POLITIKE

Partia e Lirisë: I bashkohemi PD-së me 3 kërkesat, Rama iu shmang sot përballjes me opozitën

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shtator 2025, 14:29
Partia e Lirisë: I bashkohemi PD-së me 3 kërkesat, Rama iu shmang

Opozita është në një linjë sa i takon aksioneve të fundit politike. Partia e Lirisë i është bashkuar nismës së Partisë Demokratike me 3 kërkesat e deklaruara sot pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.

Me një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kryesia e PL, sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi në prani edhe të deputetëve Erisa Xhixho, Brunilda Haxhiu dhe Edmond Haxhinasto, akuzoi mazhorancën për shkeljen e Kushtetutës.

Si grup parlamentar i bashkohemi qëndrimit të grupit parlamentar të PD-së për përsëritjen e seancës plenare, i bashkohemi thirrjes ndaj Presidentit të Republikës që të ngrihet në lartësinë e detyrës, për të mos pranuar betimin e këshillit të ministrave dhe do i bashkohemi gjithashtu mocionit të mosbesimit për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi. Programi i qeverisë nuk jep asnjë përgjigje konkrete, nuk të jep shpresë, me taksa të larta dhe paga mizerable. Po shpenzohen miliona euro për dy TEC-e lundruese që nuk prodhojnë energji. Pse një kilometër rrugë do na kushtojnë 7-7 herë më shtrenjtë se vendet në rajon dhe Evropë, kurse në fshatra nuk ka qendra shëndetësore. Shqiptarët dhe të rinjtë braktisin vendit, kurse oligarkët pasurohen. Edi Rama e shfaq urrejtjen e tij për Kosovës, teksa në programin e qeverisë Kosova nuk përmendet në asnjë paragraf. Vizioni i tij është lufta me qytetarët dhe antikombëtare. Shqipëria vendi më i pasigurt për jetën”, tha Blushi.

Ai akuzoi Ramën se zgjodhi sot në Kuvend të mos përballej me opozitën, pasi ka kapur prej fyti edhe drejtësinë, duke mbajtur në burg prej një viti kreun e PL-së, Ilir Meta.

“Ai nuk përgjigjej dot për gjithë këto pyetje dhe me shkeljen e Kushtetutës nuk ka më dyshim se nuk na çon dot më në Bashkimin Evropian. Ai iu shmang sot përballjes me opozitën, sepse ai është autori i kapjes prej fyti të sistemit të drejtësisë, duke e renditur Shqipërinë si të vetmin vend në Europën demokratike ku ka të burgosur politikë, ku kërcënon, shantazhin dhe ku rregullorja e burgjeve vlen më shumë se Kushtetuta. Presidenti i PL vijon të mbahet në izolim pa prova e fakte, pa proces ligjor, që prej 21 tetorit 2024, kurse Edi Rama vijon të jetë i lirë të vjedhë, edhe pse provat janë në dritë të diellit, ose si rasti i aferës McGonigal dhe kjo ndodh e reforma është shndërruar në Ramaformë dhe qëllimi është për të vrarë opozitarizmin”, tha kreu i grupit parlamentar të PL.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan