POLITIKE

Meta: Pyetja kyç për aferën e CEZ-it: Ç’bëhet me padinë zyrtare të KLSH kundër Edi Ramës për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it?

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Prill 2026, 11:49
Meta: Pyetja kyç për aferën e CEZ-it: Ç’bëhet

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në vijim të intervistës ekskluzive për Syri.net ndalet te procesi gjyqësor ndaj tij dhe zhvillimet që lidhen me çështjen CEZ-DIA. Ai shpreh kritika për zvarritjen e hetimeve ndër vite dhe e cilëson procesin si të motivuar politikisht, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërtimit të akuzave dhe besueshmërinë e kallëzuesve.

Meta thekson se çështja CEZ-DIA është trajtuar më parë në disa nivele, përfshirë edhe arbitrazhin ndërkombëtar, ndërsa ngre si çështje kyçe padinë e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ndaj Edi Rama për marrëveshjen me CEZ. Sipas tij, kjo çështje kërkon transparencë të plotë dhe përgjigje nga organet e drejtësisë lidhur me ecurinë e hetimeve dhe vendimmarrjet përkatëse.

Në të njëjtën kohë, ai komenton edhe nisjen e gjykimit në themel ndaj tij, duke deklaruar se pret një përballje ligjore ku, do të dalin në pah faktet dhe provat në favorin e tij.

INTERVISTA E PLOTË: 

Pyetje: Ndërkohë në 27 Prill nis gjykimi në themel kundër jush. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Së pari, shpreh keqardhjen për zvarritjen e hetimeve, por edhe të gjykimit në seancë paraprake, por kjo ka ndodhur qëllimisht nga prokurorët që kontrollojnë jo vetëm hetimet, por siç dihet edhe gjykatën.
Këto hetime kanë nisur që në 2018-tën, pas një kallëzimi të rremë të bërë kundër meje dhe gjashtë personave të tjerë për çështjen e stërgjykuar këtu, por edhe në Arbitrazhin e Vjenës, për CEZ- DIA, e cila nuk ka asnjë lidhje me mua.

Prokurorët i kanë ditur mirë piruetat e kallëzuesit indirekt, pasi nuk ka asnjë dëshmi të drejtpërdrejtë, por i referohet të tretëve si Z. Elvis Mataj që i ka përgënjeshtruar para prokurorëve të gjitha gënjeshtrat ndaj meje që kallëzuesi i atribuon Elvisit si krahu i djathtë i Z. Kastriot Ismailaj te drejtimi i DIA-s.
Po kështu, prokurorët i dinë se i kanë në fashikuj të gjitha piruetat e kallëzuesit, sa nga DIA ku ka qenë njeri i besuar i Ismailaj e deri kundër Ismailaj, pasi ky i fundit, siç ka dëshmuar në prokurori , nuk ka pranuar të paguajë gjobë 750 mijë euro ose 500 mijë euro, për dëshmi në favor të tij.

Prokurorët e dinë se kallëzuese bashkë me Z. Mataj, kanë qenë disa herë në Vjenë bashkë me Z. Ismailaj te studio e tij e avokatisë, ku është regjistruar edhe dëshmia pro DIA-s dhe Z. Ismailaj nga avokati austriak dhe këto janë paraqitur në Arbitrazh në Vjenë.

Po kështu, kallëzuesi në cilësinë e personit në dijeni, si drejtor i DIA-s ka dhënë disa dëshmi si para prokurorisë këtu apo edhe në Arbitrazh, ku asnjëherë nuk e ka përmendur emrin tim, por ka theksuar se Kastrioti ishte i lidhur me amerikanët siç është edhe e vërteta e provuar botërisht, e cila kulmoi me shkarkimin e Z. Ismailaj nga administrator i DIA-s nga Znj. Rebeca Gaskin në QKR, e cila ishte edhe këshilltare e DIA-s mëmë (ose DIA e Uashingtonit) siç i referohet Hejsek i CEZ-it  në dëshminë e tij nën betim, dhënë Prokurorisë së Tiranës, më 20 Dhjetor 2011.
Po kështu, dihet se ajo ishte një nga tre aksionerët amerikanë të DIA-s, siç provohet edhe nga e-mailet e 10 Dhjetorit 2010 dhe 18 Janarit 2011, dërguar nga Elvis Mataj për Hejsek, por edhe nga Hejsek për CEZ në Pragë.
Atëherë lind pyetja, pse u “kujtua” kallëzuesi në tetor 2017 të kallëzojë  Ilir  Metën, por edhe persona të tjerë që i kishte kallëzuar edhe më parë për cështje të tjera.

