Në prag të protestës së radhës kombëtare, ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Aleksandër Biberaj, ka bërë thirrje për një intensifikim të aksionit opozitar, duke deklaruar se protestat paqësore nuk janë më të mjaftueshme përballë asaj që ai e cilëson si “regjim kriminal”.
I ftuar në një intervistë në Syri TV, Biberaj theksoi se opozita duhet të kalojë në një fazë të re veprimi që, sipas tij, synon “destabilizimin” e sistemit për të detyruar dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Duke bërë një krahasim historik me zgjedhjet e 22 marsit 1992, ai u shpreh se situata aktuale është shumë më e vështirë sesa në fillim të viteve ’90, kur, sipas tij, rënia e regjimeve në Evropën Juglindore krijoi kushte për ndryshim edhe në Shqipëri. “Sot kemi një strukturë kriminale që drejton vendin dhe sfida është shumë më e madhe,” u shpreh ai.
Biberaj kujtoi gjithashtu lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, duke theksuar se në atë kohë ndryshimet politike erdhën brenda një periudhe të shkurtër, ndërsa sot, sipas tij, opozita përballet me një sistem të konsoliduar dhe një administratë të politizuar.
Ai argumentoi se protestat janë një mjet normal demokratik dhe përdoren në shumë vende të botës, por shtoi se ato duhet të kenë një objektiv të qartë. “Nuk mund të protestohet pafund pa një rezultat konkret. Qëllimi duhet të jetë rrëzimi i qeverisë,” deklaroi ai.
Në intervistë, ish-deputeti ngriti shqetësime edhe për situatën ekonomike, duke përmendur çmimet e larta të karburanteve dhe vështirësitë sociale të qytetarëve. Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si “antipopullore” dhe “antikombëtare”. Duke folur për rolin e ndërkombëtarëve, Biberaj u shpreh se ndryshimi politik në vend nuk do të vijë nga jashtë, por nga reagimi i qytetarëve shqiptarë dhe një opozitë e bashkuar.
Ai bëri thirrje për zgjerimin e protestave në të gjithë vendin dhe për rritjen e presionit ndaj qeverisë, duke përfshirë edhe forma më të forta organizimi të aksioneve opozitare.
22 marsi i vitit 1992, natyrisht ishte një ditë e madhe sepse Partia Demokratike bashkë me koalicionin e saj kohë realizoi një fitore të madhe. Më shumë se 2/3 e qytetarëve shqiptarë votuan për Partinë Demokratike. Natyrisht sot është situatë komplet tjetër. Është shumë më e vështirë sesa në atë 22 mars të vitit 1992. Për arsye se në atë kohë kishim një regjim i cili kishte rënë në të gjithë Evropën Juglindore dhe patjetër do të binte dhe në Shqipëri. Kurse sot kemi një, një regjim kriminal, kemi një ëh grup strukturë kriminal që drejton vendin. Kështu që kemi shumë diferenca, shumë dallime po të bëjmë një krahasim. Por gjithsesi mbetet detyrë e jona, sfida e jona si opozitë, por edhe qytetarëve shqiptarë për të bërë të mundur rotacionin politik.
Me 8 dhjetor kur filloi lëvizja studentore e dhjetorit, për 72 orë u bë i mundur pluralizmi politik dhe themelimi i Partisë Demokratike dhe që atëherë regjimi u dorëzua. Kurse sot kemi, kemi një, një regjim kriminal, kemi pasuri pa fund që disponojnë, kemi një administratë publike totalisht e politizuar, që janë patronazhistët. Dhe natyrisht kemi, kemi përballë një, një sistem monist, monokratik pa asnjë lloj diskutimi, që ka zhdukur pluralizmin, ka zhdukur demokracinë dhe sfida sot është shumë më e madhe. Dhe natyrisht shqiptarët nuk e kanë atë shpresën, besimin ose motivimin që e kishin me 22 mars të vitit 1992. Gjërat kanë ndryshuar shumë.
