
TIRANË- Zgjedhjet parlametare të zhvilluara në Shqipëri gjetën jehonë në median gjermane, ku përmendet, se PS dhe Edi Rama shkojnë drejt një mandati të katërt. Por gjendet edhe një reflektim i situatës në Shqipëri.
Pas zgjedhjeve në Shqipëri media gjermanishtfolëse përmend gjasat që kryeministri, Edi Rama të shkojë drejt një mandati të katërt. Por reflektohet edhe mbi situatën aktuale në Shqipëri, ku theksohet, se megjithëse Edi Rama dhe Partia Socialiste shkojnë drejt fitores ata janë të kontestuar në politikën e brendshme.
Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" nën titullin "Edi Rama do të jetë për herë të katërt kryetar qeverie i Shqipërisë -portret i një antikonformisti të përhershëm" nënvizon sot se nuk duhet të gënjehemi nga imazhi i Ramës si një i jashtëm në politikë. "Fituesi me gjasë i zgjedhjeve është një politikan i etur për pushtetin", shkruan NZZ. Andreas Ernst pasi përmend suksesin e Ramës si kryetar bashkie i Tiranës, i referohet ndryshimit të kryeqytetit dhe thekson se në këtë bum ndërtimi në Tiranë përqëndrohet gjithçka shkon keq në Shqipëri.
"Ekonomia e tarafeve jep leje ndërtimi për të vetët dhe dhënia e tenderave varet nga lidhjet politike, paratë e zeza dhe kthimi i favoreve." NZZ hedh vështrimin edhe tek fitorja e pritshme e zgjedhjeve nga socialistët dhe thekson se "sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës është njëri shpjegim për suksesin zgjedhor të socialistëve.
Shpjegimi tjetër është kundërshtari i tij, 81 vjeçari, Sali Berisha. Ndryshe nga Rama ai është një autokrat i tipit të vjetër, jo origjinal, kozmopolit apo sharmant." Më tej NZZ vëren mbi Edi Ramën, se "më së voni në vitin 2005, kur ai mori pushtetin në PS u bë e qartë, se ai para së gjithash është një politikan i etur për pushtetin, që në politikë njeh vetëm mik dhe armik." [..]Rama ngriti një aparat pushteti siç e njohin mjaft vende në rajon: Ai është kreu i një partie, që kontrollon administratën, gjykatat dhe mjaft media."
Në median gjermane, Rama portretizohet si vërtet proeuropian, artist jo konvencional që mirëpritet mjaft mirë në Bruksel, sepse politika është konform BE, por edhe mjaft i kontestuar. "Zgjedhje në Shqipëri: Sa autoritar është Edi Rama", pyet një nga radiot më të mëdha gjermane, "Dlf" në një kronikë të gjerë të fundjavës.
"Edi Rama është në BE një mik i mirëpritur, dhe duket se nga ana ideologjike dhe gjeopolitike qëndron i palëkundur në anën e Europës. Por kritikët i tremben asaj se sukseset e Shqipërisë për temat si shteti ligjor dhe demokracia janë suksese vetëm në letër, dhe se vendi nuk është i gati për anëtarësim në BE. Kjo ka të bëjë edhe me Edi Ramën që tregon tipare autoritare."
"Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Vendi i NATO-s në rrugën e anëtarësimit në BE" ky është titulli me të cilin "Frankfurter Rundschau" i kushton vëmendje zgjedhjeve në Shqipëri duke theksuar se kryeministri në detyrë mund të marrë mandatin e tij të katërt. Por pavarësisht ambicieve për në BE-së, politika e tij e brendshme është e kontestuar. "Sipas komisionit zgjedhor, rezultatet e para duhet të dalin të martën. Votimi i së dielës shihet si një test i rëndësishëm i disponimit në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE."
Gazeta "Zeit" i kushton vëmendje rezultateve paszgjedhore. "Pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të dielën, po ravijëzohet një fitore e Partisë Socialiste (PS) të kryeministrit Edi Rama. Pas numërimit të më pak se një të tretës së votave, rreth 53 për qind e tyre shkuan për PS, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. [..]
Rama, 60 vjeçar, ka drejtuar PS që nga viti 2005 dhe kërkon një mandat të katërt radhazi si kryeministër. Gjatë fushatës elektorale ai deklaroi se do të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në BE në vitin 2030, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të përfitojnë nga 'të njëjtat të drejta si qytetarët e vendeve të tjera evropiane'. Rama është akuzuar vazhdimisht nga opozita për kontakte me krimin e organizuar, gjë që Rama e mohon."/DW
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
12 Maj12:47
Numërohen 426 kuti votimi në Tiranë, PS kryeson me 49%, PD e ndjek me 34%
TIRANË- Procesi i numërimit në Tiranë vijon pa ndërprerë ndërsa deri më tani janë numëruar 426 kuti nga...
n.f
POLITIKE
12 Maj12:45
Numërohen 90 kuti në Lezhë, PS kryeson me 45%, PD merr 43%
LEZHË- Procesi i numërimit në Lezhë vijon pa ndërprerë ndërsa deri më tani janë numëruar 90 kuti nga 24...
n.f
POLITIKE
12 Maj12:45
Numërohen 78 kuti në Kukës, PD kryeson me 53%, PS e ndjek me 31%
KUKËS- 78 kuti votimi nga 139 janë numëruar në qarku i Kukësit. Nga numërimi i deritanishëm PD kryeson me 53% dhe PS m...
n.f
POLITIKE
12 Maj12:44
Publikohet rezultati i votimit elektronik në Njësinë 10, fiton PS me 49.03%
TIRANË- Janë publikuar rezultatet e partive për njësinë numër 10 në Tiranë. Partia Socialiste ka fituar duke marr...
M.B.
POLITIKE
12 Maj12:37
Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon numërimi i votave në Skrapar dhe Poliçan, kryeson PS
BERAT- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Poliçani ashtu edhe Skrapar. Bazuar në rezultate në të dy...
M.B.
POLITIKE
12 Maj11:58
Nga personat e armatosur pranë QV-ve te udhëzimet për votën nga "komisionerët"/ Deklarata e vëzhguesve të zgjedhjeve: Ja seria e shkeljeve gjatë procesit
TIRANA- Komiteti i Helsinkit dhe Instituti i Studimeve Politike kanë dalë paraditen e sotme me një deklaratë sa i takon vëzhgimi...
n.f
POLITIKE
12 Maj11:38
120 kuti votimi të numëruara nga 198, në Gjirokastër në avantazh PS me 64%
GJIROKASTËR- 120 kuti votimi nga 198 janë numëruar në qarkun e Gjirokastrës. Nga numërimi i deritanishëm PS kryeson me...
n.f
POLITIKE
12 Maj11:37
Përfundon procesi i numërimit në Konispol, fiton Partia Socialiste, mori 2.171 vota
KONISPOL- Ka përfunduar procesi i numërimit në Konispol. Partia Socialiste fitoi 2.171 vota. PD në Konispol arriti të marrë 973 ...
n.f
POLITIKE
12 Maj11:37
Numërohen 120 kuti në Berat, PS kryeson me 60%, ja si paraqiten rezultatet për partitë e tjera
BERAT- Në Berat janë numëruar deri më tani 120 QV nga 275. Sipas rezultateve të publikuara, në Berat udhëheq PS m...