Është e qartë se atëherë i duhej Edi Ramës, pasi Ilir Meta jo vetëm ishte bërë President i Republikës, por Ramës i duhej ta vinte nën presion që të noterizonte shkeljet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e detit me Greqinë.
Ndaj urdhëroi punonjësin e OSHEE-së në atë kohë, të shpifte për Ilir Metën, bazuar mbi “thashetheme” të dëgjuara nga të tjerët.
Dhe jo vetëm kaq, por kallëzuesi ishte vënë në presion nga drejtësia në 2016- tën pas një kallëzimi të bërë për dhunë në familje, që natyrisht Rama do ta përdorte si element shtesë shtrëngues ndaj kallëzuesit për disa vite.
Këto fakte do bëhen të ditura gjatë gjykimit në themel, sepse janë shumë thelbësore për të kuptuar mungesën e personalitetit të kallëzuesit nga të gjithë, përveç prokurorëve të Ramës.
Ndërkohë, pyetja kyç për aferën e CEZ-it duhet të jetë: Ç’bëhet me padinë zyrtare të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kundër

Edi Ramës për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it?

A është thirrur ndonjëherë KLSH në cilësinë e kallëzuesit nga prokurorët?

A vazhdon ky hetim?

Apo është mbyllur?

Nëse po, kur është mbyllur?
Po prokurori që e ka mbyllur apo e heton, cili është?
Çfarë veprimesh  hetimore ka bërë?
Mos rastësisht është ndonjë nga ata që morën përsipër çështjen CEZ-DIA në vitin 2019 e që “rastësisht” u bënë drejtues të SPAK njëri pas tjetrit?
Mos jemi në rastin e konfliktit të interesit për këtë prokuror?
Si mund të injorohet një institucion kushtetues si KLSH që pas auditimit të bërë, ka bërë kallëzim penal për një dëm kolosal prej 479 milionë eurosh dhe të merret “seriozisht” një kallëzues indirekt që kalon sa nga prehëri i DIA-s te ai i OSHEE vetëm për prishje interesash e pazaresh, siç provojnë dëshmitë zyrtare.
S'i kanë parë fotot  treshe dhe dyshe në Vjenë në Mars 2014 këta prokurorët?
Apo kallëzimin për dhunën në familje që i është bërë “kallëzuesit” tim?
Nëse do ishin minimalisht seriozë, prokurorët do i bënin një ekzaminim mjekësor për gjendjen mentale para se ta merrnin seriozisht.

Por kur të urdhëron Partia nga Asambleja nuk ke kohë të bësh këto veprime profesionale dhe të përgjegjshme.
Madje nga nxitimi edhe urdhrin e rrëmbimit e firmos mbi një ligj që nuk ekziston, sepse ishte shfuqizuar që në 2020, siç e ka konstatuar edhe Avokati i Popullit.
Aq më tepër duhej vepruar me urgjencë për t’i hapur rrugën Edi Ramës të rrëmbente 83 mandate që ta bllokojë edhe drejtësinë e kapur prej tij.

Ndaj po shkojmë drejt një procesi 100% politik kundër Ilir Metës, siç do të provohet në çdo seancë të gjykimit me themel.
Me një akuzë të mbushur me falsifikime, mashtrime dhe hamendësime militantësh.
Qëllimisht prokurorët nuk kanë bërë shumë veprime hetimore të domosdoshme pasi u interesonte të linin sa më shumë mjegull në akuzë, sepse të gjitha provat dhe faktet janë në favorin tim.
Ata kanë keqpërdorur mesazhe telefonike të përzgjedhura të të pandehurve të tjerë për të më implikuar mua vetëm mbi hamendësime haluçinante dhe mashtrime.
Ndërkohë që në të gjitha episode del i implikuar Edi Rama si Kryeministër edhe te UNIFI apo Ligji i Minierave i propozuar për ndryshim nga deputetja e tij dhe i votuar dhe i mbrojtur nga vetë Edi Rama.

