Pamje të rënda/ Ja si po trajtohen studentët në komisariate nga policia!
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë pengimin e gazetares së emisionit "Piranjat", Jonida Mukja, ng...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi live në ‘Çim Peka LIVE’ se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke ...
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë ...
Nxënës të gjimnazit “Besnik Sykja” kanë ngritur shqetësimin për ndalimin e protestave në ambientet e shkoll&eum...
Një prani e konsiderueshme e forcave të policisë është regjistruar te Blloku i Ambasadave në Tiranë, ku efektivë të...
Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë pro...
Tirana ka përjetuar mbi dhjetë orë protesta dhe tensione gjatë ditës së tretë të mobilizimit të nxënësve,...
Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë ...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas protestave të dhunshme dhe tensioneve që kanë përfshirë Tiranën gjat&...
Protestat që kanë përfshirë Shqipërinë prej tri ditësh kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas raportimit të gazetës italiane, ajo që nisi si një protestë studentore për më shumë fonde në arsim është zgjeruar në një lëvizje kundër qeverisë, ku pakënaqësitë lidhen me korrupsionin, papunësinë, inflacionin dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi.
“La Repubblica” përshkruan përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë, me gurë dhe kokteje molotov kundër institucioneve, sulme ndaj bankave dhe tentativa për të hyrë në godinën e Ministrisë së Brendshme.
Gazeta raporton se policia ka përdorur ujë me presion, gaz lotsjellës dhe ndërhyrje të forcave speciale për shpërndarjen e turmave. Sipas artikullit, qindra të rinj kanë kërkuar ndihmë spitalore, mes tyre edhe 14 gazetarë që po ndiqnin protestat, ndërsa dhjetëra persona kanë përfunduar në komisariate.
Reagimi i policisë ka sjellë edhe ndërhyrjen publike të Bashkimit Europian, i cili, sipas “La Repubblica”, u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të përdorin forcë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore.
Por përtej përplasjeve në rrugë, gazeta italiane ndalet te shkaqet politike dhe ekonomike të protestës.
Një studente, në një video që sipas gazetës është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, përshkruan situatën e familjes së saj. Prindërit, vëllai dhe motra kanë emigruar, ndërsa ajo ka mbetur në Shqipëri pa perspektivë.
“Ata pasurohen me taksat tona, blejnë vila dhe apartamente, ndërsa neve na mbetet vetëm rruga e largimit”, shprehet studentja, sipas dëshmisë që citon media italiane.
Kjo dëshmi zë një vend të rëndësishëm në raportimin e “La Repubblica”, e cila e lidh pakënaqësinë e studentëve me diferencën mes pasurimit të zyrtarëve dhe mundësive ekonomike të qytetarëve.
Në artikull përmenden edhe skandalet që kanë prekur njerëz të afërt me kryeministrin. Gazeta ndalet te Vlora Hyseni, e vendosur nga Rama në krye të shërbimeve sekrete, për të cilën raporton akuza për korrupsion.
Një tjetër çështje që “La Repubblica” e lidh me klimën e protestave është projekti turistik i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit. Sipas gazetës, ambientalistët kanë protestuar prej më shumë se njëqind ditësh kundër projektit të kompanisë Affinity Partners në një zonë të mbrojtur.
Ndërkohë, Edi Rama ka refuzuar kërkesën për dorëheqje.
Në një deklaratë që gazeta ia atribuon agjencisë Reuters, kryeministri ka thënë se përgjegjësia e tij është të dëgjojë shqetësimet legjitime dhe të vazhdojë procesin e integrimit europian.
“Çdo zgjedhje tjetër do të përbënte tradhti ndaj shqiptarëve që më kanë dhënë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, citohet të ketë deklaruar Rama.
Kryeministri ka folur gjithashtu për ndërhyrje të jashtme në protesta, një pretendim që, sipas gazetës, e ka përsëritur edhe drejtuesi i policisë. Artikulli nuk paraqet prova konkrete për këto ndërhyrje.
Në anën tjetër, protestuesit këmbëngulin se nuk do të largohen nga sheshet pa dorëheqjen e kryeministrit.
“Ky është një qeveri e korruptuar, e drejtuar dhe e administruar nga një kryeministër i korruptuar”, deklaron avokati Lulzim Tanushi, të cilin e citon “La Repubblica”.
Gazeta italiane e mbyll raportimin me pamjet e rrugëve të Tiranës, ku protestuesit kanë vendosur barrikada, kanë hequr gurët e kalldrëmit dhe janë përplasur me policinë për të tretën mbrëmje radhazi.
Nga raportimi i “La Repubblica” del një zhvillim politik që shkon përtej kërkesës për ndryshimin e qeverisë. Studentët dhe qytetarët që gazeta citon kundërshtojnë jo vetëm Edi Ramën, por shprehin pakënaqësi edhe ndaj përfaqësuesve të opozitës tradicionale.
Për momentin, sipas këtij raportimi, Rama nuk pranon të largohet, ndërsa protestuesit nuk pranojnë të ndërpresin manifestimet.
Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen as pas më shumë se 10 orësh dhunë e shkatërrim në rrugët e Tiranë...
Tirana po përballet me një situatë të rënduar pas më shumë se dhjetë orësh protestash, përplasjesh me policin&...
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar nga terreni gjatë raportimeve në zonën pranë ish-Hotel Dajtit, ku përp...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar kundër qeverisë së Edi Ramës, pas pamjeve të nj&eum...
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë ...
Hyrjes së Ministrisë së Financave në Tiranë i është vënë zjarri gjatë protestës që prej më shum...
Një i ri nga protestuesit ka thyer rrethimin e policisë tek kryeministria, duke u ngjitur deri afër derës kryesore. Ai është ndje...
Një prani e konsiderueshme e forcave të policisë është regjistruar te Blloku i Ambasadave në Tiranë, ku efektivë të...
Protesta kundër qeverisë vijon mes tensioneve të larta në Tiranë. Të rinjtë dhe studentët kanë zmbrapsur autobotin ...
Sikurse e kishin paralajmëruar, në Elbasan protestuesit janë mbledhur sërish. Edhe gjatë paradites ka pasur protesta, sikur edhe n&eum...