Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me sloganin e këtij të fundit se fajin e ka opozita. Duke folur nga Kuvendi, Bardhi ka ironizuar se fajin nuk e ka ai vetë Rama dhe as ministrat e tij të korruptuar por deputetët e keqpërdorur nga ata.
Bardhi listoi katër prioritete të Partisë Demokratike: reformën zgjedhore, rritjen e pensionit minimal ne 300 euro, ligjin për caktimin e minimumit jetik dhe mbeshtetjen ndaj bujqësisë. Bardhi në Kuvend shtoi se Kryeministri Edi Rama, me aferat, e tij i ka vënë "flakën" Shqiperisë, duke e varfëruar dhe shpopulluar.
"E ndërsa vetë fshihet, ka gjetur një moto të re propagandistike. Përvec “fajin e ka opozita”, tashmë ka shtuar edhe “fajin e kanë deputetët”. Pra fajin nuk e ka ai, as ministrat e tij të korruptuar, por kolegët deputetë, një pjesë e të cilëve të ndershëm, por shpesh të keqpërdorur si kartona për aferat e tij apo oborrit të tij. E vërteta të ndëruar kolegë socialist, është që ne jemi betur që kartonët, do t’i ngremë vetëm për interesat e qytetarëve dhe jo për të kundërtën, siç ndodh tashmë rëndomtë këtu për t’i shërbyer një pakice që, në kurrizin e të ndershmëve, i shërben vetëm pasurimit të kryeministrit apo oborrit të tij. Le të jetë ky sesion mundësia që ju të dëgjoni shqetësimet qëngre opozita në këtë sallë. Ne nuk jemi armiqtë tuaj, dhe ju nuk ka asnjë arsye të certifikoni veten si armiq të qytetarëve shqiptarë. Prandaj në këtë sesion uroj që kartonat si deputetë ti ngremë vetëm për atë që jemi betuar. Për interesin publik, për qytetarët.
Duke nisur nga nevoja për t’i dhënë zgjidhje një problemi qëshoqëron Shqipërinë prej vitesh: mungesës së garancive për barazi në zgjedhje, mungesës së garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund ti ikni për më gjatë kësaj cështje. Raportet e OSBE-ODIHR janë aty. Kërkojnë adresim për garantimin e lirisë së votës; kërkojnë adresim për fenomenin e shitblerjes së votës; kërkojnë adresim të përdorimit nga ju të shtetit në zgjedhje, kërkojnë adresim të fenomenit të përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje, kërkojnë adresim të përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhje.
Duke vijuar me shqetësimet e tjera që vazhdimisht i kemi ngritur në këtë sallë. Ju kujtoj këtu që nuk është vetëm opozita që ngre shqetësim për krimin dhe korrupsionin, por janë raportet e partnerëve tanë strategjikë, si Departamenti Amerikan i Shtetit apo raportet e organeve të Bashkimit Evropian. Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësim për medien! Janë raportet prestigjioze të organizatave ndërkombëtare, që flasin dhe ngrenë alarmin për media të kontrolluara nga qeveria apo për shantazhe dhe presione ndaj gazetarëve. Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësimin për varfërinë dhe përkeqësimin e jetesës së shqiptarëve! Është Fondi Monetar Ndërkombëtar që thekson se 30 % e familjeve shqiptare janë në vështirësi për të garantuar bukën e përditshme. Janë raportet ndërkombëtare të cilat theksojnë se më shumë se 35% e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi të paguajnë dritat dhe ujin. Është Raporti i UNICEF që thotë se 47% e fëmijëve shqiptarë nuk ushqehen siç duhet.
Dhe këto janë shifra që duhet të na anarmojnë të gjithë bashkë. Ky duhet të jetë fokusi i këtij Kuvendi, kjo duhet të jetë puna jonë e përditshme, pa ndasi, pa retorikë, pa propagandë. Prandaj do të duhej të ishte në nderin e këtij Kuvendi, ta niste këtë sesion të ri duke u dhënë prioritet të paktën tre nismave që ka propozuar opozita: Këtu duhet të fokusohemi ne. Ky duhet të ishte fokusi i këtij Kuvendi, jo klientelizmi, jo lufta ndaj qytetarëve, jo varfërmi i tyre dhe pasurimi i një grushti afër Edi Ramës, që e kanë kthyer vendin në plaçkë korrupsioni.
Nga kjo foltore, nga kjo sallë, unë do të garantoj çdo qytetar shqiptar se opozita, Partia Demokratike do të luftojë për Shqipërinë e shqiptarëve, jo për Shqipërinë e një grushti pushtetarësh. Do të luftojmë për Shqipërinë ku mund të jetohet dhe punohet me dinjitet, jo për Shqipërinë ku ligjin e bën më i forti dhe ku pasurimi kalon vetëm përmes korrupsionit. Flaka që Edi Rama i ka vënë Shqipërisë do të duhet të marrë fund me votën e shqiptarëve! Ne, si opozita e këtij vendi, kemi detyrimin historik të ndalim të keqen më të madhe që vendi ka patur pas diktaturës. Në thelb, regjimi i Edi Ramës nuk ndryshon shumë nga ai i Enver Hoxhës. Ai ndërtoi një diktaturë bardh e zi, ky i sotmi ka ndërtuar një diktaturë me ngjyra, në të cilën njerëzit kanë frikë të flasin, nuk ka zgjedhje të lira, nuk respektohet shteti ligjor, nuk ka ekonomi tregu. Na duhet një bashkim i madh me shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë! Grupi ynë parlamentar, opozita, do të qëndrojë fort për interesat e qytetarëve, në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle, me qëllimin e vetëm që shqiptarët të kenë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu," tha Bardhi.
TIRANË- Vendosja e deputetëve në sallën e seancave plenare ka ndryshuar me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Deputeti Lulzim Basha...
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar disa ndryshime të deputetëve në Komitetin e Stabilizimin BE-Shqipëri. M&eum...
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi u ka bërë thirrje maxhorancës që të dalin dhe të ta...
Elisa Spiropali TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u ka bërë ftesë palëve për bashkëpunim. Gjatë fja...
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka çelur sesionin e ri parlamentar me një mesazh për Opozitën. Gjatë fjalës ...
edi rama SLLOVENI- Në panelin e diskutimit në Forumin Strategjik të Bled-it, kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatori edhe për nj&eu...
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione mes deputetëve. Teksa kryetarja e Kuvendit po lajmëronte deputetët në l...
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur bashkë me sesionin e ri parlamentar në Kuvend. Gjatë sesionit të sotëm pritet...
edi rama SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama në panelin e diskutimit në forumin e Bled-it në Slloveni ka shprehur sërish qëndrimi...
edi rama SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama së bashku me homologët e tij nga vendet e rajonit po marrin pjesë në forumin Strategjik të...