8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it, si dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Për Kurtin, tema kryesore e diskutimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa për disa nga përfaqësuesit e QUINT-it, ishte krijimi i institucioneve të reja në Kosovë.
“Kryeministri Kurti u shpreh se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret ligjore dhe institucionale për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, siç është vlerësuar edhe nga Asambleja Parlamentare dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Në njoftim thuhet më tej se kryeministri Kurti paralajmëroi se vonesat e mëtejshme në anëtarësim po ua mohojnë qytetarëve të Kosovës të drejtën për qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kosova ishte afër anëtarësimit vitin e kaluar, por çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e la atë jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.
Kusht i disa vendeve anëtare të saj, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ishte që Kosova ta çonte së paku për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin.
Në fund të njoftimit thuhet se, ndër të tjera, është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.
Pas takimit, Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, tha se inkurajuan formim të shpejt të institucioneve.
“Sot pasdite u takova me Kryeministrin në detyrë [Albin] Kurti së bashku me ambasadorët e tjerë të Quint-it. Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt të jetë e mundur, për të vepruar në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke bërë përparim në çështje thelbësore, siç janë zhbllokimi i fondeve dhe përparimi drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Hargreaves.
Ndërkohë ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili nuk ishte i pranishëm në takim, tha se zëvendësi i tij, theksoi se “Kosovës i duhet një qeveri stabile, e aftë për të marrë vendime”.
“Shumë detyra të rëndësishme, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare, janë në pritje dhe nevojitet përparim në çështje thelbësore”, shkori Rohde në rrjete sociale.
Prej disa javësh, përfaqësuesit politikë nuk po arrijnë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Deri më tani janë mbajtur 14 seanca, në të cilat deputetët kanë dështuar të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.
Derisa Vetëvendosje po insiston në zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit, kjo parti ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme.
Pas gjashtë dështimeve në votimin e Haxhiut, së fundi, udhëheqësi i seancës konstituive, Avni Dehari, propozoi votim të fshehtë.
Por ky veprim i Deharit u dërgua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa deputetë të partive të tjera për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Meqë nuk shihet ndonjë rrugëdalje nga bllokada në Kuvend, nga 15 maji presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takojë udhëheqësit e partive politike në një përpjekje të re për të formuar institucionet e reja./REL
TIRANË- Jorida Tabakun ka deklaruar se ndihet e vlerësuar që është një ndër më të votuarat në Partinë D...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po shkon drejt një mandati të katërt, pasi rezultatet e zgje...
foto ilustruese VAU I DEJËS- Një tjetër bashki është gati drejt përfundimit të procesit të numërimit. 51 kuti...
VLORË- Procesi i numërimit të votave për Bashkinë Finiq të qarku Vlorë ka përfunduar. Sipas të dhënave zyrta...
DURRË- Një incident është regjistruar ditën e sotme pranë KZAZ-së numër 22 në Durrës. Siç r...
foto ilustruese ELBASAN- Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të cilat u zhvilluan një ditë më parë vijon ...
DURRË- Në Durrës janë numëruar mbi gjysma e kutive të votimit. Konkretisht deri më tani janë numëruar nga 218 QV ...
SHKODËR- Në Shkodër jannë numëruar deri më tani 237 qendra votimi nga 405. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ,&nb...
TIRANË- Deri më tani janë numëruar 534 qendra votimi nga 1283 në total në qarkun e Tiranës teksa ende vijon procesi i num&e...
KONISPOL- Konispoli ka mbyllur numërimin e të gjitha kutive të votimit. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ PS-ja kryeson me 2231...