Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...

TIRANË- Mes dhjetorit 2023 dhe janarit 2024, tre zonja me pushtet të rëndësishëm politik dhe në sistemin e drejtësisë, intensifikuan takimet mes tyre, në një zyrë, në katin e dymbëdhjetë të “Sky Tower”, në hyrje të ish-Bllokut në Tiranë.
Mikpritësja ishte Ajola Xoxa, avokate dhe bashkëshortja e kryebashkiakut tashmë të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Të ftuarat ishin Naureda Llagami, në atë kohë kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Klotilda Bushka, deputete e Partisë Socialiste, kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Temat e bisedës mes tre mikeshave, të njohura që nga aktivizimi në organizata jo-qeveritare, mund të kenë qenë të ndryshme, nga çështjet politike, tek fëmijët e deri tek veshjet. Por, mes tyre ka pasur edhe një temë specifike-si të krijoheshin hapësirat për të emëruar, më së paku Llagamin, në Gjykatën Kushtetuese, në një kohë kur ajo po përfundonte mandatin në krye të KLGJ-së.
Disa komunikime telefonike mes Bushkës e Llagamit dhe kësaj të fundit me një person të tretë, të publikuara së fundmi nga “Ora News” hedhin dritë për përpjekjet e zonjave për emërimin e Llagamit në Kushtetuese.
Kjo sforco nuk duket se ishte thjesht një trill, për t’i gjetur Llagamit një vend të mirë pune. Në bisedat mes tyre, Llagami jep një detaj shumë interesant-ajo kishte dijeni se Erion Veliaj brenda një viti do të arrestohej.
Ishte koha kur hetimi penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës ende nuk kishte nisur. Por, mesa duket, mikeshat ishin në dijeni se “dikush” ishte i interesuar për të burgosur Veliajn dhe duheshin bërë të gjitha përpjekjet për të blindur gjyqësorin me njerëz, të cilët do të mund t’i gjendeshin kryebashkiakut të Tiranës në ditë të vështira.
Bisedat për emërimin e zonjës Llagami në gjykatën më të lartë të vendit dukeshin si të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese nuk kishte asnjë vend vakant dhe gjyqtarët në detyrë kishin mandat që zgjaste në kohë.
Ndërkohë që vërtetësia e komunikimeve mes zonjave të politikës dhe drejtësisë nuk është konfirmuar plotësisht, ajo që ndodhi më pas me Gjykatën Kushtetuese i jep një lloj konfirmimi bisedave të Llagamit me Bushkën dhe me një person të tretë.
Tashmë, në lojë nuk është më një mandat i vetëm në Gjykatën Kushtetuese, i projektuar për Llagamin. Oreksi u rrit. Kërkohen tre mandate-njëri që duket se i është premtuar Genta Bungo Tafës, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Ndërsa, personi i tretë që shpreson të marrë një mandat në Kushtetuese është ende identikit, por i pazbuluar plotësisht.
Dy zonjat e identifikuara, Llagami në KLGJ e Tafa-Bungo në KPK, kanë pasur në dorë karrierën e gjyqtarëve. Ndaj, ato duket se po kërkojnë “shpërblimin”, duke u kërkuar votën për në Gjykatë Kushtetuese.
Në target ishin mandatet e gjyqtareve Elsa Toska, Holta Zaçaj dhe Sonila Bejtja. Për t’u arritur ky qëllim nuk ishte i mjaftueshëm vetëm “mbledhja e zonjave”. Grupi duhej zgjeruar dhe, në radhë një nga një, në “lojë” u përfshinë aktorë të tjerë.
I pari, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili, për një ironi “goglash” u caktua edhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, struktura që shqyrton kandidaturat për në Gjykatën Kushtetuese, i njohur për raporte të ngushta me dyshen Erion Veliaj-Fatmir Xhafaj.
I dyti, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili, ndoshta për një keq-përdorim politik ose padituri në çështjet kushtetuese, u përfshi në këtë “lojë”, me një kërkesë tërësisht të pavend për shqyrtimin e kohëzgjatjes së mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Një personazh i tretë, i cili del vagullt në këtë histori është Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili bashkohet herë pas here me drekat vanitoze, në praninë e Naureda Llagamit e Klotilda Bushkës.
Në këtë skenar janë përdorur ose përfshirë në mënyrë të verbër edhe disa ndërkombëtarë me peshë, të cilët, duke këmbëngulur për zbatimin anti-kushtetues të skemës së ripërtëritjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues, në fakt i kanë dhënë benzinë planit të hartuar në zyrën e Ajolës, por jo vetëm.
Emrat në spiralen e komplotit kushtetues
Spiralja e komplotit që duket se ka nisur më shumë se një vit më parë në bisedat e zhvilluara në zyrën e Ajolës ose të paktën nga persona që frekuentonin zyrën e saj, tashmë ka arritur në një pikë shpërthyese.
