Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Në një sallë hoteli në Tiranë më 3 maj, përfaqësues nga industritë prodhuese të çimentos dhe riciklimit të letrës dhe plastikës, u ulën në një tryezë me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe të Kuvendit, zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetarin e Komisionit për Ekonominë, Eduard Shalsi dhe kryetarin e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Arben Pëllumbi.
Tema e tryezës ishte “Sfidat e Konkurrueshmërisë”, por në takim u fol për 3 kërkesa të Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë për heqjen e akcizës së gazit të lëngshëm, për mundësimin e importimit të lëndëve djegëse alternative (RDF/SRF) në favor të industrisë së prodhimit të çimentos dhe importimin e mbetjeve për industritë prodhuese dhe ricikluese.
Zyrtarët e lartë të qeverisë dhe Kuvendit u zotuan që t'i adresonin kërkesat e prodhuesve përmes një projektligji të ri, duke hapur “kutinë e Pandorës” së importit të mbetjeve –gati 11 vjet pasi qeveria “Rama” u mburr me aktin e ndalimit të importit dhe pas një përpjekjeje të dështuar në vitin 2016 për ta zhbërë këtë premtim.
Madje, Shalsi foli për gatishmëri të Kuvendit për t'i kaluar propozimet “me shpejtësi”, duke akuzuar shoqërinë civile se kishte penguar importin e mbetjeve.
“Ne jemi gati për të përshpejtuar me shpejtësi për të 3 këto inciativa,” tha Shalsi, ndërsa u kërkoi përfaqësuesve të biznesit që të sensibilizojnë zërat kundër importit të mbetjeve. “Ata që janë realisht të shqetësuar për mjedisin, se mes tyre ka dhe sharlatanë,” tha ai.
Shqipëria ka debatuar nisma të tre qeverive përgjatë njëzet viteve të fundit që synonin të lejonin importin e mbetjeve, që të gjitha, të dështuara për shkak të protestave popullore.
Nisma e parë i takoi ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili miratoi një kontratë koncesioni për një impjant incinerimi për biznesmenin kontrovers italian Francesco Becchetti. Në vitin 2011, qeveria e kryeministrit Sali Berisha miratoi një ligj për lejimin e importit dhe dha licenca për importime mbetjesh, sipas formatit të propozimit aktual. Kryeministri Edi Rama, në kohën kur ishte në opozitë, bëri fushatë gjerësisht duke premtuar heqjen e mundësisë për importin e ligjshëm të plehrave në Shqipëri, vendim që e mori në ditët e para të mandatit të parë në vitin 2013.
Në vitin 2016, Rama ndryshoi mendim dhe vendosi të lejojë sërish importin e plehrave, por pas protestave të shoqërisë civile, socialistët hoqën dorë nga nisma një vit më pas.
Nisma e fundit, e botuar në faqen e konsultimeve publike favorizon industrinë e prodhimit të çimentos në vend, e përfaqësuar nga vetëm dy kompani në treg, dhe më pak industrinë e goditur rëndë të riciklimit.
Në takimin e mbajtur më 3 maj, përfaqësuesi i “Titan Cement”, Dritan Nako i shprehu mirënjohjen qeverisë dhe e quajti nismën e saj “avant-gardë”.
“Është hera e parë që ne e shohim qeverinë të gatshme që një zhvillim i tillë është i nevojshëm dhe i kohës,” tha ai, ndërsa shtoi: “propozimet ishin shqyrtuar në detaje, draftet dhe aktet nënligjore janë përgatitur”.
I pyetur nëse industria e çimentos ishte përfituesi kryesor nga importi i mbetjeve, Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, i tha BIRN-it se “ligji nuk po bëhet për 2 kompani”, por plotësim të një kërkese të prodhuesve për të përfituar nga mundësia e importit të lëndëve të reja që do e ndihmonin procesin. Sipas tij, bëhej fjalë për lëndë që janë pjesë e listës së gjelbër të lejuar nga BE.
“Mund të them që industritë e interesuara për lëndë të para dytësore janë të rrymave: përpunim metale, përpunim letër, përpunim plastike,” tha Shkodra, duke shtuar se “fabrikat e çimentos janë të interesuara për lëndët djegëse alternative RDF/SRF”.
Lejimi i importit të mbetjeve ka qenë një kërkesë e hershme edhe e industrisë ricikluese, e cila këtë herë nuk shfaqet shumë entuziaste.
Kreu i Shoqatës së Ricikluesve, Vullnet Haka i tha BIRN se një pjesë e madhe e kësaj industrie ka dalë jashtë funksionit dhe shpresa e tyre në tryezat me qeverinë është “rikthimi i aktivitetit ekonomik”.
“Kërkesa jonë kryesore është që të zbatohet menaxhimi i integruar i mbetjeve, që lëndën kryesore të parë ta marrim nga vendi,” tha Haka. “Importi është plotësues, por s'mund të plotësohen nevojat vetëm nga importi për shkak të kostos së transportit,” shtoi ai.
Projektligji që rikthen importin e mbetjeve kundërshtohet si klientelist nga përfaqësuesit e organizatave mjedisore dhe ngre pikëpyetje për rrezikun që mbart për mjedisin.
Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i EcoAlbania, i tha BIRN-it se, “nga prapa kësaj nisme qëndron sërish i njëjti lob, të cilët e shohin të gjithën si një biznes dhe jo si një mision”.
Ai sugjeron që për të mbajtur këtë industri në këmbë, qeveria duhet të ngrejë dhe të vendosë në funksion një sistem eficent të brendshëm të menaxhimit te mbetjeve.
“Nëse analiza e kostove ekonomike e mjedisore do të provojë edhe nevojën për import, atëherë ndoshta mund të çelej sërish ky diskutim”- thotë ai, duke shtuar se “tani për tani është thjesht një nismë klienteliste dhe kaq”./Reporter.al
TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me ambasadorin e...
Ervin Salianji TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me sulmin me armë ndaj Policisë në Shkod&...
Teliti TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiran&e...
Florenc Gjikuria HIMARË- Pas zgjedhjeve në Himarë është mbajtur më datë 12 gusht mbledhja e radhës e Këshillit...
Edi Rama dhe Giorgia Meloni TIRANA- Organizata e OKB-së për mbrojtjen e refugjatëve, UNHCR ka bërë të ditur, se do t&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështëtësve të mbledhur posh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë tubimit të sotëm deklaroi se Kryeministri Edi Rama po bën...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështëtësve të mbledhur poshtë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij ka folur për plagosjen e ditës së dj...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në lidhje me skandalin me mbetjet toksike se kryeministri Edi Rama vaz...