POLITIKE

Lela: Nisma për shpifjen, përpjekja e radhës e Ramës për të kufizuar lirinë e medias

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 18:45
Lela: Nisma për shpifjen, përpjekja e radhës e Ramës

Nisma ligjore e qeverisë për rishikimin e neneve për fyerjen dhe shpifjen ka ndezur një debat të fortë publik. Ndërsa ekzekutivi pretendon se ndryshimet synojnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, nga këndvështrimi i opozitës, kjo lëvizje shihet si një tjetër përpjekje e vjetër e kryeministrit Edi Rama për të vendosur censurën mbi median.

Në një intervistë për SYRI TV me gazetarin Edvin Parruca, Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, e cilësoi këtë nismë si një “përpjekje të vjetër të Ramës dhe të tijve”, duke theksuar se liria e shprehjes qëndron gjithmonë mbi censurën. Sipas Lelës, ky është tentimi i katërt ose i pestë për të futur, “sa nga dera, sa nga dritarja”, mekanizma që kufizojnë lirinë e medias dhe të shprehjes në përgjithësi.

Alfred Lela: Shikoj gjithmonë, një gazetari po t'i duhej të zgjedhë, e para s'do duhej t'i zgjidhte, të zgjidhte mes censurës dhe lirisë së shprehjes, sigurisht do të zgjidhte lirinë e shprehjes. Kështu që këtu mendoj unë me një fjali mund të marrë, mund të marrë fund debati. Liri e shprehjes gjithmonë përherë më mirë sesa censurë. Është, sigurisht përpjekja për censurë në vend të lirisë së shprehjes, është një përpjekje e vjetër e Ramës dhe e të tijve. Është ndoshta përpjekja e katërt apo e pestë, nëse e mbaj mend, për ta futur sa nga dyert, sa nga dritarja këtë demarshin për censurë.

Pra, për t'ia ngushtuar hapësirat, për t'i, për t'i kufizuar liritë, qoftë gazetarëve, qoftë apo lirinë, qoftë edhe lirinë e shprehjes në përgjithësi. Dhe ne e dimë se nga, nga vjen kjo. Përpjekja e tij edhe gjuha, e zotit Rama ndaj medias, ndaj reporterëve, komentatorëve, analistëve, ka qenë gjithmonë e ngarkuar, jo vetëm me, me përçmim, por edhe me dëshirën, mund të thuhet, madje me epshin për ta kufizuar lirinë, sepse, Rama shpeshherë e ka parë veten, si të pasulmueshëm, dhe të gjithë ata që e sulmonin, si ose instrumente të kundërshtarit politik ose si moskuptues të rolit të tij historik. Dhe kjo është veti e autokratëve, për të mos thënë e diktatorëve. Në vende normale, respektohet liria e shtypit, liria e shprehjes dhe nuk ka asnjë dyshim, asnjë dyshim për këtë, madje as nuk futet në axhendat e diskutimit përpjekja për të zgjedhur censurën para lirisë së shprehjes dhe të shtypit.

Nëse e kujtoni dhe me siguri e kujtoni qartë, ajo shprehja 'timonin për vete', në 2017-ën, ka patur ndërmend ndër të tjera, jo vetëm timonin ekonomik, pra atë hapjen, hapësirën e paanë për të vendosur për tendera dhe për të vendosur përqindjen, për të vendosur ndarjen, për të vendosur përfitimet. Ka pasur ndër të tjera edhe lirinë, lirinë e shprehjes, lirinë e medias. Pra, të paturit në dorë edhe të timonit të fjalës, çfarë thuhet, ku thuhet, si thuhet, kush e thotë, sa herë, sa herë e thotë. Desha të them me këtë se kjo ka qenë një strategjemë, një përpjekje e vjetër e Ramës, të cilën e ka shtuar kur iu mundësua që të merrte timonin i vetëm.

Iu mundësua në shumë mënyra kjo, pra, ju plotësua në një farë mënyre dëshira. Jo plotësisht, por ai është kthyer gjithmonë tek sëmbimi i vjetër, tek dëshira e vjetër për t'i kontrolluar njerëzit, njerëzit e lirë. Edhe pse duhet thënë, ka në dorë dhe ka nën kontroll, herë me kulaç dhe herë me kërbaç, pjesën më të madhe të shtypit. Atë që s'e ka në dorë, dhe ju e dini ose të paktën komuniteti i gazetarëve me siguri e di shumë mirë, është munduar që të fusë nën kontroll atë pjesë të medias, pra median e re, jo median mainstream ose median tradicionale, të cilën e ka pasur në shumicë nën kontroll.

Dhe tendenca e tij kanë qenë portalet, rrjetet sociale, sulmet apo mbyllja e faqeve me shumë ndjekës në Facebook, apo sulmi edhe ndaj portaleve të cilat i kanë dhënë hapësirë dhe kanë kritikuar abuzimet e pushtetit të Ramës.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?