Prej muajsh, institucioni më i lartë gjyqësor në vend është përfshirë në një lloj amullie për kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj.
Skenari nisi të zbatohej në Shtator 2024. Sapo trupa gjyqësore ishte kthyer nga pushimet, anëtarja Elsa Toska, e emëruar në vitin 2019 për një mandat të plotë 9-vjeçar në Gjykatën Kushtetuese, dha dorëheqjen. Kjo “dorëheqje brenda ditës” nuk u shoqërua me asnjë sqarim domethënës, përveçse me justifikimin “për arsye personale”. Ajo sot është pedagoge e thjeshtë universitare.
Dorëheqja e Toskës krijoi vakancën e parë në Kushtetuese. Parlamenti shpalli procedurat për plotësimin e vakancës së saj. Kandiduan 10 juristë. Një prej tyre është Naureda Llagami. Procesi është në pritje të shqyrtimit të kritereve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Sokol Sadushi.
Ndërkohë që “faza e parë e skenarit”, pra përfshirja e emrit të Llagamit në procedurën drejt Gjykatës Kushtetuese, nisi zbatimin, Sadushi kishte detyrën që t’i jepte rrugë “fazës së dytë”.
Në Dhjetor 2024, ai, në cilësinë e kryetarit të organit të emërtesës Gjykatës së Lartë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shpallte përfundimin e mandatit të parakohshëm të kryetares së kësaj të fundit, Holta Zaçaj.
Ndërhyrja e Sadushit ishte tërësisht e pabazuar në Kushtetutë dhe në ligj, diçka që e pranonte edhe ai vetë në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, letra e Sadushit nxiti një grup brenda Kushtetueses, të cilët kërkuan shqyrtimin e pretendimeve të Sadushit dhe në fund, me shumicë votash, vendosën që mandati i Zaçajt përfonte në Mars 2025. Zaçaj qëndron në detyrë, deri në emërimin e zëvendësuesit.
Emri zëvendësues pritet të dalë nga një listë prej dhjetë kandidaturash. Mes këtyre emrave është edhe Genta Bungo Tafa. Pra, edhe “faza e dytë e skenarit” u vendos në lëvizje.
Në kohën që diskutohej publikisht për kohëzgjatjen e mandatit të Holta Zaçaj, në fushë hyn Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve. Ajo ngriti publikisht pretendimin e “përtëritjes 3-vjeçare” të mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Ky qëndrim i Bushkës përkon me kohën kur ajo ndërhynte në mënyrë të paligjshme tek dëshmitarët e thirrur në hetimin penal ndaj Erion Veliajt, siç rezultoi në vendimin e Gjykatës së Posaçme për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës.
Ripërtëritja 3-vjeçare është një parashikim kushtetues me kohë të kufizuar, i cili prekte dy mandate-Holta Zaçaj (viti 2025) dhe Sandër Beci (viti 2028).
Por, me shkurtimin e mandatit të Holta Zaçaj, targeti u fokusua tek një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Sonila Bejtja. Gjyqtarja Bejtja është emëruar nga Presidenti i Republikës në vitin 2019 për një mandat të plotë 9-vjeçar, i cili përfundon në vitin 2028.
Në fund të Shkurtit 2025, Presidenti Bajram Begaj, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për intepretim të kohëzgjatjes së mandateve gjyqtarëve. Me një shkresë, në të cilën nuk lidhet me njëra-tjetrën as objekti, as baza ligjore e as teksti, duket qartë se fokusi i kreut të Shtetit, në këtë rast si organ emërtese, është mandati i gjyqtares Sonila Bejtja.
Kërkesa e Begajt është në fazë vlerësimi paraprak. Hapi i Presidentit shënoi “fazën e tretë të skenarit”, të nisur fillimisht nga bujtëset e zyrës së Ajola Xoxës dhe që shtriu tentakulat në tre mandate gjyqtarësh kushtetues.
E gjithë kjo histori, vetëm e vetëm për të shpëtuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nga telashet, të cilat tashmë i janë mbledhur shumë mbi kokë dhe po e mbajnë prej disa javësh në paraburgimin e Durrësit.
TIRANË- Deputetët në Kuvend kanë zgjedhur që të bojkotojnë punën në mbledhjen e sotme të Kuvendit. N&eu...
Adriatik Lapaj TIRANË - Drejtuesi i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar pas deklaratave të deputetit demokra...
Foto ilustruese TIRANË - Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë s...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me nota ironie një video të Lulzim Bashës të publik...
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot në Kuvend projektligjin pë...
TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, tha sot në Kuvend se procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit ka hyr...
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kuvend shpjegoi se përse Partia Socialiste nuk ...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza se ministri Balla është sipas tij njeriu më i ...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga ambjentet e SPAK aty ku u paraqit në zbatim të mas&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK ku mbërriti në zbatim të masës "detyrim paraqi...