Ndaj ka arsye serioze që të thirret si dëshmitar në gjykatë për veprimet e tij dhe dijenitë e tij për këto episode.
Në akuzën ndaj meje, e vetmja çështje që nuk ka nevojë të përfshihet Rama është ajo e lobimeve.
Për më tepër që i mjaftojnë çështjet e tij të lobimeve që kanë shkaktuar edhe viktima në SHBA, si McGonigali apo Bilali.
Me që ra fjala, a vazhdon hetimi për McGonigal këtu?
Ndërsa çdo pretendim i prokurorëve ndaj meje është mashtrim i qëllimshëm, pasi nuk ekziston asnjë veprim i parregullt nga ana ime apo asnjë dijeni për veprime të parregullta të cilitdo në Shqipëri apo SHBA.

Kontrata LSI-GSIS ka qenë shumë preçize për të parandaluar çdo shkelje ligji e nëse ka një të tillë kjo mund të provohet menjëherë se cila palë dhe cili (cila) individ mund ta ketë bërë këtë shkelje në SHBA apo Shqipëri.
Kurrë mos prisni që një autoritet gjyqësor amerikan të gjejë një shkelje ligji nga Ilir Meta, se kurrë s’ka ekzistuar një e tillë e s’do ekzistojë.
Ndërsa Edi Rama përmendet 14 herë në procesin gjyqësor kundër McGonigalit dhe këtu na mban fjalime për drejtësinë.
Pyetje: Edhe pse po nis gjykimi në themel, ju vazhdoni në paraburgim prej 18 muajsh. Si do ndikojë kjo në gjykim?
Rrëmbimi im kriminal nuk ndodhi rastësisht para zgjedhjeve parlamentare.
Po kështu, zvarritja e hetimeve dhe vet gjykimit të seancës paraprake.
Ky proces gjykimi në themel nis para zgjedhjeve vendore të 2027.
Fakti që izolimi im është i pangjarë edhe në Rusinë e Putinit për kundërshtarët e tij, është tregues i shtetit personal, hakmarrës të Edi Ramës dhe bandës sorosiste që ka kapur për fyti drejtësinë dhe çdo pushtet tjetër.
Prej 10 muajsh nuk më japin as vendimin e dënimit nga Komisioni Disiplinor i IEVP “Jordan Misja” që ta di për çfarë jam dënuar dhe se çfarë shkelje kam bërë.

Fakti që nuk lejojnë asnjë gazetar të më intervistojë se nuk paska kushte këtu në mes të Tiranës, ndërsa në burgjet e Siberisë kishte kushte për Navalnyn e Khodorkovskin të flisnin për mediat ndërkombëtare tregon se, ç’regjim i neveritshëm e burracakësh është ky i sektit rilindas, që tmerrohet edhe nga fjala e Ilir Metës.
Të gjitha përpjekjet e tyre do të dështojnë me turp, sepse fuqia e patriotëve nuk ka kufij si vetë dashuria dhe besnikëria  jonë ndaj Shqipërisë.
Nuk jemi në një situatë surprizë, pasi e kam paralajmëruar dhe denoncuar prej kohësh grushtin e shtetit që po ndodh çdo ditë, pa tanke, por me ligje mbi Kushtetutën, vendime mbi ligjet dhe urdhëra mbi vendimet.

Rama investoi çdo gjë për kapjen antikushtetuese të Reformës në Drejtësi, duke korruptuar drejtuesit e opozitës që dorëzuan mandatet dhe bashkitë, që bojkotuan Reformën në Drejtësi gjatë zbatimit e plotë marrëzi të tjera.
Ndaj jemi në një situatë të pangjashme.

Rama korruptoi McGonigalët, pra “arbitrat” dhe “garantët”.
Por numërimi mbrapsht i ka filluar dhe nuk ndalet më.

Le të korruptojë sa të dojë njerëz të dobët nga Opozita.
Korrupsioni nuk do të jetë zgjidhja dhe shpëtimi i tij, por makthi i pambarimtë.
Ndaj kjo betejë do bëhet pa kompromis se është ekzistenciale për Shqipërinë dhe kombin tonë, që kurrë nuk ka njohur një tradhëtar më të neveritshëm të interesave kombëtare në historinë e tij.

Edhe fondet e IPARD-it i vodhi dhe i çoi te inceneratori ky bandit i paskrupullt qëka braktisur qëllimisht fermerët shqiptarë për t’i falimentuar e shpopulluar vendin, për interesin e tij dhe pengmarrësve të tij./syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan