ Shtetëror është institucioni qendror i inteligjencës në Shqipëri dhe ka për mision mbrojtjen e sigurisë kombëtare, duke identifikuar dhe analizuar kërcënime që mund të prekin interesat kombëtare.
Hyseni e drejton SHISH-in që prej prillit të vitit 2023, kur u emërua jo pa debate nga kryeministri Edi Rama për shkak të shtetësisë kosovare dhe një shkarkimi të paqartë si numri 2 i shërbimit të inteligjencës kosovare.
Për të njëjtën dosje u paraqit në SPAK mëngjesin e së martës edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Nën hetim, mësohet se janë dhe disa punonjës policie dhe po punohet për ndalimin e tyre.
Proda u largua nga detyra në fillim të muajit mars, ndërsa drejtues të tjerë policie të emëruar prej tij u larguan nga funksionet e larta në korrik. Pak ditë pas këtyre lëvizjeve në organikën e drejtuesve të Policisë së Shtetit, filloi puna për ndalimin e Ergys Agasit, operacion që u finalizua më 26 gusht me arrestimin e tij.
Agasi u ndalua së bashku me Uljan Shpatarakun, një ish-drejtues i Policisë së Elbasanit.
Për më shumë se një dekadë, AKSHI menaxhoi një buxhet të stërmadh, ku vetëm në 19 procedura të hetuara nga SPAK u llogarit një fond limit prej 5.9 miliardë lekësh (rreth 59 milionë euro). Hetimi zbuloi se drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi i kishin lënë këto fonde në duart e një grupi të strukturuar kriminal, duke paracaktuar fituesit dhe duke siguruar devijimin e dhjetëra milionë eurove drejt llogarive të biznesmenit të IT-së, Ermal Beqiraj dhe biznesmenit Ergys Agasi.
Ortaku i Agasit, Ermal Beqiraj u arrestua në Francë më 24 korrik, ndërsa po fluturonte me një avion të lehtë në një hapësirë ajrore të kufizuar mbi centralin bërthamor të Penly-t dhe u shoqërua nga forcat ajrore derisa u ul në aerodromin e Albertit në rajonin e Somme-s në veri të Francës.
Sipas SPAK, hetimet e mëtejshme të autoriteteve franceze identifikuan pasuritë e Beqirajt në Francë, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqiraj dyshohet se transferoi drejt Francës një pjesë të fitimeve të paligjshme me të cilat bleu një kështjellë, dy apartamente, mjete motorike dhe mbi 2 milionë euro i depozitoi në llogari bankare./BIRN
Grupi i strukturuar kriminal në dosjen e AKSHI-t po dëshmon sërish, kapjen e institucioneve shtetërore. Sot, shefja e Shërbimit Sekr...
Arrestimi i shefes së SHISH, Vlora Hyseni, është një skandal pa precedent në botë. Por edhe pse është një rast u...
Në Komisionin e Sigurisë janë zhvilluar diskutime e debate, pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj kreut të SHISH Vlora Hys...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas aksionit të SPAK dhe vendimit të GJKKO-së pë...
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv ka qenë këshilltari bashkiak i PD dhe eksperti i ekonomisë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve për masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hysen...
Tirana pa kokë për të cilën kryeministri bën sikur vajton sa herë flitet për Erion Veliajn e kycur pas hekurave të qel...
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Evropian. Të 33 kapitujt janë hapur dhe në k...
Deputeti i Partisë Dmokratike Igli Cara ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv. Ai ka komentuar në bisedë me ...
Qytetarët do të mblidhen sot për të 115-tën ditë në sheshin përpara Kryeministrisë për të kërkuar ...