POLITIKE

Meta denoncon masat represive në paraburgim: Kanë filluar më shpojnë bidonat e ujit

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shtator 2025, 18:55

Meta denoncon masat represive në paraburgim: Kanë filluar më

Në intervistën e dhënë për syrinet, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se janë shtuar ndaj tij masat represive në paraburgim. Meta ka treguar se kanë filluar ti shpojnë dhe bidonat e ujit.

Pjesa e tretë e intervistës së presidentit të PL, Ilir Meta:

Po për çështjen tuaj ç’mund të na thoni? Aq më tepër që shorti i ra gjyqtares tepër të diskutueshme Irena Gjokës, e cila rrëzoi edhe kërkesën tuaj për lirim?

Çështjen po e ndjek avokati im i nderuar Z. Cakrani dhe ne do ezaurojmë të gjitha procedurat e brendshme ligjore në mënyrë që sa më parë të shkojmë në Gjykatën e Strasburgut. Ne presim me padurim përballjen në procesin e gjykimit për të çmontuar këtë farsë kriminale gjyqësore të bazuar në paligjshmëri totale dhe fshehje provash dhe faktesh qëllimisht.

Unë personalisht jam shumë i sigurt për fundin e turpshëm të kësaj pengmarrjeje vetëm që Edi Rama të grabiste 83 mandate me ndihmën e 250 banditëve të paarrestuar nga SPAK-u. Ndërsa Ilir Meta në mes të rrugës në mënyrë banditeske pasi tre prokurorë të partisë firmosin që arrestimi të bëhej i paligjshëm, pra në bazë të një ligji që ishte shfuqizuar që në vitin 2020.

Pse? Sepse kështu ishte urdhri nga ‘krijuesi’ i SPAK-ut për të frikësuar të gjithë opozitarët para zgjedhjeve.

Si janë kushtet e paraburgimit tuaj? A mbaruan dënimet? Po ping-pongu a rifilloi?

Ping-pongu nuk ekziston më që në Maj pasi fola në telefon me gazetaren Beti Njuma. Por na ka dalë një problem i ri me bidonat që askush nuk mund ta besojë. Para disa kohësh u them dy drejtuesve kryesorë të burgut se doja të fusja dy bidona plastikë uji nga 20 litra secili për qëllim stërvitjeje. Vetëm 9 ditë pasi familjarët e mi i kishin sjellë dy bidonat bosh, m’i sjellin te qelia.

Me pak vonesë por prapë i sollën.

Fillova të mbushja bidonin e parë se donte kohë kur sapo kaloi mbi gjysmën pashë të derdhej uji në dysheme. Epo thashë unë rastësi që një ma kanë sjellë me vrimë. E hodha atë ujin në bidonin tjetër që të fitoja kohë dhe po e mbushja me ujë kur prapë filloi të rridhte ujë. E kuptova që Qeveria e Ramës i kishte mbajtur dy bidonat për 9 ditë vetëm për t’u hapur nga një vrimë.

Atëherë u them njerëzve të mi më sillni një bidon si ata të mbushur me ujë për t’u hequr alibinë se bidonat kishin ardhur me vrima.

Para dy javësh erdhi bidoni 20 litra me ujë, por do ta kenë future në qeli më vete.

Ju tregova këtë histori absurd për të kuptuar sa ordiner është Edi Rama se këto nuk janë histori drejtorësh dhe policësh. Por mua këto më argëtojnë e nuk më mërzisin aspak. Ajo që më mërzit është tendenca e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi sepse rrezikojmë seriozisht shkombëtarizimin e vendit përmes ndryshimit të qëllimshëm të strukturës demografike.

Ndaj fuqizimi i opozitarizimit është emergjencë për të larguar këtë pushtues që i ka bërë dëme vendit më shumë se pushtetuesit e huaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë