Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Në fjalën e tij në takimin e mbajtur në Qytetin Studenti ish-studenti i dhjetorit, Osman Stafa përkujtoi kontributin e qytetarëve dhe studentëve në 8 dhjetorin e vitit 1990, duke theksuar se ky moment historik shënoi lindjen e pluralizmit dhe krijimin e Partisë Demokratike.
Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe krenarisë për arritjet 35-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, duke kritikuar goditjet që, sipas tij, kanë pësuar familja dhe shoqëria shqiptare në dekadat e fundit. Stafa theksoi gjithashtu nevojën për përkushtim kolektiv në përmirësimin dhe pastrimin e “shtëpisë së përbashkët” të Partisë Demokratike dhe vendit.
Osman Stafa: Përshëndetje demokratë. Përshëndetje të përzemërta familjes së mikut tim, heroit të demokracisë, njeriut që guxoi dhe vrau frikën, familjes Hajdari. I nderuar doktor Berisha, përshëndetje për ju, për çdo demokrat, për çdo qytetar dhe për çdo shqiptar. Unë, në këtë bashkëbisedim me ju, do të jem i drejtpërdrejtë.
Disa miqtë e mi më këshilluan që unë të shkruaj disa, të hedh disa fjalë në letër. I thashë jo, sepse atë që kam jetuar, nuk kam dëshirë ta shkruaj, sepse jam pjesë e historisë. Dhe historikun tim nuk e kam nisur sot, e kam nisur me 8 dhjetor 1990. Mirënjohje e respekt për çdo student dhe studente, pedagog dhe pedagoge dhe veçanërisht një mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e Tiranës, qytetarinë e Tiranës, e cila me një kuraje të jashtëzakonshme mbështeti atë lëvizje. Pse e cilësova? Diktaturat nuk e japin shpirtin shpejt.
Çdo moment kanë dëshirë të godasin. Ato ishin gati të na godisnin. Por vërshimi i popullit të Tiranës e frikësoi diktaturën. Mirënjohje dhe respekt. 8 dhjetori nuk është një ngjarje, ajo është një histori. Pas 8 dhjetorit erdhi momenti i krijimit të Partisë Demokratike. Dikush mund të thotë, Osman, sot jemi mbledhur për 8 dhjetorin. Është e vërtetë. Por 8 dhjetori prodhoi dhe krijimin e pluralizmit dhe krijimin e Partisë Demokratike. Ndaj do të ndeshem pak këtu edhe do të ndalem. Partia Demokratike ka një histori të jashtëzakonshme në betejën e saj 35-vjeçare të demokracisë. Është e vërtetë që momentet aktuale nuk janë më të bukurat e mundshme ku duhet ta gjenim Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Por pluralizmi në Shqipëri, në një vend si Shqipëria, me miq dhe armiq përreth, kuptohet, ishte normale që do të kalonte në këto lloj fazash. Historia e Partisë Demokratike është një histori që ne duhet të jemi krenarë dhe nuk duhet kurrë me një fjalë të bëhemi pesimistë për çfarë ka prodhuar Partia Demokratike. Çdo përfaqësim i Partisë Demokratike sot, në çdo instancë ndërkombëtare është, edhe i Shqipërisë sot, është falë Partisë Demokratike. Më thoni një moment ku sekti i Ramës apo sekti i Rilindjes mund t'i ketë bërë një përfaqësim dinjitoz Shqipërisë, shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Por ne nuk duhet të mohojmë dhe duhet të jemi të kujdesshëm të jemi gjithmonë, sepse kujtesa dhe kujdesi janë të domosdoshme për t'u shoqëruar çdo subjekt politik, individ apo një shoqëri. Partia Demokratike në koherencën e saj është goditur gjithmonë nga ish-sigurimi i shtetit, i cili kishte kohë që e planifikonte për t'u uzurpuar dhe për të marrë peng Partinë Demokratike. Ne këtu sot vërtetojmë që s'jemi marrë peng.
Jemi njerëz të lirë të cilët e duam demokracinë, Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Pas viteve '92, '93, '94, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në mënyrë sistematike e ka goditur Shqipërinë. Dhe veçanërisht Partinë Demokratike. Qëllimi ishte të merrte peng pasuritë e Shqipërisë. Dhe të gjithë ne sot jemi dëshmitarë që ku, në çfarë faze, në çfarë situate kritike është shoqëria shqiptare. Është e vërtetë që sepse ka një diçka. Dinamika e zhvillimit sjell zhvillim.
Por sot Shqipëria, për hir të vërtetës, është goditur aty ku nuk, pra aty ku një shoqëri e ka të vështirë të mbijetojë. Familja. Shpeshherë edhe ne kemi heshtur. Dhe këtu duhet të jemi koshientë. Heshtja jonë për situata të caktuara na ka dhënë dhe pasoja. Ne kemi heshtur edhe kur u godit familja. Dikush mund të thotë, si u godit familja? Mjafton të shikojmë sot, mbi 40 e ca përqind e shoqërisë shqiptare është larguar nga Shqipëria. Është larguar truri i shqiptarëve. Është larguar rinia, energjia, forca. Janë larguar zanatçinjtë dhe profesionistët. Kjo tregon që ka patur një skenar të detajuar për të goditur shoqërinë shqiptare. Pastaj ligji i fundit i miratuar në parlament, ku është vështirë të përcaktojmë tani kush është nëna e kush është babai, këto janë goditje të shoqërisë shqiptare.
Këto janë goditje të familjes. Dhe një shoqëri të cilit i goditet familja, normalisht e ka të vështirë të mbijetesës. Unë do t'i drejtohem miqve të mi. Ej miq, ne jemi këtu. Ne kemi mundësi për hir të vërtetës. Doktor Berisha në një fjalë para disa kohësh tha që duhet të pastrojmë shtëpinë tonë. Shtëpia jonë, është e vërtetë që ka nevojë për t'u ndryshuar, doktor Berisha, dhe për t'u pastruar. Këtë nuk e bën dot një person i vetëm, këtë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë.
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri mbajti fjalim në qytetin studenti në nder të 8 dhjetorit, ditës kur studentët rrëzuan regji...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nderuar sot ish-deputetin Azem Hajdari, në kuadër të ditës së Rinisë. Nga Qyt...
Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protag...
Partia Demokratike do të organizojë një takim në Qytetin Studenti në përkujtim të lëvizjes së Dhjetorit. Sipas n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi komentoi takimet e ish deputetit Ervin Salianjit, të cilat i cilësoi si “jash...
Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të rinjve, t’i bashkohen ‘8 Dhjetorit - Ditës së Rinis&...
Luan Baçi, deputet i Partisë Demokratike shprehet se foltorja e PD-së po e bën punën e saj, pavarësisht shifrave të pjes&...
Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, deputetja e opozitës Denisa Vata u shpreh se gjatë vizitës në fshatin Ket&...
Në një analizë të thelluar për 'Syrin e Botës', ish-ambasadori dhe njohësi i shquar i gjeopolitikës, Roland Bimo, ka z...
Unioni Internacional Demokratik ka miratuar në forumin vjetor të organizatës, një tjetër rezolutë mbi Shqipërinë, ku n...