Në asnjë lloj rasti opozita nuk prish imazh. Imazhin e prish qeverisja. Opozita proteston në të gjithë botën. Proteston në Greqi, proteston në Gjermani, proteston në Francë, proteston në të gjithë botën. Dhe protestat dihet se si përfundojnë. Nuk janë protesta paqësore si këto tonat. Janë protesta që ndryshojnë shumë realitetin. Përveç partive politike, protestojnë sindikatat, proteston shoqëria civile. Pyetja juaj, çfarë kemi arritur? Natyrisht që është bërë një sensibilizim i opinionit ndërkombëtar, por patjetër dhe i qytetarëve shqiptarë. Por po vjen momenti që këto protesta duhet të kenë një aksion. Sepse përballë ke një klikë kriminale e cila as pyet fare për, për protestat. Kështu që duhet një, një, një destabilizim i këtij sistemi, këtij regjimi që të bëhet e mundur një qeverisje teknike.
Kujtojmë, natyrisht nuk ka vend për krahasim, por në '91-shin, qeveria ka rënë nga një farë destabiliteti që u krijua në Shqipëri. Ishte opozita, ishin sindikatat, ishin studentët dhe qeverisja e asaj kohe nuk mund të rrinte më në pushtet. Dhe është krijuar pastaj qeveria, ëh, qeveria e përbashkët e maxhorancës së asaj kohe, që ishte Partia e Punës së Shqipërisë me opozitën. Pastaj ne kemi dalë nga koalicioni diku nga vjeshta dhe pastaj është bërë, është bërë gati Shqipëria për zgjedhjet e 22 marsit. Kështu që protestat në të gjithë botën duhet të kenë një qëllim të caktuar. Edhe, edhe unë mendoj që ne duhet të kemi një qëllim të caktuar që është rrëzimi i qeverisë. Se nuk mund të protestosh pafundësisht pa një objektiv të caktuar dhe pa një rezultat, se pastaj njerëzit do mërziten. Duhet të kemi parasysh që të gjithë ata që vijnë në protesta sot mund të jenë pa punë, mund të jenë pa shtëpi, mund të jenë në gjendje të vështirë ekonomike, se s'ke as pushtet qendror, s'ke as pushtet lokal. Kështu që gjithë pushtetin e ka Edi Rama. Kështu që protesta duhet të ketë një, duhet të ketë një objektiv dhe qytetarët duhen lënë të lirshëm të protestojnë.
Pa diskutim. Edi Rama sot është kryeministri më i izoluar në Evropë. Sepse e gjithë politika evropiane, përfshirë dhe politika amerikane, e dinë se çfarë regjimi ka vendosur në këtë vend. Pra ky është një narko-regjim, që po pastron miliarda euro në vit. Ndërkohë që askush s'kujdeset as për qytetarët, as për rrogat, as për pensionet. Marrim vetëm rastin e fundit, çmimin e karburanteve. 2140 lekë ishte sot litri, me lekë të vjetra gjithmonë. Është çmimi më i shtrenjtë në Evropë, ndërkohë që ne e prodhojmë karburantin. Pse? Sepse nuk ka ndërhyrë qeverisja e Edi Ramës. Të shkojë thotë 220 dhe pastaj po ndërhyjmë. Pra ti ke një qeverisje komplet antipopullore, ke një qeverisje antikombëtare. Kështu që nuk ka rrugë tjetër përveç protestave për ta përmbysur. Pa asnjë lloj diskutimi, nuk ka alternativë tjetër. Ndërkombëtarët nuk e përmbysin Edi Ramën. Atë e përmbys vetëm një popull i zemëruar, një opozitë e bashkuar, e unifikuar, që ka një kauzë, ka një shpresë dhe ka një besim, sepse të gjithë shqiptarët janë të pakënaqur. Por duhet marxhinalizuar kjo pakënaqësi e akumuluar në mënyrë që të kthehet komplet kundër, kundër regjimit. Sepse nuk ka, nuk ka zgjidhje tjetër.
