
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar komandën e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, e cila aktualisht drejton brigadat shumëkombëshe në kuadër të ushtrimit të përbashkët ushtarak “Defender Europe 25” që po zhvillohet në Kosovë.
I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Kurti theksoi rëndësinë strategjike të këtij ushtrimi dhe lavdëroi nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërkombëtar ushtarak.
Pas vizitës në komandën amerikane, delegacioni ka vazhduar në Devë, ku ka inspektuar një batalion shumëkombësh të Forcës për Detyrë, i udhëhequr nga Regjimenti i 2-të i Këmbësorisë së FSK-së.
Ata kanë ndalur edhe në poligonin e qitjes me armë të lehta një investim i mundësuar nga ndihma amerikane për ushtrinë e Kosovës. Po ashtu, Kurti ka nënvizuar progresin në infrastrukturën ushtarake në zonën e trajnimit në Babaj të Bokës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve të FSK-së.
“Defender Europe 25” është një ndër ushtrimet më të mëdha të organizuara nga SHBA dhe NATO në Ballkan, me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra trupave nga vendet aleate dhe partnere.
Ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së. Ushtrimi Defender Europe 25 është duke u zhvilluar me sukses të plotë në Republikën e Kosovës. Për të parë nga afër, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituam komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore.
Më pas vazhduam në Devë për të vizituar Forcën për Detyrë, një batalion ky shumëkombësh i drejtuar nga regjimenti i dytë i këmbësorisë së FSK-së. Në fund vizituam poligonin për qitje me armë të lehta, poligon ky i cili ka ardhur si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës. Sot po ashtu patëm rastin të shohim investimet infrastrukturore që jemi duke i bërë në zonën kryesore të trajnimit në Babaj të Bokës.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
31 Maj18:04
Rezoluta e IDC-CDI, Meta: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit! Pa votë të lirë, nuk ka integrim në BE
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një reagimi ka përshëndetur rezolutën e IDC...
E.D
POLITIKE
31 Maj17:53
Nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit për të 24-ën herë/ Albulena Haxhiu: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë
KOSOVË- Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë q&e...
r.ll
POLITIKE
31 Maj16:12
Sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI: Zgjedhjet në Shqipëri me shumë pikëpyetje, Rama kryeministër i braktisur në Europë
Antonio Lopez Istruiz
TIRANË- Eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz, njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI, n...
n.f
POLITIKE
31 Maj13:56
Berisha: Ilir Meta është një i burgosur politik! ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme ka komentuar arrestimin e presidentit të PL-së,...
n.f
POLITIKE
31 Maj13:56
Berisha: Kandidatët tanë janë keqkuptuar, ankesat e tyre duhet t’i paraqesin pranë përfaqësuesve tanë në KQZ
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferenc ë për mediat u shpreh se kandidat&eu...
n.f
POLITIKE
31 Maj13:55
Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI që rrëzon ‘11 Majin’: Të krijohet urgjentisht një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët lexoi rezolutën e IDC-CDI që sipas tij rr...
m.l
POLITIKE
31 Maj13:28
Berisha: Nëse presidenti nuk largon këshilltarin që është në KAS, shkel ligjin. SPAK-u institucioni më i diskredituar pas qeverisë
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nëse presidenti i vendit nuk largon këshilltarin që është në K...
n.f
POLITIKE
31 Maj12:54
Kryebashkiaku i Shijakut fajëson PD-në për djegien e mbetjeve në Hardhishtë: Qënie të neveritshme, i vënë flakën zonës përreth me qëllime dashakeqe!
SHIJAK- Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana për mes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me diegien e mbetjeve urbane n&...