Studentët i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë ...
Për të katërtën ditë radhazi, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke këmbëngulur në...
Kreu i PD gjatë një deklaratë për mediat tha se ‘Rama u bë sot zëdhënës i prokurorisë së komunizmit&rs...
Familja e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja është paraqitur këtë të premte në gjykatë, ku zhvillohet seanca e par&...
Një student i Mjekësisë, i cili sapo eshte diplomuar është përlotur gjatë protestës, teksa ka rrëfyer dhimbjen p&...
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografin&...

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit të reformave, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime në Komisionin Evropian (KE).
Sipas informacioneve jozyrtare, komisionarja Kos e ka dërguar këtë letër më 17 prill në të gjitha kryeqytetet e rajonit. Burimet e REL-it kanë konfirmuar se me këtë letër, komisionarja Kos u ka kërkuar të gjithëve vendeve të përshpejtojnë reformat e parashikuara në Planin e Rritjes, në mënyrë që të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e kësaj pakoje financiare. Në fakt, mjetet financiare nga Plani i Rritjes janë të kufizuara në kohë. Për çdo hap reformues është paraparë një afat përfundimtar për zbatim dhe është ndarë një shumë e caktuar parash.
KE-ja ka paraparë edhe të ashtuquajturën “periudhë grejs”, e cila mundëson shtyrjen e zbatimit për një periudhë të caktuar kohore. Për hapat që duhej të përmbusheshin në mesin e vitit 2025, afati përfundimtar skadon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa për hapat që duhej të realizoheshin në fund të vitit 2024, ky afat përfundon gjatë vitit 2026.
“Nëse nuk përmbushen, partnerët rrezikojnë të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro”, konfirmoi për REL një zyrtar i KE-së.
Ndryshe, këstin e parë ose disa mjete nga Plani i Rritjes i kanë marrë pesë shtete të rajonit, me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës, e cila është vonuar me miratimin e agjendës reformuese.
Fundi i qershorit të këtij viti përbën momentin kur secili vend hyn në të ashtuquajturin moment të humbjes së përhershme, nëse nuk i përmbush reformat e dakorduara më herët.
Sipas burimeve në Bruksel, humbjet e mundshme sipas shteteve, në rast se nuk ndërmerren të gjitha reformat, janë si vijon:
Kosova: 68.8 milionë euro
Shqipëria: 67.7 milionë euro
Bosnja dhe Hercegovina: 373.9 milionë euro
Mali i Zi: 15.1 milionë euro
Maqedonia e Veriut: 49.2 milionë euro
Serbia: ndërmjet 108.7 dhe 135.9 milionë euro
Bazuar në shumën maksimale, në total mund të humben 710.6 milionë euro, që përfaqëson 11.84 për qind të financimit të përgjithshëm nga Plani i Rritjes.
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 - është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori.
Më 16 prill, Kosova mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.
Ky plan, ndër të tjera, synon të dyfishojë ekonomitë e këtyre vendeve gjatë dhjetë viteve të ardhshme./ REL.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kundërshtoi Sekretarin e tij të Energjisë, Chris Wright, i cili kishte paralajmëruar se mund të...
“Tendencat nacionaliste ndonjëherë mund të shfaqen shpejt, shpesh duke reflektuar mungesë pjekurie”, kështu deklaron Edi ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD dhe anëtarët e komisionit te Drejtav...
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ku shpjegon tentativat e SPAK ...
Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Besfort Lamallari dhe drejtues të Policisë së Shtetit, lidh...
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për Elisa Spiropa...
Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Ramën të dëshmojë në GJKKO për dosjen “Partizani” “Përballja e...
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga jashtë SPAK teksa foli për mediat deklaroi se autor i parë i trillimit të çështjes Partiza...
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar situatën alarmante në ...
Aulon Kalaja është zgjedhur drejtues i ri i Degës së PD në Krujë, në zgjedhjet që janë mbajtur sot. Pas rezultat...