BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në "Facebook" ka shkruar se vetëm me largimi i organizatës kriminale do të rrisë të ardhurat dhe do ti shkojnë te qytetarët. Meta shkruan se niveli i të ardhurave tatimore të Shqipërisë vazhdon të jetë më skandaloz në rajonin tonë. Ai thekson se raporti i të ardhurave tatimore në nivelin 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto është rreth 5% nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Meta shkruan se Shqipëria ka raportin më të ulët të efiçencës të së ardhurave të mbledhura në rajon, si rezultat i pragjeve të shumta dhe përjashtimeve, që inkurajojnë nëndeklarimin dhe dobësojnë zbatimin e sistemit fiskal. Ai shtoi se rritja e të ardhurave është e domosdoshme për t’ju përgjigjur rritjes së presioneve të shpenzimeve për arsimin, shëndetësinë, pensionet dhe kujdesin social. Sipas tij analiza e raportit vlerëson një rritje kumulative të nevojave për shpenzime publike prej rreth 7% të PBB-së në vitet e ardhshme.
Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat dhe i çon te qytetarët. Niveli i të ardhurave tatimore të Shqipërisë vazhdon të jetë më skandaloz në rajonin tonë. Raporti i të ardhurave tatimore në nivelin 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është rreth 5% nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pavarësisht që në taksat kryesore përgjithësisht normat tatimore janë në përputhje me ato të vendeve të rajonit, hendeku i performancës tregon mangësi të rëndësishme në bazën tatimore, diferencimet dhe përjashtimet tatimore, si dhe mungesës së performancës për shkak të korrupsionit dhe mungesës së profesionalizmit.
Shqipëria ka raportin më të ulët të efiçencës të së ardhurave të mbledhura në rajon, si rezultat i pragjeve të shumta dhe përjashtimeve, që inkurajojnë nëndeklarimin dhe dobësojnë zbatimin e sistemit fiskal.
Shqipëria ka një raport efiçence të mbledhjes në 0.6 kur ndërkohë Kosova e ka mbi 0.85.
Forcimi i administrimit, reduktimi i pabarazisë në trajtimin tatimor të sektorëve të caktuar të ekonomisë dhe reduktimi i informalitetit do të ndihmonte në ngritjen e mbledhjes së taksave drejt mesatares së Bashkimit Europian.
Rritja e të ardhurave është e domosdoshme për t’ju përgjigjur rritjes së presioneve të shpenzimeve për arsimin, shëndetësinë, pensionet dhe kujdesin social. Analiza e raportit vlerëson një rritje kumulative të nevojave për shpenzime publike prej rreth 7% të PBB-së në vitet e ardhshme.
Gjithashtu është e domosdoshme dhe ka hapësirë për përmirësimin e përbërjes dhe cilësisë së shpenzimeve publike. Më shumë fonde duhet të drejtohen drejt arsimit publik, veçanërisht në nivelin e arsimit të mesëm dhe të lartë, si dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor.
Shpenzimet për 1 nxënës të arsimit të mesëm llogariten në 1000 USD sipas paritetit të fuqisë blerëse kur ndërkohë mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe ne zhvillim, ku bën pjesë dhe Shqipëria, shpenzimet janë rreth 4200 USD ose 4.2 herë më të larta për 1 person.
Shpenzimet për 1 student të arsimit të lartë llogariten në 1800 USD sipas paritetit të fuqisë blerëse kur ndërkohë mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim, shpenzimet janë rreth 4800 USD për 1 person ose rreth 2.7 herë më të larta.
Numri i shtretërve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet të jetë 2 herë më i ulët se mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim. Numri i mjekëve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet të jetë në mesatare dy herë më i ulet se mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim. Numri i infermierëve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet të jetë 1.5 herë më i ulet se mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim.
Mbulimi dhe shtrirja e asistencës sociale për të varfërit në Shqipëri është mbrapa standardit të krahasueshëm me vendet e tjera dhe mund të rritet më tej nëpërmjet riprioritizimit të shpenzimeve, propozim që Partia e Lirisë ka paraqitur me amendamentet e saj në Parlament, që u rrëzuan nga “Rilindja” e “tuneleve” pa dritë në fund të tyre për 50% të popullsisë që jeton në kufij të varfërisë absolute.
Ndërkohë niveli i të ardhurave në raport me PBB vazhdon 28% nga 41-42% që e kanë Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi. Kjo diferencë prej 13-14% do të thotë 3,2 miliard euro në një vit ose gati 13 miliard euro në një mandat që grabiten nga Organizata Kriminale në pushtet pa hyrë fare në buxhetin e shtetit. Këtu janë paratë për rritjen e pensioneve, pagave dhe financimin e arsimit me 5% të PPB, të shëndetësisë, të bujqësisë dhe të mbështetjes të prodhimit vendas dhe eksporteve.
Përveç rezervave të jashtëzakonshme nga lufta kundër korrupsionit në investimet publike dhe rikthimi i prokurimeve transparente bazuar në kostot reale dhe jo të trefishuara apo dhjetëfishuara, siç na e dëshmoi edhe ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj. Pra para ka sa të duash por nuk duhet të ketë Organizatë Kriminale në qeverisjen e vendit dhe as drejtësi që nuk i shikon “krimet intelektuale” të saj.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të vijojë takimet e tij me emigrantët shqiptarë që jëntojn&eu...
TIRANË- Ministri Ervin Hoxha në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat i është përgjigjur Dogjanit duke u shprehur se nuk...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha para se të futej në ambietnet në Kuvend u pyet nga gazetarët për munges...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmendi sot në foltore 3 vitet e dënimit që kërkon SPAK për ish-kryeb...
tensionet ne kuvend TIRANË- Vijon me tensione dhe debate seanca plenare në Kuvend. Në momentin që ministri Taulant Balla ka marrë ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pyeti deputetin Damian Gjiknurin,"ke marrë pjesë ti me Dor Duçkën me financim...
TIRANA- Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha sot në Kuvend se janë mbi 130 mijë shqiptarë që janë regjistruar si zgjedh&e...
TIRANA- Deputeti socialist Toni Gogu akuzoi demokratët se keqpërdorin sallën e Parlamentit me shantazhe, intimidime, fyerje dhe akuza. Gog...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku flet për fshirjen e fotove me Alex Soros n...
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, para se hynte në sallën e seancave plenare sot ka treguar arsyet pse sipas tij u transferua në pa...