Mediat amerikanë vazhdojnë të trajtojnë skandalin Rama-McGonigal. Gazeta njujorkeze ‘The Epoch Times’ shkruan se McGonigal siguroi një takim me kryeministrin e Shqipërisë për përfitime personale. Ndërkohë, gazeta thekson se këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka, që në dosjet paraqitet si Personi B, ishte rrëfyer përpara agjentëve të FBI, duke u thënë atyre se informacionet që kishte përcjellë tek kompania kineze, i kishte marrë nga McGonigal
Nga Catherine Yang, THE EPOCH TIMES
Drejtuesi i CEFC-së, Patrick Ho, drejtonte gjithashtu një organizatë joqeveritare të lidhur me kompaninë, e cila kishte status konsulence në Kombet e Bashkuara. Ho u shpall fajtor në vitin 2018 dhe më pas u dënua me tre vjet burg për një skemë ndërkombëtare ryshfeti, që synonte të siguronte biznese në Afrikë përmes kontakteve të tij në OKB.
Skandali i ryshfetit mori vëmendje të re disa vite më vonë, kur dokumentet gjyqësore treguan se Hunter Biden, djali i ish-presidentit Joe Biden, kishte marrë miliona nga CEFC në mes të hetimeve për korrupsion.
Nga korriku deri në gusht të vitit 2017, forcat federale të rendit kishin përgatitur kallëzime penale për urdhër-arreste ndaj pesë personave të dyshuar, para kthimit të tyre të pritshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo informacion nuk ishte bërë publik. Sipas raportit, autoritetet e rendit vunë re lëvizje të pazakonta nga të dyshuarit gjatë kësaj kohe.
Gal Luft, personi që i shpëtoi arrestimit në vitin 2017, më vonë u tha hetuesve amerikanë në Belgjikë se ai kishte besuar se ishte objekt hetimi, bazuar në deklaratat e McGonigal, dhe se kishte paralajmëruar Patrick Ho të mos udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara për një konferencë të ardhshme, sepse mendonte se edhe Ho ishte në shënjestër për arrestim.
“Për shkak se Objektivi 3 nuk u kthye siç pritej, FBI-ja nuk kërkoi urdhër-kontrolli për banesën apo celularin e tij, siç kishte planifikuar ekipi i çështjes. Pamundësia për të kërkuar dhe ekzekutuar urdhrin e kontrollit siç ishte planifikuar përbënte një mundësi të humbur për të mbledhur prova në një hetim penal të rëndësishëm,” thuhet në raport.
Autoritetet në vitin 2022 siguruan një aktakuzë ndaj Luft-it, dhe ai u arrestua më vonë në Qipro në vitin 2023, pasi vendi ka marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara.
Sipas raportit të OIG, McGonigal kërkoi të takonte Personin B, një zyrtar shqiptar, pavarësisht se agjentët që punonin në çështje thanë se ishte ide e keqe dhe se Personi B nuk ishte objekt i hetimit mbi CEFC.
Pas takimit fillestar, McGonigal i shkroi një bashkëpunëtori të tij të biznesit se kishte siguruar një kontakt në qeverinë shqiptare “për zhvillim të ardhshëm biznesi,” sipas raportit.
Ai do të takohej me Personin B edhe disa herë gjatë muajve në vijim dhe, përmes këtyre takimeve, do të siguronte një takim me kryeministrin e Shqipërisë – për atë që hetuesit besojnë se ishte përfitim personal.
Gjatë asaj kohe, McGonigal vazhdonte të kërkonte përditësime nga agjentët e FBI-së që punonin mbi çështjen e CEFC-së, pa zbuluar se ende po takohej me Personin B.
Në nëntor 2017, Personi B mori një ftesë për një aktivitet të CEFC-së në Nju Jork dhe telefonoi McGonigal-in për të pyetur nëse duhej të merrte pjesë.
“Sipas Personit B, McGonigal i përgjigj pyetjes duke i thënë të qëndronte në Shqipëri dhe tha diçka në kuptimin e ‘jemi gati për ta’ ose ‘gati për veprim,’” thuhet në raport.
Personi B ia kishte përcjellë këtë të dhënë, duke fshehur se burimi i saj ishte McGonigal, dhe objektivat e hetimit dhe bashkëpunëtorët e afërt kërkonin ta konfirmonin informacionin. Një ish-agjent i Shërbimit Sekret amerikan, i intervistuar nga FBI, deklaroi se James Biden, vëllai i Joe Biden, kishte kontaktuar për të pyetur rreth këtij rasti dhe nëse Ho duhej të arrestohej.
“Sipas McGonigal, ai ishte i motivuar nga ‘mburrja’ (bravado) në shpërndarjen e informacionit tek Personi B për hetimin e CEFC-së dhe arrestimet e pritura,” thuhet në raport.
Raporti përfundon se shtrirja e plotë e mundshme e rrjedhjeve të McGonigal mbetet e panjohur, por ndikimi në çështjen CEFC ishte “i konsiderueshëm”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
12 Shtator19:40
I vetmi deputeti që mori pjesë në votimin për Niko Peleshin, reagon Tritan Shehu dhe sqaron veprimin
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ishte i vetmi nga deputetët e opozitës që morën pjesë në procesin e votimit p&e...
POLITIKE
12 Shtator19:27
“Niko helmi”/ Blushi: Pronari i inceneratoreve, Edi Rama vuri ne krye te Kuvendit ushtarin e inceneratoreve
Sekretari i Përgjithshëm dhe njëkohësisht deputet i PL, Tedi Blushi ka folur për gazetarët pas daljes nga Kuvendi i Shqip&eum...
POLITIKE
12 Shtator19:19
Deputeti i PD mori pjesë në votim për Niko Peleshin, reagon Sali Berisha: Shehu të sqarojë veprimit. Mesazhi ishte i qartë
Brenda 24 orëve dy deputetë të PD-së kanë votuar kundër Partisë Demokratike. Bujar Leskaj votoi kundër grupit parlamenta...
POLITIKE
12 Shtator19:04
Prapaskenat / Rama “fut” në qeveri ish-zëdhënësen e Lulzim Bashës. Ajo pranon se...
Në qeverinë e re krahas ministrave të rinj nga radhët e socialistëve ka edhe një ministre virtuale e cila do të merret me pro...
POLITIKE
12 Shtator18:58
Zbardhen arsyet pse kreu i SPAK Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm munguan në seancën e parë të Parlamentit
Në seancën e parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë morën pjesë krahas deputetëve të rinj edhe figura publike,...
POLITIKE
12 Shtator18:52
Berisha voton për Charles McGonigal gjatë seancës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar votimin farsë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
...
POLITIKE
12 Shtator18:45
Gazetarja ‘gozhdon’ deputeten e kartelit Çela: A keni bërë fushatë në burg sepse dolët më e votuara aty?
Deputetja e Elbasanit, Sara Mile, e akuzuar gjerësisht nga opozita se mblodhi një numër rekord votash pas ndikimit të kartelit të Suel ...
POLITIKE
12 Shtator18:34
“Me bosin e inceneratorëve”, Deputeti i PD i nxjerr foton Kryetarit të ri të Parlamentit
Ndërkohë që Parlamenti votonte për Niko Peleshin si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokrati...
POLITIKE
12 Shtator18:34
Berisha reagon pas zgjedhjes së Niko Peleshit: Në krye të Parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi nga jashtë Parlamentit për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit të Shqipëris&e...
POLITIKE
12 Shtator18:28
LAJM I FUNDIT/ Deputetët votojnë për kryetarin e ri të Parlamentit, ja sa vota mori kandidati Niko Peleshi
Parlamenti i Shqipërisë votoi pasditen e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Niko Peleshi i propozuar nga Partia Socialiste ka marrë...