Ermal Beqiri kapet në Francë, policia jep detaje zyrtare! Si u vu në pranga biznesmeni
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga Çerkeza, në Tiranë, ku qytetarët raportojnë djegien ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të marte në një a...
Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, ka dëshmuar në procesin gjyq&eu...
Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese të Rajonit të Atikës ka çuar në sekuestrimin e 6.2 tonëve pro...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish çështjen e Vladimir Vladimirov, administrator i një prej shoqërive nën h...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi, duke theksu...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor n&eum...
Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e Kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbol...

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSAC nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke ngritur shqetësimin se pasiguria institucionale, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po pengojnë investimet e huaja në Shqipëri.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se raporti është hartuar si një udhëzues praktik për sektorin privat amerikan dhe për bizneset që shqyrtojnë mundësinë e investimit dhe operimit në Shqipëri. Për këtë arsye, sipas saj, gjetjet e dokumentit duhet të merren seriozisht nga institucionet shqiptare.
Tabaku evidenton se, sipas raportit, krimi i regjistruar është rritur me rreth 17%, ndërsa problematikat e sigurisë reflektohen edhe në mjedisin ekonomik dhe në pastrimin e parave në sektorë të ndryshëm.
Megjithatë, deputetja demokrate vlerëson se shqetësimi më i madh për investitorët potencialë nuk është vetëm siguria fizike, por pasiguria institucionale.
“Raporti evidenton korrupsionin në gjyqësor, në administratën shtetërore dhe në prokurimet publike, krahas mungesës së transparencës dhe konkurrencës, informalitetit të lartë dhe vështirësive në zbatimin e kontratave”, shkruan Tabaku.
Sipas saj, korrupsioni, koordinimi i dobët ndërmjet institucioneve dhe një sistem drejtësie ende në zhvillim vazhdojnë të pengojnë zbatimin e ligjit, ndërsa pandëshkueshmëria e personave me pushtet politik dhe ekonomik mbetet një shqetësim serioz.
Tabaku paralajmëron se këto rreziqe janë veçanërisht të mëdha në sektorë me interes për investitorët amerikanë, si infrastruktura rrugore dhe energjetika, ku ndërthuren prokurimet publike, lejet shtetërore, kontratat afatgjata dhe vendimmarrja politike.
“Investimet vijnë atje ku konkurrenca është e barabartë, prokurimet janë transparente, drejtësia garanton zbatimin e kontratave dhe askush nuk qëndron mbi ligjin”, thekson ajo.
Deputetja e PD-së nënvizon se investitorët duhet të mund të hyjnë në Shqipëri pa pasur nevojë për lidhje politike, por vetëm mbi bazën e një mjedisi të qëndrueshëm, konkurrues dhe të përshtatshëm për biznesin.
Duke ia faturuar qeverisjes socialiste stanjacionin ekonomik dhe institucional të vendit, Tabaku kërkon ndryshimin e modelit aktual të zhvillimit.
“Shqipëria ka nevojë për një shtet ku sundon ligji, jo ligjet me porosi; për një qeverisje që punon për shumicën, jo për një pakicë të privilegjuar”, shprehet ajo.
Sipas Tabakut, vendit i nevojitet një model ekonomik që nuk ushqen pastrimin e parave dhe monopolet, por garanton ekonominë e tregut, konkurrencën e lirë dhe kushte të barabarta për investitorët vendas dhe të huaj.
Parlamenti i Shqipërisë miratoi një hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për të financuar blerje ushtarake, ndërsa ve...
Kuvendi miratoi ditën e sotme me 74 votat e mazhorancës, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në p&eu...
Një protestues ka akuzuar Policinë për masa të shtuara sigurie pranë Parlamentit gjatë protestës së zhvilluar paraditen ...
Raporti i Sigurisë për Shqipërinë i publikuar nga Overseas Security Advisory Council (OSAC), një strukturë e Departamentit Amerika...
Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar edhe këtë të hënë, duke shënuar ditën e 58-të radhazi të tubimeve k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vidoes virale ku u pa kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj të vraponte pasi mori nga zyrat e Kuvendit dokume...
Një i moshuar ka bërë një denoncim të fortë dhe deklaroi se ai është pushuar nga puna nga kryebashkiaku i Dibrës, R...
Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut në SPAK, duke ngritur pikëpyetje mbi ecur...
Aktivistët dhe qytetarët që iu bashkuan protestës së thirrur para Parlamentit të hënën u përballën me kordon&e...
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama kishte organizuar një aktivitet me forcat e Emergjencës Civile, duke premtuar se deri në fund të...