POLITIKE

“Mashtrimi me call centerat është denoncuar nga Piranjat”, Këlliçi: Edi Rama iu ka dhënë ‘bekimin’!

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 08:01

“Mashtrimi me call centerat është denoncuar nga Piranjat”,

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ngritur shqetësimin në Parlament në lidhje me licensimin e fundit të një skeme të dyshuar piramidale, nga vetë Banka e Shqipërisë! Këlliçi shprehet se pas kanabizimit masiv të vendit, trafikut të drogave të forta, konsolidimit e forcimit të grupeve e familjeve kriminale që zotërojnë territore të caktuara me bekimin e qeverisë, pastrimit masiv të parave në sektorin e ndërtimit, pra pas këtyre krimeve të rënda, tanimë me ‘rilindjen’ në krye, Shqipëria është dhe vendi i preferuar për call centerat mashtrues.

Deputeti rikujton se mashtrimi me call centerat është denoncuar publikisht nga si “Le Iene” në Itali, “Piranja” në Shqipëri, por qeveria ka heshtur.

Reagimi i plotë:

Fjala ime e sotme në Parlament, mbi licensimin e fundit të një skeme të dyshuar piramidale, nga vetë Banka e Shqipërisë!

Të dashur qytetarë!

Dua sot të ngre disa shqetësime konkrete që më janë bërë prezent kohët e fundit nga banorë të Tiranës dhe jo vetëm.

Pas kanabizimit masiv të vendit, trafikut të drogave të forta, konsolidimit e forcimit të grupeve e familjeve kriminale që zotërojnë territore të caktuara me bekimin e qeverisë, pastrimit masiv të parave në sektorin e ndërtimit, pra pas këtyre krimeve të rënda, tanimë me ‘rilindjen’në krye, Shqipëria është dhe vendi i preferuar për call centerat mashtruse.

Ky është ndër bizneset e preferuara të grupeve kriminale që zhvasin kryesisht qytetarët europianë dhe jo vetëm.

Nuk po flasim për raste sporadike, por për industri të mirëfilltë që vijon pa u ndalur, pavarësisht njoftimeve të institucioneve ligjzbatuese vendase e të huaja, pavarësisht denoncimit nga emisione të njohura si “Le Iene” në Itali, “Piranja” në Shqipëri, e pavarësisht zërit të ngritur nga Opozita.

Dhe sot, jo vetëm nuk kemi një ndërhyrje të qeverisë për ta ndalur këtë aktivitet kriminal, por më keq akoma, jemi para rrezikut kur ky lloj “biznesi” tenton të konsolidohet edhe më shumë, edhe të institucionalizohet!

Muajt e fundit, nga burime të hapura dhe shqetësimeve të ekspertëve, kam mësuar se po punohej për licensimin e një banke online në Shqipëri.

Sot është FAKT.

Këto shqetësime forcoheshin edhe më shumë kur shihja sesi zhdukeshin lajmet e gazetarëve ekspertë të fushës.

Për këtë arsye, në cilësinë e Deputetit të Kuvendit, i’u drejtova Bankës së Shqipërisë me kërkesë për informacion të detajuar mbi:

1. miratimin paraprak të licensës,

2. aksionerët dhe burimin e kapitalit fillestar, që kërkon minimumi 10 milionë euro vetëm për sigurimin e licensimit,

3. nëse Këshilli Mbikqyrës ka kryer verifikimet nëpërmjet komunikimeve me institucionet ligjzbatuese,

4. dhe mbi të gjitha, nëse këta individë, themeluesit pra, kanë lidhje të mundshme me platformat FOREX.

Platformat Forex, siç e dini, janë platforma investimi online të cilat mbartin një risk shumë të lartë dhe ka pak të tilla të licensuara në Shqipëri, e ndërkohë lulëzon biznesi i mashtrimit me call centera, për gjoja investime në bursë, që ka shkaktuar shumë viktima dhe dëme të mëdha financiare.

Kjo kërkesë pra që i kam drejtuar Bankës së Shqipërisë, buron nga logjika e thjeshtë se aty ku ka mjegull e tym financiar, zakonisht diçka bluhet, dhe zjarri është aty!

Përgjigjja e Bankës së Shqipërisë nuk ka adresuar të gjitha kërkesat e mia, megjithëse ato ishin të qarta, të detajuara dhe të thjeshta.

Më konkretisht, BSH konfirmoi se ka dhënë miratimin paraprak për licensimin e JET Bank.

Sipas saj, analiza financiare është bazuar vetëm tek njëri nga ortakët, Idan Avishai.

Por pyetjes sime, nëse ortakët kanë punuar ndonjëherë në platformat Forex, BSH i përgjigjet çuditshëm me një shmangie naive në rastin më të mirë, ose me një sofistikim të qëllimshëm në më të keqin. Sipas saj Idan Avishai dhe Saniel Sanilevich nuk kanë qenë të punësuar në “shoqërinë financiare Forex”.

Pra me këtë përgjigje, që nuk shteron pyetjen time mbi PLATFORMAT Forex dhe jo mbi ndonjë SHOQËRI FINANCIARE që quhet Forex, Banka Qëndrore ose nuk ka kuptuar kërkesën, ose qëllimisht keqinformon publikun dhe Parlamentin.

Unë sot dua të ftoj ekspertët të bëhen pjesë e këtij debati.

Sa për qeverinë dhe agjensitë e zbatimit të ligjit, sigurisht nuk ka shumë shpresë se do ta bëjnë detyrën e tyre.

Nëse ka paligjshmëri dhe biznes kriminal, dihet mirë se i pari që ka mbyllur një sy, apo ka dhënë bekimin, është Edi Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?