POLITIKE

Ligji i luftës më Greqinë, Shpëtim Idrizi: Është absurd, ne kemi traktat miqësie

I.A Përditësimi i fundit 18 Korrik 2024, 11:58
Ligji i luftës më Greqinë, Shpëtim Idrizi: Është
Shpëtim Idrizi

TIRANË- Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka lexuar projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Idrizi ka theksuar se ky ligj është absurd juridik, që prodhon vetëm pasoja negative.

Po ashtu ka deklaruar se nga ana tjetër kemi një traktat miqësie me Greqinë prej më shumë se 30 vjetësh. Sipas, Idrizit ligji i luftës është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar.

Deklarata e Plotë:

Deklarata është dëshmi e politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur një zgjidhje pas 84 vitesh, në lidhje me një absurd juridik të mbështetur mbi një absurd historik, siç është Ligji i Luftës që Greqia mban me Shqipërinë. Ajo konfirmon dhe qëndrimin e këtij Parlamenti për forcimin e marrëdhënieve me Greqinë; Që në krye kjo Deklaratë Kuvendi i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e madhe dhe nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe strategjike me Greqinë, si dhe vullnetin e dyanshëm për t’i përmirësuar e thelluar ato në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajonin tonë;

Duke mbajtur parasysh se dy vendet tona janë anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe në këtë kuadër bashkëpunojnë pa rezerva për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes tonë të përbashkët; Duke mbajtur shënim kontributet e përbashkëta të vendeve tona në organizatat e bashkëpunimit për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut, në rradhë të parë OSBE dhe KiE; Duke vlerësuar kontributin e Greqisë për ecjen përpara të proceseve integruese në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe bashkëpunimin në organizatat rajonale përkatëse; Duke mbajtur parasysh se midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë është nënshkruar “Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”;

Duke mbajtur shënim se marrëdhëniet mes vendeve tona kanë ecuri pozitive dhe se të dy vendet, në frymën e mirëkuptimit dhe në të mirë të dy popujve tanë, kanë bashkëpunuar për të zgjidhur çështjet e hapura mes vendeve tona; Vëren se: Ndryshe nga fryma e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”, si dhe nga vullneti politik i dyanshëm i shprehur në mënyrë të përsëritur,  Ligji i Luftës Nr.2636/40 mbetet ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efektet negative, që lindin kur shtetet janë në gjendje lufte. Megjithë vullnetin politik të shprehur publikisht në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të lartë të Greqisë,  për ta shfuqizuar atë dhe adresuar pasojat ligjore të tij; Më 28 tetor 1940, Mbretëria e Greqisë shpalli Ligjin e Luftës me dekretin 2636, të pasuara nga një sërë ligjesh të tjera, pjesë e sistemit juridik grek.

Bazuar në Dekretin 10 Nëntor 1940  “Rreth përcaktimit si shtete armike, sipas ligjit 2636/40, të Italisë dhe Shqipërisë,  shkruhet: “Shtetet e përcaktuara si armike në kuptimin e 2636/40, janë Italia së bashku me tokat perandorake dhe kolonitë e saj, duke përfshirë edhe Shqipërinë”; Në 28 Tetor 1940 Shqipëria nuk ka qenë shtet sovran që të sulmonte fqinjin e vet, e si pasojë Greqia  ta shpallte shtet armik dhe të vendoste gjendjen e luftës me vendin tonë. Shqipëria ishte shtet i pushtuar, pa sovranitet, pa subjektivitet ndërkombëtar, pa liri veprimi dhe këtë fakt në akte të tjera e ka pranuar dhe vetë Greqia. Dispozitat e këtyre ligjeve vihen në zbatim për shtetet e mësipërme që nga 28 tetori 1940. Por ndërsa me Italinë çështja, u zgjidh përfundimisht në vitin 1947 me Traktatin e Paqes në Paris, konform rregullave të së drejtës ndërkombëtare, që përfshin heqjen e gjendjes së luftës dhe mbulon dhe procedurën e heqjes së sekuestrove dhe fatin juridik të pronave të sekuestruara. Kjo pasohet me një vendim të Kryetarit të Qeverisë, Ministrit të Jashtëm, të Ekonomisë dhe Drejtësisë ( 1949).

Por po kaq interesante është rasti me Gjermaninë, kur në mënyrë të njëanshme u hoq  me ligj Gjendja e Luftës, nëpërmjet Ligjit 2023 / 1952 “Rreth skadencës së gjendjes së Luftës me Gjermaninë”, po në këtë ligj parashikohet se cila procedurë do të ndiqet për pronat e sekuestruara. Po me Shqipërinë, e cila është pjesa e mbetur e po të njëjtit Ligj Lufte me Italinë ?!!!! mesa duket kemi mbetur pezull. Pavarësisht nga “idiotët e dobishëm” të Tiranës, që për vite e vite na thonin se që nga vitit 1971 kemi “marrëdhënie dipllomatike”, dhe në vitin 1996 e në vazhdim një Traktat Miqësie, me Shqipërinë nuk ka  asnjë akt nga ato të mësipërmit që Greqia kishte bërë me Italinë dhe Gjermaninë. Ligji në fjalë padyshim është një absurd dhe për sa thashë më sipër, pra Greqia mban me ne dhe Ligj Lufte, Gjendje Lufte, dhe Sekuetro për pronat, por ndërkohë  kemi dhe Traktat Miqësie ?!!