Të kemi parasysh, ambasadat funksionojnë me modelin e tyre, ka një zyrtar atje, mban dy shënime, nxjerr një, nxjerr një njoftim në website, nuk të prishin punë asnjëherë ato. Ambasadat në të gjithë botën s'i pyet kush fare se ekzistojnë. Ato bëjnë politikën e shtetit të tyre. Ambasadori është një punonjës poste i presidentit ose kryeministrit, varet se si e ka të organizuar, po themi, modelin e republikës çdo vend. Por fatet e Shqipërisë shqiptarët i vendosim ne këtu. Natyrisht Partia Demokratike sot dhe opozita ka mbështetje ndërkombëtare, pa diskutim. Janë një sërë rezolutash të miratuar në të gjithë institucionet politike evropiane dhe më gjerë, por përmbysjen do ta bëjmë ne vetë këtu, pa asnjë lloj diskutimi.
Unë kam marrë pjesë në të gjitha protestat dhe kam diskutuar me lidershipin. Ne duhet të jemi më të organizuar, duhet të jemi më, më goditës dhe duhet të jemi më të fuqishëm, pa asnjë lloj diskutimi. Duhet protestat të shtrihen në të gjitha rrethet. Pse të mos ketë protestë në Durrës, të mos ketë në Shkodër, të mos ketë në Vlorë? Pse mos të bllokohen portet, aeroportet? Bllokohet e gjithë jeta në mënyrë që të krijohet një destabilitet për të rrëzuar qeverinë. Nuk ikën, nuk ikën. Ky është peng i mafies, ky është peng i krimit të organizuar, nuk ikën ky, nuk ikën.
Se ky është frikacak. Por mjafton që të shohi pak zjarr dhe tym dhe ikën pa diskutim. Është i detyruar për të ikur. Nuk ka zgjidhje tjetër, por kështu me protesta..
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
22 Mars17:15
Opozita protestë kombëtare pa fjalime dhe regji qendrore! Mbi 1400 forca policore në terren
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me protestën e thirrur sot nga opozita para Kryeministrisë në orën 18:00. Në prote...
POLITIKE
22 Mars16:26
VIDEO/ Mbështetësit e opozitës nga Kukësi nisen për në protestën kombëtare
Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur nga Kukësi për të marrë pjesë në protestë...
POLITIKE
22 Mars15:56
Berisha mesazh qytetarëve: Sot në shesh për kryengritjen më të madhe paqësore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh, për të rrëzu...
POLITIKE
22 Mars15:27
Vasili: Protesta e sotme, e vetmja rrugë për të ndalur abuzimet dhe korrupsionin e Ramës
Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Petrit Vasili u shpreh se protesta e sotme është e vetmja rrugë për qytetarët ...
POLITIKE
22 Mars15:23
Qindra mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme
Qindra mbështetës të opozitës janë nisur nga Kukësi dhe Shkodra drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës ...
POLITIKE
22 Mars14:58
Protesta e PD/ Belind Këlliçi: Çmimi i naftës dhe korrupsioni, arsye për revoltë
Deputeti i PD, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën që do të orga...
POLITIKE
22 Mars11:30
PD sot në protestë, thirrja e Bardhit: Rama është i izoluar, koha ta rrëzojmë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirr...
POLITIKE
22 Mars10:32
Rritja e çmimit të naftës në vend, Rama: Nuk janë vënë re abuzime
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për rritjen e e çmimit të naftës. Gjatë podcasti-t të tj 'Flasim', Rama u shpreh...
POLITIKE
22 Mars09:57
Largimi i Ramës, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira/ Sot protesta e PD, Berisha: Në rrugë dhe sheshe për të treguar forcën tonë
PD do të zhvillojë sot në orën 18:00 protestën e radhës në Tiranë, duke vijuar aksionin opozitar kundër qeveris&e...
POLITIKE
22 Mars09:45
Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD në rrethe/ Në Peqin për herë të parë zgjidhet një grua
Në zgjedhjet e zhvilluara këtë fundjavë në degën e PD në Peqin, anëtarësia votoi për kryetarin e ri të ...