Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Tryezën e Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, tha duke iu referuar skandalit te Spitali Onkologjik në Tiranë se shëndetësia sot është në pikë të hallit. Gjithashtu Meta theksoi se shëndetësia është e plaçkitur dhe e mbytur nga korrupsioni. Sakaq Meta renditi edhe disa fakte se përse Spitali Onkologjik dhe mjekësia ndodhen në gjendje të mjeruar.
"Tryeza e sotme mblidhet në një moment tepër delikat sepse pas ngjarjeve tek Spitali Onkologjik, problemet e rënda të Shëndetësisë janë sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Shëndetësia tashmë është një aneks ose më mirë me thënë një apendiks, zgjatim apo një skutë qorre në Ministrinë e çështjeve sociale ku e kanë ngjeshur.
E demotivuar dhe e përbuzur si asnjë herë në historinë e saj përfshirë edhe diktaturën, shëndetësia sot nuk ka më asnjë orientim as strategjik as ekzekutiv, as legjislativ dhe as fuqi t’i përgjigjet përditshmërisë. Premtim- mashtrimi shkatërrimtar i mjekësise falas i Edi Ramës ishte vetëm krijimi i të gjitha kushteve për plaçkitjen e fondeve të shëndetësisë, korrupsionit të tmerrshëm dhe kaosit total që ka destrukturuar sistemin shëndetësor.
Numri i pacientëve me sëmundjet tumorale është gjithnjë e në rritje, dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në vend, duke shkaktuar 16% të tyre, por ne menyre skandaloze buxheti për onkologjikun zë një peshë mjaft të vogël në buxhetin e QSU-së. 6 mijë raste të reja me sëmundje tumorale regjistrohen çdo vit në vend.
Pesha në buxhet për trajtimin e sëmundjeve tumorale për vitin 2020 ka zënë 11.7%, për vitin 2021 ka zënë 7.4% dhe në vitin 2022 ka zënë 7.9% të shpenzimeve faktike totale të QSUNT, pra ne vend qe te rritet vazhdon te ulet. Vetem per mungese te Brakiterapise e vetmja aparature për trajtimin e grave me kancer të qafës së mitrës ka sjellë mos trajtimin për 600 gra paciente me radioterapi, që përbën rrezik konstant për jetën e tyre.
QSUT do të financohet me 7.8 miliardë lekë, shumë kjo sa 23% e fondit prej rreth 33 miliardë lekësh që do të ndahet me 2024 për spitalet. Por nga ana tjetër QSUT përballon gati gjysmën e volumit të punës që ofrojnë spitalet tona publike në rang vendi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 rreth 278 mijë persona u shtruan në spital, ku rreth 115 mijë ose 42 % u shtruan në pavijonet e spitalit universitar “Nënë Tereza”. Nevojat për ilaçe në QSUT jane 3-4 herë më të larta se sa buxheti që miratohet për këtë qëllim. Persa i takon problematikes shume kritike te barnave.
Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se importet e ilaçeve janë me vlere finale qe arrin në 35 miliardë lekë. Nga kjo shumë, rreth 12 miliardë lekë rimbursohet nga shteti (kryesisht për pensionistë apo të sëmurë kronikë), ndërsa qytetarët mbulojnë me shpenzimet e veta nga xhepi rreth 23 miliardë lekë në vit rreth 230 milionë dollarë. Ka dhe medikamente që hyjnë kontrabandë dhe janë të shtrenjta, që nuk regjistrohen në shifrat zyrtare.
Te dhenat e Fondit te Sigurimit të Detyrueshëm tregojne qarte se sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa fondet për rimbursimin e medikamenteve kanë qenë krejtesisht të pamjaftueshme në vitin 2023. Korrupsioni dhe klientelizmi ka shkaktuar mungesen e vazhdueshme te barnave ne tregun farmaceutik per te trajtuar semundje kronike e jetike per pacientet. Mungojne barna qe jane ne listen e rimbursimit , barna spitalore e ambulatore
Mungojne ne menyre te vazhdueshme barnat anti tumorale ne onkologji e ne onkopediatri. Eshte teper dramatike dhe kriminale qe kjo qeveri e institucionet e Ministrise se Shendetesise qe ju fillohet terapia te semureve me tumore e me pas ju nderpritet per shkak te mungeses se barnave. Mungojne barnat antidiabetike qe jane edhe ne listen e rimbursimit Mungojne disa gjenerata antibiotikesh per trajtime jetike per semundje te ndryshme
Mungon kontrasti ose lenda radioaktive per shintigrafi te ndryshme. Per arsye te klientelizmit e korrupsionit te qeverise eshte lejuar importi paralel te barnave pa asnje lloj kontrolli e sigurie per te furnizuar rrjetin e farmacive te oligarkike, kjo ka bere qe te largohen nga Shqiperia kompanite multinacionale dhe brandet me prestigjoze te botes, qe ishin prezent ne Shqiperi deri ne vitin 2013. Nga mbi 4200 lloje barnash ne treg ne fund te vitit 2013, sot jane vetem rreth 1800 lloje. Mungesat e medha kane stimuluar kontrabanden e gjere te ilaceve qe ishte thuajse ne nivelin zero ne 2013” tha Meta.
Fredi Beleri TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nesër lidhur me zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak të...
Luçiano Boçi TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka “marrë pjesë” në një farë m&e...
Asllan Dogjani TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është marrë në pyetje për rreth dy orë e gjysm...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka nisur një letër deputetit demokrat Lulzim Basha ku i s...
PD TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje në lidhje me mbajtjen e protestës së datës 11 Korrik ...
Balliu TIRANË- Kordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave. Në k&...
Fredi Beleri TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me dy vite burg ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkis&eu...
TIRANË- Kryetari socialist i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj i është përgjigjur një kërk...
TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pasi ka plagosur me thikë një 26-vjeçar pas një...
TIRANË- Keu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve është...