Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese rihapjen e çështjes së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka, dhe lidhur me këtë të merret edhe opinioni i Komisionit të Venecias.
Në shkresën e Kuvendit thuhet se duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
Në kërkesën e Kuvendit po ashtu janë të listuara edhe pyetjet që duhet t'i drejtohen Komisionit Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për mandatin e Xhaçkës.
SHKRESAE PLOTË:
Kuvendi i Shqipërisë, me reformën e vitit 2016, ndër të tjera me ligjin nr.99/2016, ndryshoi dhe përmbajtjen e nenit 66, pika 2 e cila tashmë parashikon se “Për shqyrtimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Kuvendit ose të një të pestës së deputetëve”. Kjo dispozitë rezulton që të jetë edhe në fuqi dhe nuk është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Pra kjo dispozitë prezumohet si kushtetuese.
Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast duket se nuk i ka marrë në konsideratë këto parashikime kushtetuese dhe ligjore.
Theksojmë se një nga rregullat e interpretimit është edhe ai i “Prezumimit kundër inefektivitetit të normës” (Presumption Against Ineffectiveness), sipas të cilit një normë prezumohet efektive dhe jo e pazbatueshme.
Ndodhur në këto kushte krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi. Për këtë arsye, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
Kërkesa jonë mbështetët në parashikimet e Ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, e cila në nenin 44/b, parashikon se: “1. Nëse Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të çështjes, vendos të kërkojë një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, lidhur me zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe protokolleve shtesë të saj ose të kërkojë amicus curia nga organizma të tjerë, ajo vendos pezullimin e shqyrtimit të çështjes. Seanca rihapet menjëherë pas marrjes së opinionit këshillimor nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ose amicus curia. Opinioni i marrë u njoftohet palëve bashkë me datën e seancës”.
Për këtë arsye, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese, të riçelë shqyrtimin gjyqësor dhe të vendosë t’i drejtohet Komisionit Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias), me këto pyetje:
Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputetit?
Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?
Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues. jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?
Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre?
Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë, krahasuar me kompetencën e gjykatës përkatëse?
Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?
Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë çështjen në gjykatën e caktuar?
Cili ës Cilat janë parimet dhe kriteret që do të duhet të merren në konsideratë nga gjykatat për të përligjur ndryshimin e jurisprudencës së tyre?
fredi beleri TIRANË- Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka kërkuar të marrë pjesë në seancën e p...
vangjel tavo HIMARË- Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo prej më shumë se një muaji ka ndryshuar gjendjen civile duke ...
asllan dogjani ne spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim ndaj deputetit Asllan Dogjani. Sipas raportimeve, SPAK ka kërkuar info...
Fredi Beleri TIRANA- Fredi Beleri ka kërkuar nga burgu që dekreti i firmosur nga presidenti për shpalljen e zgjedhje të pjesshme p...
Ervin Salianji TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lid...
Igli Hasani WASHINGTON- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, ka udhëtuar sot drejt Uashingtonit, ku do të...
Altin Dumani TIRANË- Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se dosja ‘Xibraka’ është ...
Kuvendi TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mësohet se në ndryshim...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i PD Sali Berisha, është drejtuar sot strukturave të partisë në lidhje me protestën e 11 ...
WASHINGTON- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Washingtonit për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në nj&eu...