Por ndërsa ne hallakateshim në hamendësimet tona pa kuptim e vinim vërdallë për vite  e vite me radhë. Në vitin 1999, ministria e jashtme greke pohon me shkresën zyrtare për ministrinë e jashtme të Republikës së Shqipërisë F.237/269, dt.28/06/1999 se ligji 2636/40 është në fuqi. Më 02/01/2018 ministri i jashtëm i Greqisë Kotzias shprehej se: Ligji i Luftës “është një budallallëk historik, i cili duhet të mbarojë”. Ai  vazhdon…. “Nuk duhet të ketë as edhe një dyshim formal se të dy vendet mund të jenë në gjendje lufte. Kjo është çëshja kryesore që duhet zgjidhur pozitivisht”. Më 20 Tetor / 2020 ministri i jashtëm Dendias gjatë vizitës në Tiranë deklaron: “Sa i përket ligjit të luftës… Kjo gjë është një anakronizëm, jam i sigurtë se edhe këtë do ta zgjidhim së bashku. Dhe është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu, nga Tirana, me urdhër të Kryeministrit Mitsotakis”. Në vizitën e tij në Tiranë, më 22/Tetor/2022, ministri i jashtëm Dendias deklaroi se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940.

Sipas ministrit të jashtëm grek: “dy vendet duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, që pikat historike për abrogimin e tij, të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Të nderuar Deputetë! Ky ligj ushtron implikime të rëndësishme në Kufizimin e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë; Planin e rivendikimeve territoriale ndaj vendit tonë; Ky është akt që mban gjallë irredentizmin e qarqeve të caktuara ekstremiste greke; Kufizimet e të drejtave themelore të individëve, të trashëgimtarëve të tyre janë të qarta; Përse kjo deklaratë parlamentare? Deklarata është një instrument i qëndrimeve politike nga ana e parlamentit, duke u shprehur për një çështje me interes të lartë kombëtar siç është Ligji i Luftës që Greqia mban me ne. Mbajtja në këmbë e këtij Ligji edhe pas 84 vitesh është një fyerje e integritetit, sovranitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar dhe nuk ka vend në marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

I takon këtij Parlamenti si mbajtësi i sovranit të tregojë se Shqipëria është një vend paqedashës e i pamvarur. Ne kemi autoritetin dhe përgjegjësinë për ta ngritur këtë çështje në nivelin më të lartë ndërkombëtar. Kjo deklaratë  kërkon zyrtarisht nga parlamenti i Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës, Gjendjes së Luftës dhe të gjithë pasojave juridiko- pronësore. Heqja e ligjit të luftës do të na lejonte të ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respekt të ndërsjelltë dhe klimë më të mirë bashkëpunimi dhe zhvillimi në të mirë të të dy vendeve. Këtë Ligj Lufte absurd, budallallëk  historik, anakronizëm, etj, e kanë quajtur me të drejtë ministrat e jashtëm të Greqisë, ngjan mo tamam me ato minat e fshehura e të ndryshkura të Luftës së Dytë Botërore, që nga pakujdesia e rastësia mund të shpërthejnë në çdo çast. Prandaj duhet çaktivizuar ky ligj ashtu si minat e Luftës së dytë Botërore.

Çfarë synohet? Së pari, në planin e marrëdhënieve dypalëshe, synohet ta sjellim dialogun mes dy vendeve tona në një terren konkret dhe për ta nxjerrë kësisoj nga çështje të sforcuara me natyrë propagandistike të ditëve tona. Së dyti, përfshirja e parlamentit, nëpërmjet diplomacisë parlamentare është nxitje në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, për t’i dhënë fund sa më shpejt një situate absurde që vazhdon prej 84 vitesh, me abrogimin e Ligjit Nr. 2636/40 dhe pasojave juridike që burojnë nga ky ligj. Edhe kërkesat që paraqiten kanë bazament juridik, jo territorial. Të avancuara me rrugë demokratike ato janë tërësisht legjitime. Nuk është Rezolutë, sepse nuk i drejtohet vetëm institucioneve të brendshme me kërkesën për të raportuar për zhvillimet në lidhje me çështjen e Ligjit të luftës, por dhe atyre të vendit fqinj, në formën e një ftese për bashkëpunim, që mund të nënkuptojë dhe themelimin e një grupi ndërparlamentar mes dy vendeve, për të adresuar problemin e abrogimit të Ligjit të Luftës Nr. 2636/40 dhe pasojave juridike që burojnë nga ky ligj, apo çështje të ngjashme. Në Traktatin e Miqësisë, në paragrafin 3 të nenit 17, pohohet rëndësia e kontakteve midis parlamenteve dhe grupeve ndërparlamentare.

shpetim idrizi seance plenare 18 korrik 2024

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan