POLITIKE

'Një njeri kaq i destabilizuar mendërisht, s'mund të qëndrojë në detyrë’, Abilekaj: Rama tallet me integrimin

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 17:43
'Një njeri kaq i destabilizuar mendërisht, s'mund të

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka hasur në një pengesë të papritur dhe serioze, pasi disa vende anëtare kanë refuzuar të japin pëlqimin për raportin e vlerësimit të ndërmjetëm, i njohur si IBAR, një hap kyç për avancimin e negociatave.

Analisti Enton Abilekaj, e konsideron një vendimmarrje të tillë, si një sinjal i qartë i pakënaqësisë së Brukselit me zhvillimet e fundit politike në Tiranë.

Abilekaj: Kjo është shumë serioze. Është ajo çështje që ne thamë, që është një kurs që do të nisë një kurs mospajtimi, mosmarrëveshjesh me Bashkimin Europian. Që ajo votë e kërkuar nga Bashkimi Europian, nga Komisioni Europian, nga komisionerët në veçanti, nga ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian në veçanti pra, ndaj qeverisë shqiptare, do të përkthehej patjetër në një qëndrim serioz dhe sapo ndodhi, u kthye në një qëndrim serioz, megjithëse nuk kishte as kohë. Se raporti i IBAR-it duhet të kishte përfunduar, raporti u shty dhe më pas nuk u miratua dhe tani është në pritje deri në prill  me shumë pak gjasa që të ketë një miratim të shpejtë.

Ndërkohë që Mali i Zi, që ishte në radhën me Shqipërinë e ka sot një raport pozitiv progresi, megjithëse ai i ka kaluar themeloret, por në atë fazë që janë ata para nesh, ata e kanë sot raportin. Kështu që ne mbetëm mbrapa dhe dëgjojmë pastaj Marta Kos-in që na vinte në Shqipëri para zgjedhjeve dhe thoshte Shqipëria është e para, që del diku në një audiencë moldave, ku e di unë çfarë është dhe thotë që Moldavia është e para. Kjo tallje pastaj vjen si rrjedhim i një mungese serioziteti të, të disa komisionerëve aty, dhe sigurisht që është mungesë serioziteti e qeverisë shqiptare.

Është, kjo tallje tregon se si një kryeministër merr votat me premtimin që do të fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda vitit 2027, do jetë pararojë e të tjera e të tjera. Merr votat duke premtuar që ai është i vetmi që do e ruajë drejtësinë e re dhe do e mbrojë SPAK-un e të tjera e të tjera, dhe na jep pikërisht të kundërtën. Dhe askush nuk i kërkon llogari prapë. Domethënë sigurisht opozita i kërkon, por ata që i kanë dhënë votën nuk po i kërkojnë llogari, sot. Na ka gënjyer paturpësisht një njeri që është kryeministër, që e ka për detyrë që të japë llogari për këtë çështje.

Dhe duke qenë se këto ishin të vetmet premtime me të cilat ai hyri në zgjedhje, doli nga zgjedhjet, duhet urgjentisht të bëjë zgjedhje të reja, sepse kjo ishte karta e zgjedhjeve. Dhe, e dyta është mungesa e reagimit, që duhet një reagim i tillë që kryeministri të mos lejohet të vazhdojë më punën se ai nuk mund, ose në qoftë se ai mësohet që duke gënjyer paturpësisht, duke qenë totalisht i papërgjegjshëm në detyrën e tij, duke vepruar kundër interesave të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, mund të vazhdojë të rrijë kryeministër, ai nesër mund të bëjë gjëra dhe më të rënda se kaq, siç ka bërë dhe gjëra më të rënda në fakt.

Këtë tregon raporti i IBAR-it, që duhet të largohet qeveria dhe kryeministri që ka, që ka ngadalësuar ose ka ndalur orën europiane të Shqipërisë, që të rikthehemi te eci situata aty ku ka qenë. Të ecim me të njëjtin ritëm, kështu që kjo është e pritshme. Kjo ishte ajo që u paralajmërua të ndodhte dhe kjo është ajo që po ndodh. Dhe kjo, dhe nuk mund të kalojë në heshtje pikërisht kjo gjë. Ne tani nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Që i ka dalë fjala injorantëve dhe dashakeqve. Ose duhet të besojmë injorantët dhe dashakeqët, ose njeriu i vetëm që është injorant, dashakeq dhe mashtrues është Edi Rama.

Edhe në pyetjen e Ambrozias që ai u nervozua, ishte pikërisht kjo. Që ke thënë që do futen në burg, në burg, në burg të gjithë njerëzit e pambrojtur, të cilët nuk kanë mundësi as të paguajnë u pritet energjia, pasi u pritet energjia, pastaj shkojnë e vjedhin energjinë që të hanë, që të kenë drita në mes të dimrit, që të mund të gatuajnë diçka. Dhe u futen në burg pastaj për vjedhjen e energjisë, pasi u pritet. Ministrat e Ramës mund të bëjnë çfarë të duan dhe nuk futen në burg. U garantuan me kodin, me procedurës penale që nuk futen në burg. U garantuan me vendimin e grupit të PS-së, me votën në parlament që nuk do futen në burg. Atëherë, zoti Rama detyrohet prapë të gënjejë. Dhe pasi gënjeu, nxori jashtë atë që i thoshte të vërtetën. Kështu që kemi të bëjmë me një njeri që paraqet një rrezik tani në detyrën që ka. Paraqet një rrezik njerëzor, paraqet një rrezik si zyrtar, si politikan dhe veçanërisht si kryeministër.

Me atë pushtet që ka, një njeri kaq i destabilizuar mendërisht, nuk mund të qëndrojë në atë detyrë. Aq më tepër pastaj që ju thatë që pasi ndërpreu 5 minuta konferencën e shtypit, që nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në historinë e botës, të ndërpritet një konferencë shtypi 5 minuta. Nuk është seancë parlamentare nga ato të Niko Peleshit. Dhe në ato 5 minuta ai bëri aty terror në, në, jashtë, në korridoret e kryeministrisë, e fyeu gazetarin Isa Myzyraj, ndërkohë që me Ambrozian u zotua personalisht që ta përjashtojë për jetë nga konferencat e shtypit. Kështu që, ëh, kemi të bëjmë me një njeri që nuk e mban dot më detyrën. Dhe duhet ta lërë urgjent dhe dikush duhet ta ndihmojë. Besoj që opozita po, por duhet që dhe qytetarët shqiptarë ta ndihmojnë që ai të largohet sa më shpejt për të mirën e Shqipërisë.

Unë dyshoj që kanë votuar për integrimin në BE. Dhe do ndjehen tani kaq të zhgënjyer. Por besoj që ata që kanë votuar pa verbëri partiake, duke mos qenë të verbër dhe sigurisht duke mos qenë të detyruar pastaj të votojnë. Që mund të jenë, duhet të jenë, mund të jenë dhe pak. Por sado pak që të jenë, ata duhet të reagojnë. Ata duhet të thonë që kjo nuk është vota ime dhe unë votën nuk e dhashë për këtë gjë. E dhashë pikërisht për të kundërtën e kësaj gjëje. Por ne kemi, domethënë edhe Orban, edhe në qoftë se ju kujtohet Orban, në fillimet e veta, në partinë Fidesz, pasi bëri, mbajti një fjalim brenda partisë që nuk i kemi mbajtur premtimet, bëri zgjedhje të parakohshme. Vetë Orban, modelin që ka zgjedhur Edi Rama për të ndjekur, pasi nuk mbajti disa premtime të rëndësishme, bëri zgjedhje të parakohshme. Kështu që nuk është e thënë që të jesh autokrat dhe të mos bësh zgjedhje kur gënjen dhe mashtron.

Ne kemi një armik të zgjedhjeve kryeministrit, kuptohet. Por gjithsesi në çdo rast, ata që kanë votuar, është në peshën e tyre, që kanë votuar me bindjen se kjo është rruga më e shpejtë për në Bashkimin Europian, duhet të dalin sot dhe të kërkojnë votën e tyre mbrapsht. Ta tërheqin publikisht dhe të kërkojnë llogari qeverisë, të kërkojnë zgjedhje të reja. Sepse ky është një mashtrim i hapur dhe i pacipë. Nuk ka, nuk kemi si, si ta kalojmë këtë mashtrim kështu. U bënë tre muaj fushatë duke thënë që do fusim në Bashkimin Europian në 2027-ën.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan